Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë foto të ambienteve të reja të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa,” duke theksuar përmirësimet në infrastrukturë. Në publikimin e të parit të Komunës, Rama shfaqi kuzhinën dhe kabinetin e artit të rinovuar, duke theksuar përkushtimin për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.
“Kuzhina dhe kabineti i artit në SHFMU ‘Xhemajl Mustafa’ janë të gatshme! Fillojmë mësimin gjithëditor. Nxënës të dashur, ju jeni në qendër të çdo vendimi që marrim. Ne punojmë për t’ju siguruar kushtet më të mira të mësimit, sepse ju jeni e ardhmja jonë,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Mësimi gjithëditor pritet të sjellë përfitime të shumta për nxënësit, duke krijuar hapësira më të mira për zhvillimin e tyre akademik dhe kreativ.
Prinderimi.com