Sjellja agresive e fëmijëve shpesh ngjall shqetësim të thellë te prindërit, veçanërisht kur shfaqet në format më primitive. Gjithmonë e më shpesh po konstatojmë sjellje agresive tek fëmijët amplituda e të cilës është gjithmonë në rritje, sidomos pas ndryshimeve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm jetësor.
Së fundi, duhet mbajtur mend se qëndrimi i secilit prej nesh përballë agresionit dhe dhunës karakterizohet nga vlera etike, ideologjike dhe edukative të rrënjosura gjerësisht dhe për rrjedhojë është mjaft e vështirë për t’u vënë në dyshim dhe për t’u njohur si probleme, zgjidhja e të cilave nuk është e dukshme.
Por si të ndërhyhet? Kur? A ka vërtet ndonjë arsye për t’u shqetësuar?
Koncepti i agresionit të kujton kuptimin etimologjik të termit. Në këtë kuptim, lëvizja agresive, e lidhur kryesisht me lëvizshmërinë dhe eksplorimin e mjedisit, mund të zhvillohet vetëm përmes një marrëdhënieje të nisur me partnerë emocionalisht të kënaqshëm. Megjithatë, mund të ndodhë që agresioni i fëmijës të shfaqet në mënyrë kaotike dhe të pakontrollueshme, por në këtë rast atëherë është më e përshtatshme të flitet për zemërim shkatërrues. Problemet lindin kur i njëjti fëmijë ndeshet me një mjedis të zbrazët që nuk është mjaftueshëm reagues, domethënë i aftë të kundërbalancojë presionin emocional të shprehur nëpërmjet dhunës verbale ose të sjelljes. I mbetur pa një bashkëbisedues efektiv, i cili nuk i reziston goditjeve, i paaftë për t’i mbijetuar një sërë sulmesh zemërimi të përsëritura me kalimin e kohës, zemërimi i tij do të rritet derisa të takojë një kujdestar të aftë për të kryer një funksion kontrolli në përpjesëtim me rrethanat.
Gjykimi i një fëmije të zemëruar është një nga hapat e parekomanduar pasi fëmija duhet të dijë që të gjitha ndjenjat janë të lejuara, ajo që duhet të kufizohet janë veprimet agresive.
Arsyetimi gjithashtu me një fëmijë në momente të tilla është gjithmonë një sfidë pasi ai nuk ka të njëjtin kapacitet si Ne për të ndaluar dhe arsyetuar. Fëmijës i jepet kohë që të qetësohet dhe më vonë bisedohet me të.
Duke shmangur gjykimin dhe arsyetimin gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë është të modelojnë përgjigje të përshtatshme ndaj zemërimit. Domethënë të përdorin menaxhimin efektiv të zemërimit të tyre si një mësim për fëmijët.
Por si zhvillohet ky funksion kontrollues?

Bibliografia
1.American Psychiatric Association (2013) Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, fifth edition, Cortina Raffaello, Milano.
2.Bandura A. (1973) Aggression: A Social Learning Analysis. Englewood Cliffs, New Jersey, J Prentice-Hall, Inc..
3. “Çrregullime të sjelljes agresive” në: Fëmijë të shëndetshëm. Marrë më: 07 Tetor 2019 nga Fëmijët e Shëndetshëm: healthychildren.org
4.”Agresioni” në: Wikipedia. Marrë më: 07 Tetor 2019 nga Wikipedia: en.wikipedia.org.
Nga Arjola Hysa