Nëse dikush do t’ju pyeste se çfarë do të dëshironit më shumë për fëmijën tuaj, me shumë mundësi përgjigjja juaj do të ishte: “Dëshiroj që ata të jenë të lumtur”. Nuk është gabim që të dëshironi lumturinë e fëmijës suaj, por, lind pyetja: Mos ndoshta kemi investuar shumë tek ideja e “të qenit i lumtur”, duke parafytyruarvetëm një pamje të përsosur të familjes, e cila kalon çaste të për sosura, ndërsa lodron nëpër livadhe mes luleve të egra, përgjatë një pikniku të mrekullueshëm?
Lumturia, sikurse të gjitha ndjenjat, shkon e vjen. Në të vërtetë, nëse do të ishit të lumtur gjatë gjithë kohës, vështirë se do ta kuptonit lumturinë, sepse nuk do të kishit gjendje të tjera shpir tërore që të bënit krahasimin. Pra, që një fëmijë të jetë i lumtur, nevojitet që prindërit t’i pranojnë të gjitha gjendjet shpirtërore që fëmija përjeton në botën e tij. Jeta nuk do të jetë për shumë kohë një piknik.
Nuk është e mundur që t’i shpërqendroni apo t’ua impononi atyre lumturinë. Sa më shumë që ta pranoni dhe ta doni fëmijën, pavarësisht emocioneve që ai përjeton, aq më shumë e drejtoni atë drejt aftësisë për të qenë i lumtur. Sikurse edhe për fëmijën, kjo vlen edhe për ju. Ne duhet ta pranojmë veten, me të gjitha emocionet që përjetojmë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”