Frika ndaj dështimit
Frika ndaj dështimit është një pengesë e rëndësishme që na ndalon të bëjmë një ndryshim. Kjo është një frikë shumë e përhapur. Në themelet e saj qëndron mungesa e besimit; mungesa e besimit për informacionin, aftësitë dhe përvojat që kemi. Për një moment le të mendojmë se të gjitha këto janë të vërteta e se jemi të pa mjaftueshëm në shumë aspekte. Si mund të bëhemi të mjaftueshëm?
Si mund ta zhvillojmë veten pa bërë diçka? E ndryshon gjendjen tonë ndalimi që na bën frika?
Mungesa e mjaftueshmërisë do të na bëjë të mjaftueshëm. Kjo fjali mund t’ju duket kontradiktore dhe në fakt ashtu është, por asgjë tjetër veç kontradiktës nuk na vë në lëvizje.
Pa dalluar mungesën e informacionit, nuk kemi nevojë të kërkojmë informacion, pa dalluar paaftësinë që kemi, nuk mund të ndiejmë nevojën për të zhvilluar aftësitë.
Shkurtimisht, nëse jeta nuk na detyron, nuk e ndiejmë nevojën për t’u zhvilluar.
Frika ndaj dështimit tregon vetëm pa aftësinë e momentit, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta tejkalojmë. Madje edhe në disa momente ku ndihemi të aftë, përjetojmë frikën e dështimit. Përgjigja se si mund të heqim pengesat që na janë vënë, është vetëm një ide larg.
Përgjegjësia është e vetmja gjë që duhet të bëjmë, pavarësisht se kemi frikë nga dështimi për hir të pamjaftueshmërisë, apo mendojmë se jemi të pamjaftueshëm, sepse përgjegjësitë që marrim për sipër janë ato që na zhvillojnë e na ngrenë vetëvlerësimin.
Përgatiti: Perparim Blakaj
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”