Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Fëmijë»Si të ndaloni së bërtituri fëmijëve tuaj?
Fëmijë

Si të ndaloni së bërtituri fëmijëve tuaj?

PrinderimiBy PrinderimiDecember 16, 2024No Comments4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të gjithë ne, në një moment, i kemi bërtitur fëmijëve tanë. Nuk ka rëndësi nëse je psikolog, terapist apo një “ekspert prindërimi”; jemi të gjithë njerëz, dhe fëmijët shpesh dinë si t’i shtypin “butonat” tanë emocionalë.

Problemi është se bërtitja nuk sjell fitore për askënd. Kur fëmijët na sfidojnë me një “ti nuk je shefi im”, mund të na nxisë të shpërthejmë emocionalisht dhe fillojmë një betejë që, në të vërtetë, ka më shumë lidhje me ne sesa me ta.

Edhe pse bërtitja mund të japë rezultate të shpejta, ajo dëmton marrëdhëniet afatgjatë. Fëmijët mësojnë të bllokojnë jo vetëm zhurmën, por edhe ju si prind. Për më tepër, emocionet janë ngjitëse: kur ne jemi të zemëruar dhe të stresuar, ata e reflektojnë këtë tek ne. Kjo gjendje na pengon të reagojmë me maturi dhe të prindërojmë siç dëshirojmë.

Njihni shkaktarët tuaj

Shkaktarët emocionalë ndihen si të justifikuar në momentin që ndodhin, por shpesh, kur i analizojmë me qetësi, e kuptojmë se reagimet tona ishin të tepruara. Shumë herë, sjellja e fëmijës nxjerr në sipërfaqe përvoja të vështira nga fëmijëria jonë ose ndjesi frike lidhur me prindërimin. Për shembull, nëse ju keni qenë fëmijë dhe nuk ju lejohej të kundërshtonit autoritetin, atëherë, kur fëmija juaj debaton, kjo mund të ndihet si një “mosbindje” e patolerueshme.

Për të identifikuar shkaktarët tuaj, është e rëndësishme të bëheni të vetëdijshëm për emocionet dhe mendimet që lindin gjatë këtyre momenteve. Kur e bëjmë këtë, shpesh habitemi sa të pabaza janë mendimet tona. Ja disa mendime të zakonshme që lidhen me shkaktarët emocionalë:

  • “Ti nuk më respekton.”
  • “Unë nuk e di çfarë të bëj.”
  • “Nuk mund ta përballoj.”
  • “Po bëj shumë gjëra tjera dhe nuk mund të të ndihmoj edhe ty.”

Duke i pranuar këto mendime, ne mund të dallojmë se ato kanë më shumë lidhje me shqetësimet tona të brendshme sesa me sjelljen e fëmijës.

Shmangni luftërat ‘për pushtet’

Fëmijët janë individë me dëshira dhe mendime të tyre. Kur ata thonë “jo,” në fakt po shfaqin pavarësinë e tyre zhvillimore. Ne nuk duhet t’i marrim këto momente si një sfidë për autoritetin tonë, por si një mundësi për t’ju dhënë zgjedhje. Për shembull, nëse nuk duan të bëjnë dush, mund t’i pyesni: “Dëshiron ta bësh para darkës apo pas?” Kjo mënyrë i ndihmon ata të ndihen më të pavarur, ndërkohë që ne vazhdojmë të udhëheqim.

Gjithashtu, pyesni veten: “A ia vlen kjo betejë?” Nëse fëmija juaj refuzon të veshë një xhaketë, lëreni ta ndiejë të ftohtin dhe ta mësojë vetë. Natyrisht, kjo vlen për situata që nuk janë të rrezikshme.

Kuptoni zhvillimin e tyre

Shumë pritshmëri që kemi për fëmijët janë joreale. Truri i tyre është ende duke u zhvilluar dhe do të vazhdojë deri në të njëzetat. Ata e kanë të vështirë t’i përballojnë ndryshimet, të ndjekin udhëzimet verbale ose të shprehin ndjenjat e tyre. Shumë sjellje të bezdisshme janë, në të vërtetë, normale për moshën e tyre.

Plotësoni nevojat tuaja

“Nuk mund të derdhësh nga një filxhan bosh.” Kjo shprehje nënvizon rëndësinë e kujdesit për veten. Sigurohuni që po flini mjaftueshëm, po hani mirë dhe po gjeni kohë për aktivitetet që ju japin kënaqësi. Edhe pse me fëmijë të vegjël koha mund të jetë e kufizuar, përmbushja e nevojave bazë është e domosdoshme për të qenë prindi që dëshironi të jeni.

Ndërmerrni hapa në moment

Nëse ndiheni gati për të shpërthyer, ndaluni dhe thoni: “Mund të ndjej se po zemërohem dhe nuk dua të bërtas, kështu që do të marr një pushim.” Kjo jo vetëm që ndihmon veten, por i mëson edhe fëmijët tuaj se si të rregullojnë emocionet. Nëse bërtitni, përpiquni të ndaloni në mes dhe thoni: “Më vjen keq, nuk dua të bërtas. Le të fillojmë nga e para.”

Riparoni marrëdhëniet

Nëse konfliktet përsëriten, uluni me fëmijën tuaj kur jeni të qetë dhe diskutoni së bashku për zgjidhje. Kërkoni falje kur është e nevojshme dhe inkurajoni ata të japin ide për përmirësim. Mos harroni: një marrëdhënie e mirë me fëmijën tuaj është më e rëndësishme se të “fitoni” çdo betejë.

Ky proces kërkon durim dhe vetëdije, por ndryshimet e vogla mund të kenë një ndikim të madh në mënyrën si komunikoni me fëmijën tuaj.

Burimi: The Therapist Parent
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.

Fëmijët Prindërit Shkaktarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMenaxhimi i ankthit të ndarjes tek fëmijët: Këshilla praktike për prindërit
Next Article Kërkim lëmoshe: Arrestohen shtatë femra të dyshuar për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’
Prinderimi

Related Posts

FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,152

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

PrindërimiMay 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

PrindërimiMay 22, 2025
Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

EditorMay 21, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,152

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Të zgjedhura

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.