Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Besimi»Si mund të përgatiten shkollat për Ramazanin?
Besimi

Si mund të përgatiten shkollat për Ramazanin?

PrindërimiBy PrindërimiMarch 11, 2025No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Si mund të përgatiten shkollat për Ramazanin?
    • Sfidat e fëmijëve myslimanë në shkollë gjatë Ramazanit
  • Si mund të përgatiten mësuesit për Ramazanin?
  • Si t’ua shpjegoni Ramazanin mësuesve të fëmijës tuaj?
  • Çfarë dëshirojnë shumica e prindërve myslimanë që mësuesit të dinë?
  • Mbani komunikimin të hapur

Si mund të përgatiten shkollat për Ramazanin?

Megjithëse shkollat publike në vendin tonë dhe në disa vende supozohet të jenë laike, shumë prej tyre ndjekin praktika kulturore që lidhen me besimet fetare të caktuara, si organizimi i aktiviteteve festive për festa të ndryshme gjatë fundvitit por edhe gjatë vitit. Për komunitetet fetare që janë besimtar musliman, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të edukojnë stafin drejtues të shkollave dhe mësimdhënësit mbi kufijtë dhe nevojat e tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për Ramazanin, i cili nuk është thjesht një festë, por një periudhë reflektimi dhe përkushtimi shpirtëror. Për më tepër, si një muaj kalendarik hënor, ai lëviz rreth dhjetë ditë çdo vit, dhe data e fillimit dhe përfundimit ndryshon në vende të ndryshme.

Për besimtarët myslimanë, ky është muaji më i shenjtë i vitit. Gjatë kësaj periudhe, ata agjërojnë nga lindja deri në perëndimin e diellit, lexojnë Kuranin, përmbahen nga aktivitetet seksuale, shmangin grindjet dhe përpiqen të kontrollojnë gjuhën e tyre. Kjo është një periudhë e rëndësishme për myslimanët, por mund të jetë sfiduese për ata që jetojnë në një ambient ku shumica nuk e ndjekin këtë praktikë – veçanërisht për fëmijët.

Sfidat e fëmijëve myslimanë në shkollë gjatë Ramazanit

Për fëmijët myslimanë, të veprojnë “normalisht” në shkollë gjatë Ramazanit mund të jetë sfiduese. Bashkëmoshatarët dhe mësuesit që nuk janë të familjarizuar me këtë praktikë mund të mos e kuptojnë ndikimin e agjërimit tek ta. Zakonisht, fëmijët fillojnë të agjërojnë me orar të shkurtuar rreth moshës 7-8 vjeç dhe kalojnë në agjërim të plotë pas pubertetit. Vajzat nuk agjërojnë gjatë periudhës menstruale, ndërsa ata që janë të sëmurë ose në udhëtim mund të kompensojnë më vonë ose të japin ndihmë për të varfrit. Edhe në familjet ku fëmijët ende nuk agjërojnë, rutina e tyre mund të ndikohet nga ritmet e ndryshuara të prindërve – me vakte të hershme në mëngjes dhe të vona në mbrëmje.

Prandaj, si mund të ndihmojnë prindërit për të informuar mësuesit dhe psikologët shkollorë për ndryshimet që sjell Ramazani? Ka disa qasje të mundshme.


Si mund të përgatiten mësuesit për Ramazanin?

Nëse jeni mësues në një shkollë ku ka një numër të konsiderueshëm nxënësish myslimanë, jeni me fat. Në mjedise të tilla, edhe ata që nuk janë besimtar myslimanë priren të jenë më të ndjeshëm ndaj nevojave të fqinjëve dhe shokëve të tyre gjatë këtij muaji të shenjtë.

Një metodë e dobishme është që shkollat dhe mësuesit të ndajnë informacion për Ramazanin përpara se të fillojë muaji. Kjo ndihmon komunitetin shkollor të kuptojë më mirë çfarë të presë nga nxënësit që agjërojnë. Shpeshherë, fëmijët dhe prindërit e tyre nuk janë gjithmonë në gjendje të shpjegojnë në momentin e duhur se çfarë do të thotë Ramazani për ta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet e reja, të cilat mund të përballen me barriera ose pasiguri në komunikimin me stafin shkollor.

Në shumë raste, shkollat nuk kanë rregullore specifike për të siguruar lehtësime fetare për nxënësit. Prindërit mund të jenë aktivë në Këshillat e prindërve apo në bordet shkollore për të ngritur këtë çështje dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të ndjeshëm ndaj nevojave të nxënësve besimtar myslimanë. Kjo përfshin krijimin e hapësirave të sigurta për të agjëruar, për të falur namazin apo për të shmangur keqkuptimet rreth praktikave të tyre.


Si t’ua shpjegoni Ramazanin mësuesve të fëmijës tuaj?

Edhe kur administratorët shkollorë janë të informuar për Islamin në teori, ata mund të mos e kuptojnë praktikisht se si zbatohet ai në përditshmëri. Muajt përpara Ramazanit janë një mundësi e mirë për prindërit që të ndihmojnë mësuesit të kuptojnë ndikimin që ka ky muaj në rutinën e fëmijës së tyre.

Ramazani kërkon shumë përgatitje, duke përfshirë planifikimin e vakteve, menaxhimin e nivelit të energjisë dhe orarin e namazeve. Një mënyrë efektive për ta bërë këtë është duke krijuar një komunikim të hapur dhe bashkëpunues me shkollën. Prindërit mund të ofrojnë informacione për mësuesit mbi mënyrën se si fëmija i tyre mund të ndryshojë sjelljen gjatë këtij muaji, çfarë ndihme mund të kenë nevojë dhe si mund të krijohen kushte më të përshtatshme për ta.

Një strategji e mirë është të organizohen takime informuese me prindërit e tjerë myslimanë për të shpjeguar praktikat e tyre dhe për të ndarë mënyrat se si të tjerët mund të marrin pjesë në mënyrë respektuese. Një ide e bukur mund të jetë edhe organizimi i një iftari të përbashkët në shkollë, ku fëmijët dhe mësuesit mund të mësojnë më shumë rreth besimit Islam.


Çfarë dëshirojnë shumica e prindërve myslimanë që mësuesit të dinë?

Shumë prindër duan që mësuesit të kuptojnë se për fëmijët e tyre, agjërimi nuk është diçka e detyruar apo e dhimbshme, por një përvojë e gëzueshme dhe shumë e rëndësishme shpirtërore. Shpesh, fëmijët mezi presin të fillojnë agjërimin dhe e shohin si një moment të veçantë në rritjen e tyre.

Një shqetësim i madh për prindërit është gjuha që përdorin mësuesit. Shprehjet që sugjerojnë se fëmijët “po uriten” ose që “mund të mashtrojnë duke ngrënë fshehurazi”, këto fjalë janë të dëmshme dhe tregojnë mungesë respekti për besimin e tyre. Agjërimi nuk është një ndëshkim, por një akt përkushtimi dhe vetëkontrolli.

Gjithashtu, fëmijët që agjërojnë mund të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në aktivitete fizike të lodhshme. Në vend që t’i detyrojnë të marrin pjesë, mësuesit mund t’u ofrojnë alternativa si kalimi i kohës në bibliotekë ose aktivitete të tjera të qeta gjatë pushimit të drekës.


Mbani komunikimin të hapur

Komunikimi i hapur midis prindërve dhe shkollës është çelësi për një përvojë pozitive për fëmijët gjatë Ramazanit. Prindërit mund të propozojnë që bibliotekat të shfaqin libra mbi Ramazanin ose që shkolla të organizojë një leksion mbi këtë muaj të shenjtë. Për më tepër, bashkëpunimi me udhëheqës të komunitetit fetar mund të ndihmojë në sqarimin e pyetjeve për stafin arsimor dhe nxënësit.

Kur Ramazani përfundon me festën e Bajramit, mësuesit mund të diskutojnë me nxënësit për gëzimin e kësaj dite. Shumë fëmijë e përjetojnë Bajramin si një kombinim të ditëlindjes, festave familjare dhe një dite të veçantë të bashkimit me komunitetin. Njohja dhe respektimi i këtij gëzimi nga shkolla ndihmon në krijimin e një ambienti më të mirë për të gjithë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article130 gra abortuan me vetëdëshirë në vitin 2024 në Kosovë (VIDEO)
Next Article Udhëzime për shkollat mbi Ramazanin 2025
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Edukimi për siguri trupore - intimitet dhe emocione

Pse duhet prindërit dhe shkollat t’i kontrollojnë rregullisht çantat shkollore të fëmijëve

May 5, 2025
Aktualitete

Ndalohen mbrëmjet e maturës e ekskursionet për nxënësit në kryeqytet

April 23, 2025
Mësimdhënësit

Sekretet e marrëdhënieve: fëmijë-prindër-mësues

April 20, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,899

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,041

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Deklarata për media

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

PrindërimiMay 8, 2025
Adoleshent

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

PrindërimiMay 7, 2025
Frymëzime

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

PrindërimiMay 7, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,899

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,041

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Të zgjedhura

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.