Qëndrimet e të rriturve gjatë komunikimit mund t’i përmbledhim si vijon:
1. Qëndrimi i komandantit
“Duhet të bësh!” “Bëje këtë!”
Pasoja: mund ta shtyni fëmijën që të provojë të kun- dërtën.
2. Qëndrimi ndrydhës
“S’e bën dot!” “Kam frikë se nuk e bën dot!”
Pasoja: mund të krijojë frikë, nënshtrim.
3. Leksionet e moralit
“Ishte përgjegjësia jote që të…!”
Pasoja: nxit kokëfortësinë; e shtyn që ta mbrojë edhe më fort qëndrimin e vet.
4. Sjellja si i gjithëditur
“Sikur të isha unë…” “Pse nuk bën kështu si të them?” “Sipas meje…”
5. Detyrimi i fëmijës që të besojë përmes logjikës “Ja, për këtë arsye e ke gabim!” “Ngjarjet tregojnë se…” “Po, ama…” “Në fakt…”
Pasoja: kjo bën që fëmija të mendojë se është i paaftë dhe i pamjaftueshëm.
6. Gjykimi dhe fajësimi
“Nuk mendon në mënyrë të pjekur…” “Ti je një për- tac…”
Pasoja: kjo nënkupton pamjaftueshmëri, budallallëk dhe keqvlerësim.
7. Lavdërimi i vazhdueshëm
“Ti je i shkëlqyer, je shumë inteligjent!” “Ke të drejtë!”
Pasoja: tregon se pritshmëritë e familjes janë shumë të larta. Po ashtu, kjo shpie edhe në rënien e ndikimit të lav- dërimit.
8. Nofkat dhe përqeshja
“Luani im!” “Supermen të kam!” “Leshko!”
Pasoja: kjo e bën fëmijën që të ndihet i pavlefshëm.
9. Qëndrimi i ekspertit
“Sipas meje, është problemi yt!” “Je obsesiv.” “Në fakt, ti nuk do që ta thuash atë!”
Pasoja: mund të jetë qasje kërcënuese, tendosëse; mund të ngjallë ndjenjën dështakësisë. Fëmija ndihet i pambrojtur, i përjashtuar. Kështu, në këtë gjendje mund të ndërpresë komunikimin nga frika se mund të keqkuptohet.
10. Qëndrimi prej prokurorit/hetuesi
“Pse?” “Kush?” “Po ti çfarë bëre?” “Si?”
Pasoja: në përgjithësi, në këso rastesh fëmijët nisin të thonë jo dhe të japin përgjigje gjysmë të sakta.
11.Ndryshimi i temës, tallja, shakaja
“Pse, a nuk je ti lideri/shefi?!”
Pasoja: kjo mund të implikojë mesazhin se sprovat dhe telashet duhen shmangur, në vend që të përballet me to.
Te 90% e të rriturve shihen veçoritë e sjelljes së lartpër- mendur. Këto përgjigje tipike pengojnë komunikimin e zhvilluar me fëmijën, ndaj dhe quhen “kategori që pengoj- në komunikimin”. Në raste të tilla, fëmijët ose e ndërpresin komunikimin ose mbrojnë veten duke kaluar në kundër- sulm, si dhe kaplohen nga ndjenja e pamjaftueshmërisë dhe e inferioritetit.
Pengesat në komunikim nuk e ndihmojnë atë fëmijë që mundohet të shprehë veten, përkundrazi: shkaktojnë mos- shpalosjen e problemeve, mbajtjen e tyre përbrenda.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)