Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Dhuna»Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiBy PrindërimiMay 19, 2025No Comments28 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
RREGULLORE QRK- NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
RREGULLORE QRK- NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Republika e Kosovës

Qeveria

Zyra e Kryeministrit

Zyra për Qeverisje të Mirë

 

RREGULLORE QRK- NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN  PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

 

Qeveria e Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Në pajtim me Nenin 4 të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Para Universitar në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 17, me date 16.09.2011 ), si dhe nenin 19 (6.2) të Rregullores së Punës së Qeverisë

Nr. 09/2011 (GZ, nr.15, 12.09.2011),

Miraton:

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • RREGULLORE – QRK NR. 21/2013  PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
  • DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
    • Qëllimi dhe fushëveprimi i Protokollit
    • Neni 2
    • Përkufizimet
  • PARIMET DHE NIVELET MBROJTËSE
    • Neni 3
    • Parimet e Protokollit
    • Neni 4
    • Nivelet e rrjeteve mbrojtëse
  • DETYRIMET  E INSTITUCIONEVE PËR PARAN-DALIMIN DHE REAGIMIN NDAJ DHUNËS
    • Neni 6
    • Detyrimet e Përgjithshme të Institucioneve për Zbatimin e Protokollit
  • DETYRIMET E INSTITUCIONEVE  EDUKATIVO-ARSIMORE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT
    • Neni 7
    • Detyrimet e Ministrisë së  Arsimit,  Shkencës dhe  e Teknologjisë
    • Neni 8
    • Detyrimet e Drejtorisë Komunale të Arsimit
    • Neni 9
    • Detyrimet e Institucioneve Parashkollore dhe Shkollore
  • DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË MIRËQENIES SOCIALE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT
    • Neni 10
    • Detyrimet e Ministrisë së  Punës dhe Mirëqenies Sociale
    • Neni 11
    • Detyrimet e Komunës dhe Qendrës për Punë Sociale
  • DETYRIMET E POLICISË SË KOSOVËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT
    • Neni 12
    • Detyrimet e Policisë së Kosovës
    • Neni 13
    • Detyrimet  e Policisë së Kosovës në nivel lokal
  • DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË PËR ZBATIMIN  E PROTOKOLLIT
    • Neni 14
    • Detyrimet e  Shërbimit Korrektues të Kosovës
    • Neni 15
    • Detyrimet e Shërbimit Sprovues të Kosovës
    • DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË SHËNDETËSISË PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT
    • Neni 16
    • Detyrimet e Ministrisë së  Shëndetësisë
    • Neni 17
    • Detyrimet e Qendrave të Mjekësisë Familjare
    • Kapitulli IX
    • DETYRIMET E MEDIAVE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT
    • Neni 18
    • Detyrimet e Mediave për Zbatimin e Protokollit
  • RAPORTIMI I RASTEVE TË DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
    • Neni 19
    • Detyrimi për të raportuar dhunën
    • Neni 20
    • Detyrimi për të raportuar dhunën në institucionet edukativo-arsimore
  • PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË RASTIT TË DHUNËS NË SHKOLLË DHE REFERIMI TEK INSTITUCIONET TJERA PËRGJEGJËSE
    • Neni 21
    • Procedura e zgjidhjes së rastit të dhunës në shkollë
    • Neni 22
    • Referimi i rastit në Policinë e Kosovës
    • Neni 23
    • Referimi i rastit në Qendër për Punë Sociale
    • Neni 24
    • Referimi i rastit në Qendër të Mjekësisë Familjare
  • REGJISTRI I RASTEVE TË DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
    • Neni 25
    • Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në institucionet e arsimit para-universitar
    • Neni 26
    • Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në Drejtoritë Komunale të Arsimit
    • Neni 27
    • Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
    • Neni 28
    • Zbatimi
    • Neni 29
    • Monitorimi i Zbatimi të Protokollit
    • Neni 30
    • Përgjegjësia penale
    • Neni 31
    • Shtojcat e Rregullores
    • Neni 32
    • Hyrja në fuqi

RREGULLORE – QRK NR. 21/2013  PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

 

Kapitulli I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fushëveprimi i Protokollit

  1. Ky Protokoll:

1.1.  Përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referim-in, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit para-universitar;

1.2. Përforcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe multidisiplinar për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për tu mbrojtur fëmijët nga dhuna.

Neni 2

Përkufizimet

  1. Për qëllimet të këtij Protokolli termat e më poshtëm kanë kuptimin si në vijim:

1.1. “Fëmijë”- nënkupton çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në për-puthje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet;

1.2.“Dhunë” – nënkupton: “Të gjitha format fizike dhe/ose emocionale të keqtrajtimit, shpër-dorimit seksual, neglizhencës apo trajtimit neglizhent, shfrytëzimit komercial ose çdo lloj shfrytëzimi që ka si rezultat dëmtimin e mund-shëm apo të vërtetë të shëndetit, mbijetesës,  zhvillimit apo të dinjitetit të fëmijës në kontekst të raportit të përgjegjësisë, besimit, apo forcës”;

1.3. “Dhunë”- përfshin por nuk kufizohet në veprat apo veprimet e qëllimshme që i bën një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton apo kanos dhembjen fizike dhe psikike; shkakti-mi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale, cenimit të dinjitetit;  sulmi fizik pa marrë para-sysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike;

1.4. “Dhunë fizike”- nënkupton çdo formë të abuzimit fizik duke përfshirë këtu rrahjen me çfarëdo mjeti, goditje me shuplakë apo edhe me mjete të tjera, shtrëngimin e fytit dhe çdo vep-rim tjetër që shkakton dhimbje fizike;

1.5. “Dhunë verbale”- nënkupton përdorimin e fjalëve që shkaktojnë dëm për personin duke folur për të. Me dhunë verbale nënkuptohet: bërtima, fyerja, kërcënimi, frikësimi, turpërimi, poshtërimi, përdorimi i gjuhës nënçmuese në mesin e formave të komunikimit. Dhuna verbale është edhe deklarata negative për personin ose në lidhje me personin;

1.6. “Keqtrajtim” – nënkupton të gjitha format e keqtrajtimit fizik dhe/ose emocional, abuzimin seksual, neglizhimin ose trajtimin neglizhues apo shfrytëzimin tregtar ose çdo shfrytëzim tjetër që çon në dëmtim real ose të mundshëm të shëndetit të fëmijës, të mbijetesës, zhvillimit ose dinjitetit në kontekstin e një marrëdhënieje përgjegjësie, besimi ose pushteti;

1.7. “Neglizhim”– nënkupton mos-sigurimin nga prindi ose kujdestari ligjor i kushteve për zhvillimin e fëmijës kur prindi apo kujdestari ka mundësi ta bëjë këtë gjë: në drejtim të shën-detit, arsimit, zhvillimit emocional, ushqyerjes, strehimit dhe të kushteve të sigurta për jetesë, mbështetjen psikologjike, etj., të cilat çojnë në dëmtimin e mirëqenies fizike, psikike, morale e sociale të fëmijës;

1.8. “Ngacmimi në mes bashkëmoshatarëve” – nënkupton sjelljet agresive dhe të padëshirueshme në mesin e fëmijëve të moshës shkollore që përfshihen një mosbalancim real apo të perceptuar të pushtetit. Sjellja mund të përsëritet ose ka potencial të përsëritet me kalimin e kohës;

1.9.“Dhunë seksuale” – nënkupton: çdo akt seksual, çdo përpjekje për akt seksual, komentet e padëshirueshme seksuale, aktet e trafikimit me qenie njerëzore, ose aktet që drejtohen ndaj seksualitetit të një personi me përdorimin e kërcënimit me ndëshkim nga çdo person pavarësisht nga marrëdhënia e tij me viktimën, në çdo rrethanë, përfshirë këtu shtëpinë dhe punën, por pa u kufizuar këtu;

1.10. “Abuzim seksual” nënkupton shprehjen e abuzimit brenda shtëpisë ose familjes, por nuk përjashton edhe rastet e abuzimit nga perso-na jashtë familjes duke përdorur përparësitë e pozitës qoftë sociale apo edhe zyrtare për përfi-time seksuale nga viktima e abuzimit;

1.11. “Shfrytëzim seksual komercial” nënkupton detyrimin e viktimës nga persona të caktuar për zhvillimin e aktivitetit seksual. Po ashtu këtu përfshihen edhe rastet e prostitucionit fëmijëror dhe pornografisë fëmijërore;

1.12. “Dhunë digjitale” nënkupton çfarëdo forme të dërgimit të mesazheve përmes internet-it apo telefonisë mobile. Ka për qëllim lëndimin, shqetësimin apo çfarëdo lloj tjetër të dëmtimit të fëmijës  i cili nuk mund të mbrohet nga veprimet e tilla. Shfaqet në formë të video apo mesazheve tekstuale, fotografive apo thirrjeve;

1.13. “Dhunë emocionale/ psikologjike” nënkupton aktet të cilat shkaktojnë ose kanë mundësi të madhe të shkaktojnë dëm në shëndetin ose në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social të fëmijës. Këto akte mund të jenë në kontrollin e prindit ose të një personi i cili ka përgjegjësi, është i besuar ose ka pushtet dhe përfshijnë kufizimin e lëvizjeve, talljen, deni-grimin, fajësimin, kërcënimin, trembjen, diskri-minimin, përqeshjen, ose forma të tjera jo fizike të armiqësisë ose të trajtimit refuzues;

1.14. “Institucion i arsimit parauniversitar” çdo institucion shkollor ose aftësues që realizon shërbime arsimore të nivele 0 – arsimi parash-kollor, 1 – arsimi fillor, 2- arsimi i mesëm i ulët, 3 – arsimi i mesëm i lartë  dhe 4 arsimi postsekondar;

1.15. “Hapësira në selinë dhe jashtë selisë së institucionit” nënkupton hapësirën brenda dhe jashtë shkollës ku zhvillohet puna edukativo-ar-simore, si dhe aktivitetet e tjera jashtëshkollore;

1.16. “ISCED”Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, të miratuara nga UNESCO, në Konferencën e përgjithshme, në seancën e 29 – të, të mbajtur në nëntor të vitit 1997, dhe të ndryshuara më vonë;

1.17. “Regjistri i rasteve në institucionet e arsimit parauniversitar” nënkupton bazën e të dhënave në të cilën regjistrohen rastet e raportuara të dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar i shënuar si Shtojca 1 e këtij Protokolli;

1.18. “Raporti përmbledhës për DKA” nënkupton formën e raportimit e cila shfrytëzohet nga Drejtori i Institucionit të Arsimit para-Universitar për të raportuar në mënyrë periodike në Drejtorinë Komunale të Arsimit për numrin e rasteve të raportuara të dhunës në Institucionin që ai/ajo drejton i shënuar si Shtojca 2 e këtij Protokolli;

1.19. “Raporti përmbledhës për SMIA – MASHT” nënkupton formën e raportimit e cila shfrytëzohet nga Drejtorati Komunal i Arsimit për të raportuar në mënyrë periodike në Njësinë e Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Ar-sim (më tej: SMIA-MASHT) për numrin e raste-ve të raportuara të dhunës në Komunën që ai/ajo mbulon, i shënuar si Shtojca 3 e këtij Protokolli.

 

Kapitulli II

PARIMET DHE NIVELET MBROJTËSE

Neni 3

Parimet e Protokollit

  1. Protokolli përfshinë:

1.1. Të gjithë fëmijët, pa diskriminim apo pa marrë parasysh gjendjen familjare, prejardhjen etnike apo çfarëdo karakteristika të tjera sociale, apo individuale të fëmiut (raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, nacionaliteti, etj) dhe të familjes së tij;

1.2. Të gjithë fëmijët mirëqenia e të cilëve është rrezikuar apo të fëmijëve në rrezikun e drejtpërdrejtë apo të jetës së fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës dhe të keqtrajtimit dhe të fëmijëve për të cilët konsiderohet se janë në rrezik të dhunës dhe të keqtrajtimit;

1.3. Fëmijët në të gjitha situatat:

1.3.1. Në familje (biologjike dhe strehuese);

1.3.2. Jashtë familjes, përkatësisht në institucione ku fëmijët qëndrojnë përkohësisht apo përherë (shkolla, institucione parashkollore, pushimore, qëndrime ditore, shtëpi për fëmijë, përkatësisht të institucionit tjetër të mbrojtjes sociale, etj).

 

Neni 4

Nivelet e rrjeteve mbrojtëse

  1. Institucionet të cilat merren me parandalimin dhe reagimin ndaj veprimeve të dhunshme në institucionet e arsimit para-universitar, klasifikohen në nivelet si vijon:

1.1. Rrjeti i brendshëm mbrojtës: Edukimi parashkollor – (Drejtori i Institucionit, Këshilli i Prindërve) dhe  Shkollat (Drejtori i shkollës, Këshilli i Prindërve, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Nxënësve);

1.2. Rrjeti i jashtëm mbrojtës: Ministria e Arsim-it, Shkencës dhe Teknologjisë (më tej: MASHT)- (Sektorët e Inspektimit të Arsimit në Rajon),  Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Nxënësve në nivel nacional), Drejtoria Komunale e Arsimit (më tej: DKA) – (Këshilli i Nxënësve dhe Këshilli i  Prindërve në nivel komunal, Zyrtari përkatës për të Drejtat e Fëmijës), Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (më tej: DShMS)-  (Qendra për Punë Sociale (më tej: QPS),  Qendrat e Mjekësisë Familjare (më tej: QMF), Ministria e Drejtësisë (më tej: MD) – (Shërbimi Sprovues i Kosovës (më tej: ShSK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (më tej: SHKK)), Policia e Kosovës (më tej: PK) si dhe Mekanizmat tjerë ndihmës – (Mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit, organizatat joqeveritare që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe çështjet e dhunës në shkollë).

 

Kapitulli III

DETYRIMET  E INSTITUCIONEVE PËR PARAN-DALIMIN DHE REAGIMIN NDAJ DHUNËS

 

Neni 6

Detyrimet e Përgjithshme të Institucioneve për Zbatimin e Protokollit

 

  1. Institucionet nga neni 4 i këtij Protokolli, kanë këto detyra:

1.1. Parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve;

1.2. Vendosjen e bashkëpunimit ndërinstitucional duke u bazuar në besimin reciprok dhe zbatimin e një qëllimi të përbashkët, për koordinimin e punës, shkëmbimin e informatave përkatëse;

1.3. Që në planet zhvillimore dhe në plane të veprimit të përcaktojnë objektiva, masa dhe aktivitete sistematike që kontribuojnë në parandalimin e të gjitha llojeve të dhunës;

1.4. Të caktoj/punësoj profesionist të lëmive përkatëse që kanë aftësi për të parandaluar, zbuluar dhe për t’iu përgjigjur efektivisht rasteve të dhunës ndaj fëmijëve;

1.5.  Për efektet e dëmshme që kanë të gjitha format e dhunës mbi fëmijët duhet të bëhen të njohura gjerësisht;

1.6. Që të punohet në rritjen e vetëdijes së popullatës për ndikimin e dëmshëm të dhunës mbi fëmijë dhe pasojat e saj për familjen, shoqërinë dhe shtetin;

1.7. Kur identifikohet një fëmijë që është ushtrues apo viktimë e dhunës dhe për çfarëdo arsye tjetër ka nevojë për pranimin e shërbimeve sociale, janë të obliguar të referojnë rastin në Qendër për Punë Sociale;

1.8. Bashkëpunojnë ngushtë me institucionet qe-veritare dhe joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare që zhvillojnë programe në parandalim të dhunës në institucione edukativo-arsimore.

 

Kapitulli  IV

DETYRIMET E INSTITUCIONEVE  EDUKATIVO-ARSIMORE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT

Neni 7

Detyrimet e Ministrisë së  Arsimit,  Shkencës dhe  e Teknologjisë

  1. Detyrimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë si në vijim:

1.1. Të hartojë politika dhe përcaktojë masa me të  cilat parandalohen të gjitha llojet e dhunës në shkolla, si dhe masat ndëshkimore për ata që nxisin dhunë e bëjnë veprime  të dhunshme, atakojnë  sigurinë në shkolla dhe  pengojnë  zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të  individit;

1.2. Të  mbikëqyrë dhe inspektojë funksionimin e sistemit arsimor, duke siguruar zbatimin e  ligjit dhe akteve tjera nënligjore në fushën e arsimit para-universitar, ndër to edhe ato që sanksionojnë dhunën në shkolla dhe zbatimin e Protokollit;

1.3. Të ofrojë përmbajtje, planprograme që lidhen me çështjet e sigurisë dhe parandalimin e dhunës;

1.4. Të vlerësojë në mënyrë të rregullt të dhënat/shkallën e paraqitjes së dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, për të ndërmarrë masat që janë të përshtatshme dhe efektive në parandalimin dhe trajtimin e dhunës;

1.5. Të bashkëpunojë me  Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme  dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për zhvillimin e politikave  aktive për  arsimimin,   aftësimin  dhe integrimin social të fëmijëve/ të miturve që kanë rënë në konflikt me ligjin;

1.6. Të bashkëpunojë me Këshillin e Prindërve të Kosovës si dhe me Këshillin e Nxënësve për adresimin e të drejtave të fëmijëve brenda sistemit arsimor;

1.7. Të ndihmojë institucionet e Arsimit Para-Universitar në vlerësim dhe vetëvlerësim të gjendjes  së  sigurisë në përgjithësi.

 

Neni 8

Detyrimet e Drejtorisë Komunale të Arsimit

  1. Detyrimet e Drejtorisë Komunale të Arsimit, janë si në vijim:

1.1. Të krijojë ambiente  humane, tërheqëse dhe miqësore në çerdhe, kopshte dhe  në shkolla me qëllim të garantimit të sigurisë dhe parandalimit të të gjitha formave të dhunës;

1.2. Të koordinojë punën me Këshillin e Prindërve, me Këshillin e  Nxënësve dhe me organizatat vendore dhe ndërkombëtare në adresimin e dhunës në shkolla;

1.3. Të zhvillojë  hulumtime për gjendjen e të drejtave të fëmijës nga këndi i parandalimit dhe i mënjanimit  të akteve dhe i veprimeve të dhunshme  në të gjitha relacionet brenda institucioneve arsimore;

1.4. Të miratojë rregulloret e institucioneve arsimore dhe monitorojë zbatimin e tyre;

1.5. Të bashkëpunojë me Policinë, Këshillin Komunal për Siguri, Qendrën për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, me partnerë të tjerë dhe komunitetin, duke krijuar siguri bren-da dhe përreth institucioneve arsimore;

1.6. Të sigurojë vendosjen dhe mirëmbajtjen e rrethojës së institucioneve edukativo-arsimore;

1.7. Të vendosë kamerat në institucione edukativo-arsimore.

 

Neni 9

Detyrimet e Institucioneve Parashkollore dhe Shkollore

  1. Detyrimet e Institucioneve Parashkollore dhe Shkollore, janë si në vijim:

1.1. Të sigurojnë zbatimin e rregullave të brendshme që përcaktojnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit individ brenda çerdhes/kopshtit/shkollës;

1.2. të bashkëpunojnë me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve në iniciativa dhe veprime konkrete  për parandalim  dhe referim  të rasteve të dhunës në nivelet 2 dhe 3 të ISCED;

1.3. Të bashkëpunojnë për projektet të ndryshme me organizatat joqeveritare që zhvillojnë programe kundër dhunës në të gjitha relacionet brenda institucioneve arsimore;

1.4. Të realizohen aktivitetet jashtë kurrikulare, si: ligjërata, debate, aktivitete artistike me temë kundër dhunës etj;

1.5. Të kenë të vendosur kutinë për të drejtat e fëmijës/kutia e ankesave dhe parashtresave, e njëjta të hapet sipas rregullave përkatëse të institucionit;

1.6. Të kontrollohen nxënësit për shmangien e mbajtjes së armëve të ftohta dhe të përdorimit të narkotikëve nga kujdestarët e ditës dhe kujdestarët e klasave në rastet e dyshimit të bazuar;

1.7. Të identifikojnë fëmijët në rrezik potencial për të shfaqur sjellje të dhunshme dhe ata të neglizhuar nga familja dhe të sigurojnë bashkëpunimin me institucionet relevante për të siguruar përkrahjen e tyre;

1.8. Të sigurojnë ngritjen e vetëdijës së fëmijëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes vete nëpërmjet ndërmjetësimit jo formal nga bashkëmoshatarët;

1.9. Të adresojnë çështjet e dhunës në shkollë në takimet me prindër;

1.10. Të trajtojnë çështjet e dhunës brenda shkollës, duke i pasur parasysh të gjitha relacionet: Nxënës-nxënës, mësimdhënës-nxënës e anasjelltas, mësimdhënës-mësimdhënës, mësimdhënës – prindër e anasjelltas, udhëheqës – mësimdhënës e anasjelltas.

 

Kapitulli V

DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË MIRËQENIES SOCIALE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT

Neni 10

Detyrimet e Ministrisë së  Punës dhe Mirëqenies Sociale

  1. Detyrimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë si në vijim:

1.1. Të hartoj legjislacionin, zhvilloj politika, strategji, standarde minimale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, kundër dhunës në familje për mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës;

1.2. Të mbikëqyrë dhe inspekton kualitetin e shërbimeve sociale dhe familjare, duke përfshirë edhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës;

1.3. Të kontrakton dhe blejë shërbime sociale nga OJQ për parandalimin, strehimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e fëmijëve viktima të dhunës;

1.4. Të bëjë licencimin e  OJQ-ve që kanë mandat mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës.

 

Neni 11

Detyrimet e Komunës dhe Qendrës për Punë Sociale

  1. Detyrimet e Komunës, janë si në vijim:

1.1. Të menaxhojë shërbimet sociale dhe familjare në nivelin e tyre komunal (QPS);

1.2. Mund të kontraktojnë dhe blejnë shërbime sociale nga OJQ për mbrojtjen e fëmijëve viktima  dhe ushtrues të dhunës.

  1. Detyrimet e Qendrës për Punë Sociale, janë si në vijim:

1.1. Të bëjnë menaxhimin e shërbimeve sociale dhe familjare në nivelin e tyre komunal në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës;

1.2. Të mbron të gjithë fëmijët në gjendje të nevojës sociale e edhe fëmijëve viktima dhe ushtrues të dhunës;

1.3. Të cakton menaxherin e rastit për çdo rast dhe sipas nevojës edhe kujdestar të cilët bëjnë vlerësimin e rastit dhe ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin për të siguruar mbrojtjen, risocializimin dhe mirëqenien e fëmiut viktimë dhe ushtrues i dhunës;

1.4. Ti përgjigjet ftesave për të përfaqësuar interesat më të lartë të fëmijëve në çdo procedurë që zhvillohet për ta dhe kur kjo kërkohet;

1.5. Të bashkëpunojë me shkolla për të referuar dhe trajtuar në mënyrë reciproke rastet e cenueshme që mund të lidhen me dhunën nga dhe ndaj fëmijëve;

1.6. Menaxheri i rastit apo Organi i Kujdestarisë menjëherë të bëjë vlerësimin e rastit dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin dhe nën udhëheqjen e interesit më të lartë të fëmijës, për të siguruar mbrojtjen, risocializimin dhe mirëqenien e fëmijës;

1.7. Mbështetja e familjeve në jetësimin e përgjegjësive e tyre për rritjen e fëmijëve, duke ju ofruar këshillime mbi prindërimin pozitiv.

 

Kapitulli VI

DETYRIMET E POLICISË SË KOSOVËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT

Neni 12

Detyrimet e Policisë së Kosovës

  1. Detyrimet e Policisë së Kosovës, janë si në vi-jim:

1.1. Të mbroj të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë personave:

1.2. Me kërkesë të institucioneve të qeverisjes qendrore ose lokale, policia është e autorizuar t’ju ofroj ndihmë në kryerjen e detyrave publike, kur ka arsye për të besuar se siguria e personit ose e personave që kryejnë detyra publike mund të rrezikohet për shkak të rezistimit të mundshëm ndaj veprimeve të tyre;

1.3. Të parandaloj, hetoj dhe zbuloj vepra penale, mbroj jetën dhe pronën duke ofruar siguri dhe mbrojtje për të drejtat e fëmijëve;

1.4. Të bashkëpunoj me institucionet qendrore, lokale dhe komuniteti me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit për shtimin e sigurisë në institucionet e arsimit para-universitar;

1.5. Të kontribuoj në rritjen e vetëdijes rreth natyrës së krimit, dukurive negative dhe sjelljet e dhunshme në institucionet e arsimit para-universitar;

1.6. Të identifikoj shkaktarët që cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe të rekomandoj planet e veprimit duke i adresuar ato tek institucionet kompetente.

 

Neni 13

Detyrimet  e Policisë së Kosovës në nivel lokal

  1. Detyrimet e Policisë së Kosovës në nivel lokal, janë si në vijim:

1.1. Të punojnë së bashku me komunitetin për zgjidhjen e problemeve siç janë: kriminaliteti, dukuritë negative dhe çështjet e tjera të rendit dhe sigurisë publike;

1.2. Të ofrojnë prezencë efektive dhe të dukshme në komunitet, duke shtuar numrin e patrullimeve policore në vende ku ka qarkullim të madh të njerëzve dhe mallrave siç janë: shkollat, shesh-et, stacione të trenave dhe të autobusëve, në tregje, qendra të mëdha tregtare, afër objekteve të rëndësishme turistike, industriale etj;

1.3. Të krijoj partneritet bashkëpunues me institucionet e arsimit para-universitar duke iniciuar aktivitete përkatëse për të ngritur vetëdijen tek fëmijët  rreth natyrës së krimit, dukurive negative dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal;

1.4. Të realizoj patrullime të rregullta afër shkollave, në veçanti në ato shkolla ku vërehet shtimi i dukurive negative;

1.5. Të cakton përfaqësues të saj kontaktues me institucionet e arsimit dhe partneret tjerë rele-vant për zbatimin e këtij Protokolli.

 

Kapitulli VII

DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË PËR ZBATIMIN  E PROTOKOLLIT

Neni 14

Detyrimet e  Shërbimit Korrektues të Kosovës

  1. Detyrimet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë si në vijim:

1.1. Në bashkëpunim me MASHT dhe strukturat e institucioneve të arsimit para-universitar të siguron që në ambientet shkollore brenda institucioneve korrektuese të rritet niveli i sigurisë dhe të përmbushen obligimet ligjore ndaj fëmijëve që kanë rënë në konflikt me ligjin;

1.2. Gjatë kohës që i mituri është i privuar nga liria, ti ofrohet edukim i cili do të ndikonte në vetëdijesimin e të miturit me rrezikun e përfshirjes në krim dhe të zvogëloj mundësinë e recidivizmit;

1.3. Shërbimet/trajtimin ndaj të miturit duhet të jenë në përputhshmëri me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, konkretisht programin e përkujdesjes pas lirimit;

1.4. Fuqizimi i qendrave për aftësim profesional dhe ofrimi i mundësive të reja për të miturit duke synuar zhvillimin e gjithëmbarshëm adekuat të tyre.

 

Neni 15

Detyrimet e Shërbimit Sprovues të Kosovës

  1. Detyrimet e Shërbimit Sprovues të Kosovës, janë sinë vijim:

1.1. Të bashkëpunoj dhe koordinoj veprimet me institucionet e arsimit para-universitar dhe ato që ofrojnë shërbime parandaluese, me qëllim të vetëdijesimit të fëmijëve, prindërve dhe zyrtarëve të institucioneve të arsimit para-universitar mbi rëndësinë e parandalimit të dhunës dhe efektet negative që dhuna sjellë në të ardhmen e fëmijëve;

1.2. Të bashkëpunoj me institucionet e arsimit para-universitar dhe institucionet tjera që kanë për synim risocializimin dhe ri-integrimin në shoqëri të të miturve të dënuar me masa dhe dënime alternative.

 

 

Kapitulli VIII

DETYRIMET E INSTITUCIONEVE TË SHËNDETËSISË PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT

 

Neni 16

Detyrimet e Ministrisë së  Shëndetësisë

  1. Detyrimet e Ministrisë së Shëndetësisë, janë si në vijim:

1.1. Të siguroj qasje të plotë në kujdesin shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë qytetarët, përfshirë fëmijët kryerës dhe viktima të dhunës;

1.2. Të promovoj kujdesin shëndetësor parandalues dhe  zhvillimin e kujdesit shëndetësor parësor;

1.3. Të ngrisë vetëdijen e qytetarëve, mbi mënyrën e shëndoshë të jetës dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

 

Neni 17

Detyrimet e Qendrave të Mjekësisë Familjare

  1. Detyrimet e Qendrave të Mjekësisë Familjare, janë si në vijim:

1.1.Të ofrojnë shërbime shëndetësore adekuate për fëmijë, përfshirë ekzaminimin fizik, laboratorik, vlerësimin e rritjes dhe zhvillimit psiko-fizik të fëmiut,  identifikimin e fëmijëve që kanë përjetuar dhunë apo pasojave të dhunës te ata si dhe fëmijëve të neglizhuar (të lënë pas dore);

1.2. Punëtorët shëndetësor që dyshojnë ose kanë dëshmi se një fëmijë është viktimë e abuzimit fizik, seksual ose psikologjik, duhet ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe menjëherë ta raportojnë atë në Polici të Kosovës;

1.3. Të ofroj përkujdesje dhe shërbime të domosdoshme shëndetësore dhe sipas nevojës edhe shërbime të specializuara për fëmijët viktima dhe dëshmitar të dhunës, duke përfshirë riaftësimin fizik dhe psikologjik;

1.4. Të bashkëpunoj me institucione të arsimit para-universitar në ofrimin e mbështetjes profesionale në trajtimin e temës së dhunës dhe pasojat e saj për shëndetin.

 

Kapitulli IX

DETYRIMET E MEDIAVE PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT

Neni 18

Detyrimet e Mediave për Zbatimin e Protokollit

  1. Detyrimet e Mediave për Zbatimin e Protokollit, janë si në vijim:

1.1. Të realizojnë programe/emisione televizive në ndërtimin e një kulture të respektimit të të drejtave të fëmijëve;

1.2. Të realizojnë programe/emisione televizive për të edukuar/rritur ndërgjegjen e fëmijëve dhe të rriturve, për të drejtat e fëmijëve, të promovo-jnë pjesëmarrjen e fëmijëve, të mbështesin praktikat e prindërimit pozitiv, të nxisin vlerat jo të dhunshme në shoqëri;

1.3. Të realizojnë programe/emisione që ndikojnë në zhvillimin e potencialit të personalitetit dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;

1.4. Të realizojnë programe/emisione që synojnë rritjen e respektit të fëmijës ndaj prindërve, identitetit, gjuhës dhe vlerat kombëtare të tij;

1.5. Të promovojnë pjesëmarrje aktive të fëmijëve në mjedisin e informimit dhe komunikimit masiv;

1.6. për çdo iniciativë apo përfshirje të fëmijëve në veprimtarinë e medieve/gazetarëve të merret aprovim paraprak nga prindërit ose kujdestari ligjor i fëmijës, si: fotografimi, intervistimi i fëmiut, marrja e të dhënave nga fëmiu dhe të tjerët për fëmiun;

1.7. Të sigurojnë ruajtjen e kofidencialitetit të rasteve të identifikuar të dhunës në media të shkruara dhe ato elektronike.

 

Kapitulli X

RAPORTIMI I RASTEVE TË DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

 

Neni 19

Detyrimi për të raportuar dhunën

  1. Çdo zyrtar publik apo qytetar që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se një fëmijë vuan nga abuzimi fizik, seksual ose psikologjik, obligohen që menjëherë ta raportojnë rastin në Policinë e Kosovës.
  2. Dështimi të veprohet në këtë mënyrë i nënshtrohet ndjekjes penale sipas ligjeve në fuqi.

 

Neni 20

Detyrimi për të raportuar dhunën në institucionet edukativo-arsimore

  1. Çdo nxënës, mësimdhënës, udhëheqës, prind dhe punonjës tjetër në institucion arsimor që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se fëmiu vuan ose është viktimë e ndonjë forme të dhunës të përshkruar në Nenin 2 të këtij Protokolli duhet ta raportoj menjëherë rastin në drejtori të shkollës.

 

Kapitulli XI

PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË RASTIT TË DHUNËS NË SHKOLLË DHE REFERIMI TEK INSTITUCIONET TJERA PËRGJEGJËSE

Neni 21

Procedura e zgjidhjes së rastit të dhunës në shkollë

 

  1. Të gjitha rastet e dhunës të paraqitura në shkollë duhet të shqyrtohen menjëherë nga drejtori i institucionit të arsimit para-universitar, duke pasur parasysh çdo herë interesin më të lartë të fëmijës.
  2. Institucionet arsimore duhet të trajtojnë rastin deri në zgjidhjen e tij, duke pasur kujdes që realizimi i të drejtave të fëmijëve të mos të jetë në dëm të të drejtave të personave të tjerë dhe as në kundërshtim me interesat publike të përcaktuara në ligjet në fuqi.
  3. Institucionet arsimore duhet t’iu japin hapësirë dhe t’i dëgjojnë të gjitha palët e përfshira në rast që ata të kenë mundësi të deklarojnë mbi faktet dhe rrethanat e rastit, e që janë me rëndësi për marrjen e vendimit nga institucionet arsimore për zgjidhjen e rastit brenda institucionit.
  4. Drejtori i institucionit të arsimit para-universitar cakton menaxherin/përgjegjësin e rastit, që do të jetë përgjegjës të përcjellë rastin deri në mbyllje, ndërsa me trajtimin e vet rastit merren ekipet profesionale adekuate.
  5. Institucioni i arsimit para-universitar në bashkëpunim me institucionet tjera qeveritare dhe jo qeveritare krijon mekanizmin e ndërmjetësim-it jo formal ndërmjet bashkë-moshatarëve si metodë për zgjidhjen e konfliktit të shkaktuar si rezultat i dhunës.
  6. Pala e cila konsideron se me anë të vendimit të marrë nga organet e institucionit të arsimit para-universitar i janë shkelur të drejtat e garantuara mund të ankohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Neni 22

Referimi i rastit në Policinë e Kosovës

 

  1. Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin në Polici pa deklarim paraprak të palëve në rastet kur ekziston dyshim i arsyeshëm se fëmija është viktimë apo dëshmitar i veprës penale, kur është në interesin më të lartë të fëmijës dhe kur intensiteti i dhunës dhe nevoja për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës është e domosdoshme.
  2. Referimi i rastit të dhunës në Polici mund të bëhet gojarisht apo përmes telefonit ose mjeteve tjera telekomunikuese, pas referimit të rastit drejtori i shkollës duhet të plotësojë formularin përkatës nga shtojca 1 e këtij Protokolli dhe të njëjtin ta dërgoj në polici.
  3. Polici që merret me rastin duhet të veproj menjëherë në përputhje me procedurat e para-para ligjore.

 

Neni 23

Referimi i rastit në Qendër për Punë Sociale

 

  1. Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin e dhunës në Qendër për Punë Sociale kur vinë në dijeni se fëmiu ka nevojë për mbrojtje dhe trajtim nga shërbimet profesionale sipas mandatit të përcaktuar me ligj.
  2. Referimi i rastit në QPS duhet të bëhet me shkrim (duke plotësuar formularin përkatës nga shtojca 1 e këtij Protokolli) menjëherë pasi të vijmë në dijeni se fëmiu ka nevojë për mbrojtje sociale.
  3. Menaxheri i rastit nga Qendra për Punë So-ciale, brenda afatit prej 30 ditëve nga dita e pranimit të rastit, duhet të njoftoj me shkrim drejtorin e institucionit të arsimit para-universitar për veprimet që janë ndërmarrë për t’i dalë në ndihmë fëmiut. Me pranimin e informatave nga QPS vlerësohet statusi i rastit (hapur/mbyllur).

 

Neni 24

Referimi i rastit në Qendër të Mjekësisë Familjare

 

  1. Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin e dhunës në Qendër të Mjekësisë Familjare kur vijnë në dijeni se fëmiu ka nevojë për trajtim nga shërbimet shëndetësore sipas mandatit të përcaktuar me ligj.
  2. Referimi i rastit në Qendër të Mjekësisë Familjare duhet të bëhet me shkrim (duke plotësuar formularin përkatës nga shtojca 1 e këtij Protokolli) menjëherë pasi të vijnë në dijeni se fëmiu ka nevojë për trajtim/kurim shëndetësor.
  3. Institucioni shëndetësor, menjëherë pas of-rimit të shërbimit duhet të njoftoj me shkrim drejtorin e institucionit arsimor për veprimet që janë ndërmarrë për t’i dalë në ndihmë fëmiut. Me pranimin e informatave nga QMF vlerësohet statusi i rastit (hapur/mbyllur).
  4. Të njëjtat procedura të veprimit të përcaktuara për QMF vlejnë edhe për rastet për trajtim në Qendrat e Emergjencës dhe Qendrat tjera të ofrimit të ndihmës shëndetësore.

 

 

Kapitulli XII

REGJISTRI I RASTEVE TË DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

 

Neni 25

Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në institucionet e arsimit para-universitar

 

  1. Drejtori i institucionit të arsimit para-universitar është obliguar të sigurojë, ruajë dhe të analizojë të dhënat mbi dhunën e paraqitur në institucionin që ai/ajo drejton, në mënyrën më të mirë të mundshme.
  2. Regjistri i rasteve të dhunës në institucionet e arsimit para-universitar mbahet sipas Shtojcës 1 të këtij Protokolli dhe është konfidencial.
  3. Rreptësisht është e ndaluar çfarëdo forme e modifikimit të regjistrit të rasteve në shkolla si dhe formës së raportimit përmbledhës për DKA (Shtojcat 1 dhe 2 të këtij Protokolli), vetëm nëse Kryeministri vendos ndryshe.
  4. Drejtori i institucionit të arsimit para-universitar bazuar në regjistrin e rasteve sipas paragrafit 2 të këtij neni raporton në Drejtorinë Komunale të Arsimit sipas shtojcës 2 të këtij Protokolli.
  5. Raportimi në DKA bëhet dy herë në vit: një javë pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë dhe një javë pas përfundimit të gjysmëvjetorit të dytë.
  6. Drejtori i institucionit të arsimit parauniversitar është përgjegjës për raportimin e të dhënave statistikore për rastet e dhunës duke përdorur Shtojcën 2 të këtij Protokolli në mënyrë elektronike/online (institucionet që kanë qasje në internet) apo kopje fizike/offline (institucionet që nuk kanë qasje në internet).
  7. Me përfundimin e nivelit arsimor të dhënat e fëmiut ushtrues apo viktimë i dhunës të fshihen nga regjistri i rasteve të dhunës në institucionet e arsimit para-universitar.
  8. Këshilli Drejtuesi institucionit të arsimit para-universitar në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Nxënësve dhe Këshillin e Prindërve analizon të të dhënat mbi dhunën e paraqitur në kuadër të institucionit ku vepron, dhe rekomandon marrjen e masave dhe veprimeve të mëtejme.

 

Neni 26

Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në Drejtoritë Komunale të Arsimit

 

  1. Drejtoria Komunale e Arsimit është përgjegjëse për sigurimin, përpunimin dhe futjen e të dhënave të pranuara nga institucionet arsimore.
  2. Raportet përmbledhëse për evidentim të dhunës nga institucionet e arsimit para-universitar përmblidhen sipas formularit në Shtojcën 3 të këtij Protokolli.
  3. Rreptësisht është e ndaluar çfarëdo forme e modifikimit të formave të raportimit përmbledhës për DKA dhe SMIA-MASHT (Shtojcat 2 dhe 3 të këtij Protokolli), vetëm nëse Kryem-inistri vendos ndryshe, si dhe përjashtim janë modifikimet e lejuara në nenin 26, pika 4.
  4. Lejohen modifikimet nga DKA e çelulave G3 dhe K3 lidhur me datat e periudhave të rapor-timit sipas nevojës, çelula C5 lidhur me emër-timin e komunës si dhe çelulat nga B9 deri B58 për emërtimin e shkollave të fletëpunës “Përm-bledhje statistikore” të Shtojcës 2 të këtij Protokolli pa leje paraprak nga Kryeministri.
  5. Raportimi i të dhënave në MASHT duhet të bëhet dy herë në vit: tri javë pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, dhe tri javë pas përfun-dim të gjysmëvjetorit të dytë.
  6. Drejtoria Komunale e Arsimit pas analizës së të dhënave ndërmerr veprime konkrete sipas nevojës.

 

Neni 27

Sigurimi, ruajtja dhe analizimi i të dhënave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

 

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknolog-jisë/Zyra e Statistikave është përgjegjëse për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave.
  2. Rreptësisht është e ndaluar çfarëdo forme e modifikimit të formave të raportimit përmbledhës për SMIA-MASHT (Shtojcat 3 e këtij Protokolli), vetëm nëse Kryeministri vendos ndryshe, si dhe përjashtim janë modifikimet e lejuara në nenin 27, pika 3.
  3. Lejohen modifikimet nga SMIA-MASHT e çelulave G3 dhe K3 lidhur me datat e periudhave të raportimit sipas nevojës si dhe çelulat nga B9 deri B46 për emërtimin e komunave të fletëpunës “Përmbledhje statistikore” të Shto-jcës 3 të këtij Protokolli pa leje paraprake nga Kryeministri.
  4. MASHT pas analizimit së të dhënave orienton politikat e veta në parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar.

 

Kapitulli XIII

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

Neni 28

Zbatimi

 

  1. Ky Protokoll zbatohet:

1.1. nga të gjitha institucionet e arsimit pa-ra-universitar (publike dhe private), Drejtoratet  Komunale të Arsimit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;

1.2. nga Qendrat për Punë Sociale, Drejtoratet për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;

1.3. Policia e Kosovës (në nivel qendror dhe lokal);

1.4. Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Ministria e Drejtësisë;

1.5. Qendra e Mjekësisë Familjare; Ministria e Shëndetësisë;

1.6. Mediat elektronike dhe të shkruara.

 

Neni 29

Monitorimi i Zbatimi të Protokollit

 

  1. Obligohet Zyra për Qeverisje të Mirë Zyra e Kryeministrit të bashkëpunoj, koordinoj dhe monitoroj zbatimin e këtij Protokollit nga të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe në përputhje me resurset njerëzore dhe financiare ndihmon të njëjtat në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara me këtë Protokoll.
  2. Inspektorati i arsimit inspekton, mbikëqyrë, monitoron dhe vlerëson zbatimin e Protokollit në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar.

 

Neni 30

Përgjegjësia penale

 

  1. Shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, në rastet kur përbëjnë vepër penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

 

Neni 31

Shtojcat e Rregullores

 

  1. Shtojcat që i janë bashkëngjitur kësaj rregulloreje, janë pjesë përbërëse e saj:

1.1. Shtojca 1: Regjistri i rasteve në Shkolla;

1.2. Shtojca 2: Përmbledhje e të dhënave rreth rasteve të dhunës në Institucionet para-universitare në nivel komunal;

1.3. Shtojca 3: Përmbledhje e të dhënave rreth rasteve të dhunës në Institucionet para-univerzitare në nivel nacional.

 

Neni 32

Hyrja në fuqi

 

Kjo rregullore hyn në fuqi (7) shtatë ditë pas nënshkrimit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

 

Hashim Thaçi

Kryeministër i Republikës së Kosovës

20/09/2013

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko dokumentin zyrtar [344.71 KB]

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleKush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025
FOKUS

Çfarë janë 6 nivelet e vlerësimit në testin PISA dhe pse fëmijët tonë ngelin kryesisht në nivelin e parë

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Të zgjedhura

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.