Edhe nëse fëmija përpiqet të bëjë punë që nuk i përkasin moshës së vet, nuk duhet ta pengojmë duke i thënë “Nuk mund ta bësh!”, por duhet t’i themi se duhet të rritet edhe pak për ta bërë atë punë, në të ardhmen do ta ketë më të lehtë të bëjë atë për të cilën sforcohet tani. Por, përpjekjet e përshtatshme me moshën që ka, duhen mbështetur me durim.
Udhëtimi i fëmijës për të zbuluar botën nis që nga momenti që fillon të ecë këmba dorës. Detyra e prindit në këtë proces është të udhëzojë fëmijën. Udhëzuesi tregon rrugën, ai nuk bën kujdes se si duhet ecur.
Nëse duam të mbështesim zhvillimin e krijimtarisë në procesin e zhvillimit të fëmijës, duhet të pranojmë se nuk kemi mision tjetër veç udhëzuesit. Madje edhe kur zgjedhim lodrat, duhet të bëjmë kujdes që ato të kenë ndikim në zhvillimin e krijimtarisë së fëmijës. Le t’i lëmë ata të bëjnë ato që mund të bëjnë në përshtatje me moshën që kanë. Duhet të tregojmë respekt për forcën e fantazisë që zhvillon krijimtarinë.
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”