Nuk do të dëgjoni më kurrë arsyetime pse nxënësit nuk kanë bërë detyrat…
Për shumicën e nxënësve, sapo të kthehen në shtëpitë e tyre, supozohet se duhet të fillojnë detyrat e shtëpisë. Përfundimi i detyrave të shtëpisë mund të jetë punë stresuese për ta. Ka një mori arsyesh pse është e tillë, nisur nga: prindërit e padisponueshëm, mungesa e hapësirës fizike për të bërë detyrat e shtëpisë, punët pas shkollës e deri tek përgjegjësitë e tjera.
Më poshtë gjeni disa sugjerime për t’ju ndihmuar t’i inkurajoni nxënësit tuaj të kryejnë detyrat e tyre.
- Lërini nxënësit të kryejnë disa detyra shtëpie në klasë
Brian Bonkowski, mësimdhënës në Illinois, ka përvojë mësimore për më shumë se 25 vite. Bonkowski tani minimizon vazhdimisht sasinë e detyrave të shtëpisë që nxënësit bëjnë jashtë klasës.
“Në disa shtëpi nuk ofrohet mbështetje për kryerjen e detyrave të shkollës. Kështu që unë kërkoj gjithnjë e më pak punë jashtë klasës”, thotë Bonkowski.
- Bëjeni mësimin më të lehtë duke e kumtuar si një tregim
Nxënësit kanë më shumë gjasa të kryejnë detyrat e shtëpisë nëse janë të interesuar përreth temës. “Një pjesë e madhe e të qenit edukues është të jesh argëtues – duhet të jesh qesharak, për t’i treguar temat si një tregim, thotë Bonkowski. “Ju i bëni fëmijët më të aftë që t’i bashkohen vetë tregimit – si do të ishte të ishe ti ai personazhi i përmendur në tregim – në vend të ndonjë gjëje të thatë, faktike të shkëputur nga jeta e tyre.”
- Jepuni fëmijëve një rast të dytë… ndonjëherë!
Don Fulmer, poashtu mësimdhënës në Illinois, zakonisht u cakton pesë pyetje nxënësve në klasë për t’i mbajtur ata përgjegjës për detyrat e shtëpisë. Nëse një nxënës ka vështirësi, Fulmer e tërheq mënjanë dhe e pyet për arsyet e ngecjes. Në varësi të përgjigjes, Fulmer ndonjëherë cakton një grup tjetër prej pesë pyetjesh dhe i jep një rast të dytë nxënësit të provojnë përsëri. Rasti i dytë mund të motivojë një nxënës për të ecur përpara.
- Përfshini edhe të rriturit
“Prindërit janë aleati juaj më i madh”, thotë Fulmer. “Unë nuk kontaktoj menjëherë prindërit për shkakt të mungesës së vetëm një detyre, por nëse ka shumë detyra të shtëpisë që mungojnë. Unë kontaktoj me prindërit dhe detyrat e shtëpisë pastaj fillojnë të dorëzohen me kohë.”
- Ndonjëherë kjo nuk mjafton
Nëse nxënësi është i përfshirë në një aktivitet jashtëshkollor, Fulmer kontakton personin e asaj lënde, shembull trajnerin e futbollit. Kjo “sepse ndoshta dikush tjetër do të jetë në gjendje të flasë me atë fëmijë nëse unë nuk kam mundësi”, thotë ai.
Për shembull, siç tregon Fulmer, kur një futbollist yll nuk kishte të drejtë të luante për shkak të notave të dobëta, Fulmer iu drejtua trajnerit të futbollit dhe kërkoi ndihmë nga ai. Si rezultat, trajneri i futbollit u mundua aq shumë në këtë drejtim, sa filloi ta shoqëronte atë nxënës në klasë dhe u ulte edhe pranë tij për ta inkurajuar që të ngriste notat e tij.
“Nxënësi ishte i mërzitur, por notat e tij u përmirësuan sepse kjo kishte ndikim në diçka që ai absolutisht pëlqente të bënte (pra, të luante futboll)”, thotë Fulmer.
- Lidhu me nxënësit nëpërmjet interesave të tyre
Edhe nëse një nxënës nuk është i përfshirë në një aktivitet jashtëshkollor, arritja dhe lidhja me interesat e tij personalë mund të ndihmojë në motivim, sepse tregon se jeni të kujdesshëm. Për shembull, Fulmer po përpiqej të angazhonte një nxënës të caktuar kur zbuloi se i pëlqenin kitarat elektrike, por nuk kishte një të tijën.
Kështu Fulmer bëri një lidhje midis nxënësit dhe mësueses së muzikës, e cila e dërgoi në një “klub elektrik me kitarë”. Fulmer gjithashtu i dha nxënësit një libër për historinë e kitarave elektrike dhe jetën e muzikantit të njohur dhe novatorit të kitarës elektrike Les Paul. Duke u interesuar për jetën e nxënësit, fjalët e Fulmerit patën një forcë shumë më të madhe kur ai i tha nxënësit: “Kam vërtet nevojë që ti të bësh detyrat e shtëpisë”.
“Duhet të mbani mend se ky është një ‘biznes’ njerëzor“, thotë Fulmer. “Ne nuk po krijojmë mini-aplikacione në linjën e montimit. Ne po bëjmë udhëheqësit e ardhshëm të shekullit të 21-të. Fundja, duhet të jesh njeri.”
Burimi: NEA – Member Benefits
Solli në shqip: Prinderimi.com