Nëse jeni prind, do të njiheni mirë me një nga temat më të debatuara të prindërimit: ‘’Fëmijët dhe koha para ekranit!’’. Nga njëra anë, koha para ekranit i ndihmon fëmijët të mësojnë, të zhvillojnë kreativitetin dhe mbështet ndërveprimin dhe lidhjet shoqërore. Por, koha e tepërt para ekranit mund të ndikojë negativisht tek fëmijët, jo vetëm në zhvillim, por edhe në shëndetin e tyre fizik.
Pra, do të parashtrojmë me të drejtë pyeten: – Si ndikon saktësisht koha para ekranit në shëndetin fizik të fëmijës suaj? Dhe, si mund t’i ndihmoni ata të zhvillojnë një marrëdhënie pozitive në raport me kohën e shpenzuara para ekraneve? Sa kohë para ekranit është ‘’në rregull’’?
Udhëzimet 24-orëshe (australiane) përshkruajnë sasinë e kohës që duhet të kalojnë fëmijët çdo ditë në aktivitetin fizik, në gjumë dhe kohën para ekranit për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien fizike dhe mendore.
Udhëzimet për kohën para ekranit rekomandojnë se:
- nuk lejohet kohë para ekranit për fëmijët nën moshën dy vjeçe.
- jo më shumë se një orë para ekranit për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç.
- jo më shumë se dy orë kohë rekreative në ekran jashtë punës në shkollë nga mosha pesë deri në 17 vjeç.
Por, 17% deri në 23% e parashkollorëve dhe 15% e fëmijëve 5 deri në 12 vjeç australianë i përmbushin këto rekomandime.
Si ndikon koha para ekranit në shëndetin e fëmijëve?
Fëmijët me kohë më të lartë para ekranit kanë më shumë gjasa të angazhohen në të ngrënit e pamend dhe të tepruar. Kur shpërqendrohen nga ekranet, fëmijët mund të humbasin sinjale të rëndësishme nga truri i tyre duke i bërë të ditur se janë të ngopur.
Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa që dëshirojnë të hanë ushqime më të pashëndetshme. Kjo nxitet, pjesërisht, nga reklamat e ushqimeve të padëshiruara që shoqërojnë përmbajtjen e fëmijëve në ekrane. Mënyra më pak e njohur se si koha e tepërt para ekranit ndikon në ushqyerjen e një fëmije, është duke ndikuar pashmangshëm në gjumin e tyre. Për fëmijët dhe adoleshentët, gjumi adekuat është:
- 11 deri në 14 orë, duke përfshirë dremitjet/kotjet, për të vegjlit.
- 10 deri në 13 orë, duke përfshirë dremitjet/kotjet, për fëmijët tre deri në pesë vjeç.
- nëntë deri në 11 orë për fëmijët e moshës pesë deri në 13 vjeç.
- tetë deri në dhjetë orë për adoleshentët.
Hulumtimet tregojnë se aftësia e një fëmije për të marrë gjumë të mjaftueshëm ndikohet nga koha e ekranit. Një rishikim i 67 studimeve të fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës shkollore zbuloi se koha para ekranit ishte e lidhur me gjumë më të shkurtër. Më vonë, 90% të studimeve të rishikuara e treguan pikërisht një gjë të tillë.
Ne kemi nevojë për gjumë të mjaftueshëm për të rregulluar dy hormonet thelbësore – grelinën dhe leptinën – që menaxhojnë urinë dhe oreksin tonë. Marrja e më pak se gjumit të rekomanduar, prish hormonet e oreksit , duke rezultuar në një dëshirë të shtuar për të ngrënë. Ajo gjithashtu çon në rritjen e sjelljes impulsive të lidhur me zgjedhjet e ushqimit, gjë që shpesh rezulton në konsum të ushqimeve me sheqer, yndyrna dhe kripë – për kënaqësi momentale. Pra, nëse fëmija juaj nuk po fle gjumin që i nevojitet, ka një shans të mirë që ai të përdorë fuqinë e tij ngacmuese për të kënaqur dëshirën e tij për ushqime me sheqer, yndyrë e kripë ditën tjetër.
Fëmijët mund të dëshirojnë më shumë ushqime të padëshiruara nëse nuk flenë mjaftueshëm. Më në fund, më shumë kohë në ambiente të mbyllura duke parë ekranet mund të nënkuptojë më pak kohë për të qenë fizikisht aktiv. Udhëzimet rekomandojnë që fëmijët të bëjnë të paktën 60 minuta çdo ditë aktivitet fizik që e bën zemrën të rrahë më shpejt, respektivisht më shëndetshëm (ose të paktën një orë “lojë energjike” për parashkollorët). 60 minutat nuk duhet të jenë të gjitha me një hap, ato mund të përbëhen nga disa seanca më të shkurtra gjatë gjithë ditës.
Çfarë mund të bëjnë prindërit?
Për fat të mirë, ka disa hapa praktikë që mund të ndërmerrni për të siguruar që fëmija juaj të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me ekranet dhe të sigurohet që ai të ketë gjumë dhe aktivitet fizik të mjaftueshëm.
- Vendosni rregullat e kohës para ekranit
Merrni parasysh udhëzimet për moshën e fëmijës suaj dhe mbuloni pritshmëritë se ku, kur dhe si përdoren ekranet për fëmijët tuaj. Fëmijët e vegjël që luajnë një lojë edukative në një tabletë në dhomën e familjes mund të jenë në rregull, ndërsa shikimi i YouTube-së në dhomën e gjumit mund të mos jetë në rregull. Bëni vaktet e ushqyerjes dhe dhomën e gjumit pa ekran, sidomos para gjumit. Përfshini fëmijët tuaj, veçanërisht adoleshentët, në proces për të siguruar që të gjithë të ndjekin rregullat.
- Kaloni kohë jashtë
Provoni të vendosni kohë të rregullt në orarin e familjes suaj për aktivitet fizik jashtë shtëpisë, qoftë një vizitë njëditore në park apo për sporte të ndryshme në fundjavë. Sigurohuni që fëmija juaj të ketë aktivitet fizik të mjaftueshëm çdo ditë, aktivitet ky që mbështet gjumin dhe shëndetin e tij të përgjithshëm. Ashtu si vendosja e rregullave, përfshirja e fëmijës suaj në zgjedhjen e aktivitetit do t’i bëjë ata më të gatshëm për të marrë pjesë.
- Bëhu ju një model/shembull
Fëmijët vëzhgojnë nga afër dhe imitojnë prindërit e tyre, kështu që mënyra më e mirë për t’u siguruar që fëmija juaj të ketë zakone të shëndetshme të kohës para ekranit është t’i adoptoni rregullat vetë për përdorimin e ekranit në shtëpi, duke përfshirë të qenit i ndërgjegjshëm për t’u shpërqendruar nga njoftimet e pafundme.
- Bëni dhomën e gjumit të fëmijës tuaj një vend gjumi
Sigurimi i dhomës së gjumit të fëmijës tuaj të jetë i qetë, i rehatshëm dhe mjaft i errët është thelbësor për një gjumë të mirë të natës. Kjo përfshin të qenit në një temperaturë të rehatshme (18°C deri në 22°C). Ruani lodrat dhe ekranet në dhoma të tjera në mënyrë që fëmija juaj ta lidh dhomën e gjumit me kohën e gjumit, jo me kohën e lojës.
Autor: Nick Fuller, Universiteti i Sidneit
Përktheu: Perparim Blakaj
Prinderimi.com