5 mënyrat më të mira:
- Lexoni me shprehje
- Vendosni një qëllim për strategjitë e leximit
- Skema
- Të mësuarit e leximit të një teksti
- Bëni leximin një veprim argëtues
Të lexuarit është një aftësi esenciale, të cilët studentët duhet ta mësojnë për të qenë të suksesshëm në shkolla dhe në fakultete. Sidoqoftë, jo të gjithë studentët janë lexues të mirë dhe këtu na hyjnë në punë strategjitë e leximit, sepse edhe në mesin e atyre që janë lexues të mirë ka lloje të ndryshme të të qenurit një lexues i mirë.Mësimdhënësit duhet realisht të marrin me seriozitet stilet e veçanta të të nxënit të studentëve. Stilet e të mësuarit mund të jenë vizuale, dëgjimore dhe anë të prekjes. Megjithatë, teknikat njohëse mund të jenë gjithashtu verbale ose jo verbale dhe sekuenciale ose globale. Këto stile të ndryshme të të nxënit janë thelbësore për t’i ndihmuar mësimdhënësit të vendosin se si t’i mësojnë secilit student sa më mirë të mësojë dhe të kuptojë mësimet.
Nëse jeni duke provuar që t’i mësoni studentët tuaj të bëhen lexues më të mirë, do të ishte mirë t’i përdorni disa nga strategjitë më poshtë kur i mësoni atyre të lexuarit.
Burimi: Splashlearn
Përktheu: Albulena Limani, Prinderimi.com