Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Si të ndërtoni vetëvlerësimin e fëmijës suaj?
Tematika

Si të ndërtoni vetëvlerësimin e fëmijës suaj?

PrinderimiBy PrinderimiDecember 19, 2024No Comments3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një nga sfidat më të zakonshme në punën me fëmijë është vetëvlerësimi i dobët. Të gjithë kemi momente kur ndihemi keq me veten, por fëmijët, duke qenë në fazën e formimit të identitetit, janë më të ndjeshëm ndaj këtyre ndjenjave.

Ata po zbulojnë aftësitë e tyre, po krahasojnë veten me të tjerët dhe po kuptojnë vlerën e tyre. Ky proces i zhvillimit të vetëvlerësimit fillon në fëmijëri dhe ndikon në mënyrë të ndjeshme te perceptimi i tyre për veten edhe në moshë të rritur.

Çfarë është vetëvlerësimi?

Vetëvlerësimi nënkupton se sa mirë ndiheni për veten. Nuk do të thotë të pëlqeni çdo gjë për veten, por të pranoni veten si të vlefshëm edhe kur përballeni me dështime. Ai përbëhet nga disa elemente kryesore:

  • Vetëbesimi: Besimi në aftësitë tuaja.
  • Siguria: Ndjenja e të qenit i mbrojtur dhe i pranuar.
  • Identiteti: Të kuptuarit e asaj se kush je.
  • Ndjenja e përkatësisë: Ndjesia që i përkisni një grupi apo komuniteti.
  • Kompetenca: Ndjenja e aftësisë për të përmbushur detyra apo sfida.

Këto aspekte janë sfiduese për fëmijët, pasi ata ende po mësojnë dhe përjetojnë botën.

Pse është i rëndësishëm vetëvlerësimi?

Fëmijët me vetëvlerësim të mirë kanë më shumë besim për të provuar gjëra të reja dhe nuk kanë frikë të dështojnë. Ata janë krenarë për përpjekjet e tyre, jo vetëm për rezultatet, dhe kjo i motivon të japin më të mirën. Nga ana tjetër, fëmijët me vetëbesim të ulët ndihen të pasigurt, shmangin shoqërimin dhe janë më të ndjeshëm ndaj kritikave. Ata priren të heqin dorë shpejt dhe e lidhin vlerën e tyre me arritjet e jashtme, duke ndikuar negativisht në performancën dhe mirëqenien e tyre.

Si ta ndërtoni vetëvlerësimin e fëmijës suaj?

  1. Përqendrohuni te përpjekjet, jo te arritjet
    Lavdërimi i përpjekjeve është më i dobishëm sesa lavdërimi i rezultateve. Për shembull, thoni: “Vura re se sa shumë u përpoqe për këtë,” në vend të “Je shumë i zgjuar.” Kjo ndihmon fëmijën të kuptojë se përpjekja sjell përparim dhe ndihmon në zhvillimin e një motivimi të brendshëm.
  2. Lejoni që fëmija të bëjë gjëra vetë
    Ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë në mënyrë të pavarur duke mos ndërhyrë gjithmonë. Kur fëmijët zgjidhin probleme vetë, ata fitojnë ndjenjën e kompetencës dhe besimit. Për shembull, në vend që t’i tregoni gjithmonë çfarë të bëjnë, pyetini: “Si mendon se mund ta rregullojmë këtë?”
  3. Identifikoni dhe zhvilloni pikat e tyre të forta
    Çdo fëmijë ka talente dhe aftësi unike. Ndihmojini të zbulojnë çfarë i apasionon dhe të zhvillojnë këto talente. Kjo mund të jetë përmes aktiviteteve si vizatimi, sportet apo teknologjia. Duke ndërtuar mbi këto pika të forta, fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të qartë të identitetit dhe vetëvlerësimit.
  4. Mbështesni miqësitë pozitive
    Miqësitë ndihmojnë në forcimin e vetëvlerësimit, sepse fëmijët ndihen të pranuar dhe të vlerësuar nga bashkëmoshatarët. Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë se cilat marrëdhënie janë të shëndetshme dhe inkurajoni ndërtimin e lidhjeve pozitive.

Si prindër, ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë vetëvlerësim të shëndetshëm duke e udhëhequr që të njohë vlerën e tij si individ dhe duke e mbështetur në ndërtimin e vetëbesimit. Vetëvlerësimi i fortë është themeli për një jetë të shëndetshme emocionale dhe shoqërore.

Burimi: The Therapist Parent
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.

Fëmijët Vetëvlerësimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMësimi i mirënjohjes tek fëmijët (Këshilla për prindërit)
Next Article Zyrtare – Kosova ka 1.602.515 banorë
Prinderimi

Related Posts

Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,139

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,668
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

PrindërimiMay 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,139

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,668
Të zgjedhura

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.