Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Si të trajtohet gënjeshtra te fëmijët?
Aktualitete

Si të trajtohet gënjeshtra te fëmijët?

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 1, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Si të trajtohet gënjeshtra te fëmijët?

1. Gënjeshtra e një katërvjeçari ose pesëvjeçari nuk duhet t’i brengosë prindërit, sepse fëmija në këtë moshë nuk di të dallojë imagjinatën nga realiteti, e as nuk e di nevojën që fjalët e tij të përputhen me realitetin.

2. Mos u përpiq ta detyrosh fëmijën ta pranojë fajin për një gabim. Është më mirë të mblidhen dëshmi që ia bëjnë të pamundur të dëshmojë në favor të vetes.

3. Fëmija nganjëherë gënjen për të pretenduar se i ka disa merita, të cilat në realitet nuk i ka. Të gënjyerit e tyre në këtë rast është kompensim i ndjenjës së inferioritetit. Lidhur me këtë dukuri hasim shumë fëmijë që thonë se i kanë baballarët e pasur. Ata e bëjnë këtë veç se e dinë që babai i tyre është i varfër. Për ta rregulluar këtë problem, kemi nevojë t’i mbështesim dhe ngrehim vetëbesimin e fëmijës.

4. Fëmijët nuk do të kenë mjaft mundësi të mësojnë për thënien e të vërtetës nëse babai e gënjen nënën, vëllai i madh e gënjen vëllanë e vogël dhe motra i gënjen shoqet e saj. Fëmijës i duhet një kulturë në të cilën rëndësi e madhe i kushtohet thënies së të vërtetës, një kulturë e përmbajtjes dhe mbajtjes për të vërtetën. Një kulturë e tillë e bën të gënjyerit të duket i neveritshëm në sytë e fëmijës. Vërtet kjo është çështje më sfiduese në të mësuarit e fëmijëve në thënien e së vërtetës.

5. Ekzagjerimi shpesh nuk dallon nga të gënjyerit. Një i ri tregon: “Shpesh e dëgjoja nënën duke u treguar shoqeve të saj për profesionin e babait tim, duke u thënë se ai e kishte një pozitë të lartë, se në profesionin e tij shpesh shkonte në udhëtime. Shokëve në shkollë ua thosha të njëjtën gjë që e dëgjoja nga nëna. Ata më kishin zili. Pastaj kur fillova shkollën e mesme u trondita kur e kuptova se babai im nuk ishte më tepër se një punëtor i një biznesmeni, të cilin duhej ta shoqëronte në udhëtimet e shpeshta.”

6. Fëmija duhet të ndjejë se thënia e së vërtetës është një vlerë e lartë islame. Mjafton të citohet i Dërguari a.s.: “Thënia e së vërtetës shpie në virtyt (El-birr).” Fjala ‘el-birr’ mbulon të gjitha llojet e veprave të mira. Edhe ne duhet t’i tregojnë fëmijës se e urrejmë gënjeshtrën dhe i druhemi pasojave të saj.

Një nënë kishte memorizuar njëzet tregime të ndryshme për fatin e keq të gënjeshtarit. Ajo ua tregonte ato në një mënyrë aq tërheqëse, saqë fëmijët e lusnin t’u rrëfente tregime të tjera nga tregimet e saj fascionuese. Ajo tha se i biri i saj nëntëvjeçar kishte marrë detyrën vullnetarisht të ishte censor i përgjithshëm për të vëzhguar dhe nxjerrë ndonjë thënie që bie ndesh me të vërtetën.

7. Është e domosdoshme që të parandalohet formimi i përshty- pjes te fëmija se gënjeshtra mund ta shpëtojë nga ndëshkimi. Atyre duhet t’u thuhet në mënyrë të qartë se thënia e së vërtetës do të ndryshojë ndëshkimin e tyre, ndërkaq fshehja e gabimi të tyre do t’u sjell dy ndëshkime: njërin për gabimin dhe tjetrin për gënjeshtrën.

8. Ka mundësi që pa e zbuluar shkakun e të gënjyerit te fëmija të mos kemi mundësi të eliminojmë këtë dukuri. Nëse si shkak është ndëshkimi, atëherë kemi nevojë të zbusim ndëshkimin tonë dhe të bëjmë fëmijën të ndihet më i sigurt, por në të njëjtën kohë të jemi të kujdesshëm që fëmijës t’ia pohojmë se veprat e këqija nuk tolerohen. Nëse motivi i tyre është të poshtërojnë dikë, atëherë duhet t’i theksojmë rëndësinë e veprimit me drejtësi dhe respektit të ndër- sjellë. Nëse fëmija gënjen duke imituar një anëtar më të madh të familjes duhet t’i tërheqim vërejtjen atij anëtari që gjithmonë t’i përmbahet të vërtetës. Nëse një fëmijë strehohet te gënjeshtra, duke u arratisur nga një ndjenjë e inferioritetit ose privimit, duhet të shtojmë vetëbesimin e tyre dhe të punojmë në nxjerrjen në pah të pikave të forta dhe pikave unike të tij në vetvete dhe në familje. Pra duhet të përqendrohemi në shkakun relevant.

9. Është gabim i madh të etiketojmë fëmijën si gënjeshtar ose t’i themi se ia dimë të gjitha gënjeshtrat. Në fakt, kjo është një nxitje për të vazhduar të gënjejë. Kur të jemi me ta duhet t’i lavdërojmë fjalët e tyre të vërteta dhe të flasim për njerëz besnikë. Madje edhe kur të gënjejnë, atë duhet ta bëjmë të duket si një rrëshqitje e pazakontë e një fëmije normal dhe të shpresojmë që kurrë të mos përsëritet më. Kam parë shumë prindër të suksesshëm të cilët përpiqen që fëmijët e tyre të kenë një imazh shumë pozitiv, të shkëlqyeshëm dhe të mirë të vetvetes. Përpjekjet e tyre janë shpërblyer, sepse fëmija në këtë rast ka punuar që të ngrehë mendimin e prindërve për të.

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Problemet e fëmijëve”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse gënjen fëmija?
Next Article Si manifestohet motivi i ulët për mësim?
Prinderimi

Related Posts

Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,934

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,140

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,668
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

PrindërimiMay 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,934

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,140

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,668
Të zgjedhura

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.