Sot ekzistojnë shumë platforma online pa pagesë të cilat ju mundësojnë prindërve që të kontrollojnë SmartPhone-t e fëmijëve të tyre. Duke mos i lejuar ata të shohin përmbajte që nuk janë të përshtatshme për moshat e tyre, Gjithashtu duke mos i lejuar fëmijët të instalojnë aplikacione të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre, limitimin e kohës së qëndrimit në Smart Phone, etj.
Një nga platformat e cila sot ju mundëson që familja juaj fëmijët e juaj të të janë të sigurt gjatë qëndrimit online është Google Family Link nga platforma Google.com.
Çka është Google Family Link dhe si funksionon kjo platformë?
Shumë gjëra të cilat ne si prindër i ëndërrojmë që t’i kemi nën mbikëqyrje për fëmijët tanë gjatë qëndrimit online, sot na i mundëson platforma Google Family Link.
Duke filluar nga:
▪ Çka dëshironi që fëmija juaj të instalon në telefonin e tij/saj,
▪ Mundëson të menaxhoni/limitoni se sa kohë të qëndrojnë në telefonin. P.sh. 2 Orë nga ditës nga ora 15:00 deri në ora 18:00,
▪ Mundëson edhe të specifikoni kohën e qëndrimit në secilin aplikacion,
▪ Të vendosni kohën e gjumit,
▪ Të shihni lokacionin e pajisjes,
▪ Të shihni llogaritë se në cilat pajisje është kyçur,
▪ Të dërgoni sinjal/zë që të gjeni pajisjen e fëmijës.
* Sido që të jetë, Family Link nuk siguron që do të bllokojë përmbajtjen e papërshtatshme. Ka disa aplikacione që në disa raste kalojnë filterët të cilët kalojnë përmes Family Link, kështu që si prindër duhet të jeni të kujdesshëm kur lejoni se cilin aplikacion të instaloj fëmija juaj.
Aplikacioni Family Link funksionon në pajisjet që kanë të instaluar versionin Android 5 e më të ri dhe pajisjet me versionin iOS11.
Si të instalojmë aplikacionin si prindër dhe si ta instalojmë në telefonat e mençur të fëmijëve tanë?
Fillimisht instaloni aplikacionin Family Link në telefonin tuaj gjithmonë duke e shkarkuar nga platformat e autorizuara si Play Store për Smart Phonet me android dhe apo App Store për Smart Phonet IOS dhe përmes aplikacionin krijoni llogaritë për fëmijët tuaj apo mund edhe të shtoni llogaritë të cilat i kanë apo i keni krijuar më parë për fëmijët.
Duke u qasur në families.google.com ju do të keni mundësi të lidheni llogaritë e fëmijës tuaj së bashku me llogarinë tuaj, apo përmes aplikacionit të instaluar në telefonin tuaj Family Link.
Pasi që veç w keni lidhur telefonin tuaj dhe keni shtuar adresat e fëmijëve tuaj në sistem, nga tani e tutje ju mund të kontrolloni nga distanca çdo qasje në telefonat e tyre të mençur. Vlen të theksohet se ata nuk do të kenë mundësi pas këtij veprimit që të deaktivizojnë këtë aplikacion pa aprovimin e prindit.
Gjithmonë sigurohuni që telefonat tuaj të mençur të kanë të përditësuar (updates) të fundit të instaluar kjo rritë sigurinë për ju dhe për fëmijët tuaj. /Telegrafi/