Eksplorimi i rreziqeve të vetëvrasjes
Depresioni dhe vetëvrasja janë të lidhura fort, me deri në 10-15% të pacientëve me depresion të rëndë dhe të përsëritur që përfundimisht vdesin nga vetëvrasja. 40%-70% e pacientëve në depresion kanë mendime vetëvrasëse. Treguesit për rrezikun akut të vetëvrasjes përfshijnë mendime vetëvrasëse, dëshpërim dhe ndjenja të fajit, një dëshirë të fortë për veprim dhe njoftime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të vetëvrasjes.
Pavarësisht se mendimet dhe veprimet vetëvrasëse mund të jenë të pakëndshme për t’u adresuar, është veçanërisht e rëndësishme që ato të identifikohen në adoleshencë. Shumë herë, adoleshentët dëmtojnë veten e tyre (për shembull, presin veten e tyre) në mënyrë që të lehtësohen dhimbjet psikologjike dhe jo domosdoshmërisht t’i japin fund jetës së tyre. Sidoqoftë, edhe dëmtimi i vetes që nuk rezulton në vetëvrasje sjell rritje të rrezikut për vetëdëmtim dhe vetëvrasje. Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat ishin qëllimet e tyre në dëmtimin e vetvetes. Nëse një mësues mendon se është e dobishme dhe të rinjtë duket se janë të gatshëm të zbulojnë mendimet e tyre, mund të krijohet një atmosferë e ngrohtë dhe e hapur.
Nëse mendoni se një i ri po mendon seriozisht për dëmtimin e vetes, është mirë që kjo të adresohet drejtpërsëdrejti në mënyrë që të vendoset nëse do ta referojmë apo jo atë në urgjencë mjekësore. Ndonjëherë, nuk është e lehtë të dallosh kur ka nevojë urgjente për ndihmë. Shpesh, të rinjtë reagojnë ndaj frustrimit me dëshpërim dhe në mënyrë impulsive dëmtojnë vetveten. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një rrezik të afërt. Megjithatë, rreziku rritet gjerësisht nëse ideja bëhet shumë e ngutshme dhe planet konkrete janë bërë. Prandaj është shumë e rëndësishme të përpiqeni të merrni një ide më të saktë se cilat janë tendencat aktuale vetëvrasëse.
Pyetjet e mëposhtme mund t‘ju ndihmojnë për të vlerësuar seriozitetin e rrezikut vetëvrasës (shih kutinë):
Ekziston një dëshirë e pa shprehur për të qenë i/e vdekur | ‘Keni mendime për vdekjen në situatën aktuale e cila është sfiduese për ju?” |
Ekzistojnë mendime abstrakte për vdekjen? | ‘Çfarë do të thotë për ju kur shpreheni se do të ishte më mirë po të ishit i/e vdekur?’ |
Ekzistojnë mëndime konkrete për vetvrasje? | ‘Jeni duke menduar që të lëndoni veten tuaj?’ |
Ka një plan për kryerjen e vetvrasjes? | ‘Çfarë ekzaktësisht mendoni kurthoni se nuk do t’iu vinte keq po të vdisnit?’ |
A është personi duke marrë masa për kryerjen e vetëvrasjes? | ‘ Sa shpesh dhe për sa kohë keni mendime vetëvrasëse?’ |
Është bërë një deklaratë në lidhje me qëllimin për vetëvrasje? | ‘Përveç meje, ke folur me dikë tjetër rreth kësaj çështje?’ |
Ekzistojnë përpjekje të hershme për vetëvrasje ? | “Ke bërë përpjekje që të kryesh vetëvrasje?” |
Faktorët mbrojtës | “Ka ndonjë gjë që të mban ende gjallë?” |
Procedura në rast të tendencës akute të vetëvrasjes
Nëse jeni përfshirë në një situatë me një person me tendenca akute vetëvrasëse, mendimet dhe hapat e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë me situatën. Ato gjithashtu aplikohen nëse keni ndjenjën se, pas shqyrtimit të tendencave vetëvrasëse në një bisedë personale, mendimet vetëvrasëse janë shumë konkrete dhe se personi që flet me ju është në rrezik.
- Fito kohë. Tendenca vetëvrasëse zakonisht nuk është një kusht i përhershëm. Kriza akute për vetëvrasje mund të kalojë në një kohë të shkurtër. Nëse një akt vetëvrasës mund të shtyhet, mundësitë janë më të larta që personi të mbijetojë;
- Dëgjo me empati. Mos ofro zgjidhje, dëgjo me durim dhe mirëkuptim;
- Merr ndihmë shtesë. Mund të përfshihen të afërmit? Ka (apo kishte) psikiatër? Ka besim të përbashkët me mjekun e përgjithshëm? Ku është klinika më e afërt psikiatrike apo departamenti i emergjencës? Nëse është e nevojshme, thërrisni mjekun apo ambulancën.
Hospitalizimi i detyrueshëm
Në rastin kur një mësues mendon se dikush është në rrezik të menjëhershëm për të dëmtuar veten ose të tjerët, dhe ky person është kaq i dëshpëruar sa merr parasysh mendimet dhe sugjerimet tuaja për të marrë ndihmë nga jashtë, mund të lindë çështja e hospitalizimit të detyruar.
Nëse një i ri ka një pikëpamje të shtrembëruar për gjendjen e tij personale për shkak të depresionit dhe e sheh vetëvrasjen si ikjen e vetme nga gjendja e tij e padurueshme, një mësues nuk mund ta pranojë këtë pikëpamje dhe ta lejojë adoleshentin të shkojë. I riu është i nxitur nga depresioni dhe jo vullneti i lirë.
Mësuesi duhet të ofrojë ndihmë duke biseduar me familjen dhe duke e referuar këtë adoleshent në urgjencë, që do të thotë se duhet të njoftohet 112 për të marrë urgjencë mjekësore ose për të angazhuar policinë. Këta profesionistë duhet të vendosin nëse pacienti duhet të merret në repartin psikiatrik edhe kundër vullnetit të tij apo familjes.
Burimi:
ifightdepression.com
Aleancës Evropiane kundër Depresionit (EAAD)