Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Pse humbja e një prindi është kaq e vështirë për një të ri?
Përzgjedhje nga redaksia

Pse humbja e një prindi është kaq e vështirë për një të ri?

PrinderimiBy PrinderimiApril 24, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të humbësh një prind s’është kurrë gjë e lehtë. Pikëllimi për humbjen e ndonjërit prind nga fëmijët dhe adoleshentët njihet gjerësisht nga organizatat bamirëse dhe mediet, por anashkalohet kur humbja e ndonjërit prind ndodh te njerëzit në të njëzetat apo të tridhjetat e tyre.

Nëse e gjeni veten në këtë hordhi, ju keni kaluar në moshën madhore, megjithatë mund të mos keni fituar aftësitë e jetës që sjell pjekuria dhe mund të ndiheni ende si “i vogli i mamit”. Hulumtimet tregojnë se shumë njerëz në këtë grupmoshë përjetojnë probleme emocionale dhe të sjelljes pas humbjes së një prindi.

Pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë. Sa më e fortë lidhja me personin që humbim, aq më i rëndë pikëllimi ynë. Gjersa rritemi, gradualisht pajtohemi se prindërit tonë nuk do t’i kemi përherë pranë. Nëse ata vdesin të rinj kur ne jemi ende të rinj, kjo na vjen si tronditje. Si burrat ashtu edhe gratë të cilësdo moshë që mbeten beqarë dhe jetojnë me njërin ose të dy prindërit, shpesh shfaqin hidhërim të madh kur mbesin jetimë.

Pjesë e pjekurisë është zbehja e lidhjes prindërore pasi një pjesë e fokusit transferohet te një marrëdhënie romantike. Ne e dimë se përgjithësisht, pikëllimi për një bashkëshort të humbur është më i keq se humbja e një prindi.

Lëvizja nga shtëpia në universitet mund të përfshijë humbjen e miqësive derisa krijoni lidhje të reja, miqësore ose romantike. Kjo do të jetë më e vështirë nëse e dini se në shtëpi, prindi juaj po dergjet në shtrat nga një sëmundje e rëndë.

Rruga për në universitet ose punë, menjëherë pas vdekjes së një prindi, vjen me vështirësitë e veta, të cilat kërkojnë qëndresë kreative për t’u përballuar. Për shembull, një grua e re babai i së cilës vdiq pak para se ajo të nisej për në fakultet, e ka menaxhuar pikëllimin e ndarjes me shkrim të letrave në një ditar gjatë studimeve të saj.

Ndryshimi i rrethanave

Kostoja e jetesës nënkupton që shumë të rinj në të njëzetat a tridhjetat e tyre jetojnë me prindër. Lidhja e tyre do të jetë ende e fortë dhe familja me nënën dhe babain do të jetë pjesë e përditshmërisë. Nëse njëri nga ta vdes, dobësohet siguria dhe mbështetja familjare.

Të mësosh të jetosh pa njërin prind mund të jetë më e lehtë nëse ke krijuar familje me bashkëshort/e dhe fëmijë që të duan. Ndonëse kjo s’është gjithnjë çështja. Unë kam pasur punë me shumë shumë burra e gra që kanë mbajtur lidhje të ngushtë me prindërit e tyre edhe kur ata kanë jetuar ndaras.

Gjinia juaj, roli juaj në familje dhe formimi kulturor mund të ndikojë në mënyrën si ju mërziteni për humbjen e një prindi. Kam këshilluar gjithashtu të veja të cilat kanë humbur bashkëshortët e tyre rishtazi. Aty kam parë raste kur djemtë më të mëdhenj të tyre përpiqen të bëhen mbrojtës, qofshin ata në moshë të re. Fëmijë apo të rritur, djemtë mund ta shtyjnë pikëllimin e tyre derisa të ndiejnë se nëna tyre është në një gjendje më të mirë.

Pikëllimi i pashprehur mund të çojë në komplikime emocionale ose edhe fizike. Kam punuar me një burrë rreth 25-vjeç që kishte simptoma kronike që pasqyronin sëmundjen fatale të babait të tij, pavarësisht testeve që nuk zbuluan ndonjë patalogji.

Pritjet, të drejtat dhe përgjegjësitë që i jepen fëmijës së parë në familje mund të shpijnë në strese dhe tensione brenda familjes, të cilat mund të përkeqësojnë pikëllimin kur njëri prind vdes.

Modele të humbura

Nganjëherë, gjërat më të parëndësishme mund të ndjellin pikëllim. Jeni duke rregulluar dollapin e rrobave, ose jeni duke gatuar një recetë të re, por s’ka njeri në shtëpi të cilit mund t’i kërkosh këshillë kur gjërat vëjnë si mos më keq. Janë po këto momente kur ty të mungon nëna ose babai.

Shumë gra të reja e kuptojnë që përvoja më e vështirë jetësore është kur janë shtatzënë. Nuk e kanë prindin që t’i shoqërojë në terminet në klinikë, askë që ta këshillojë dhe mbështesë në jetën e saj të re me fëmijë dhe rritjen e tyre. Shumë nëna të reja të cilat e kanë përballuar më parë humbjen e nënës së tyre, vijnë për herë të parë në konsultë tek pasi bëhen nënë vetë.

Ndonjëherë, kalimi në moshën madhore dhe dobësimi i lidhjeve të fëmijërisë shoqërohet me mosmarrëveshje me prindërit, në rastin më të keq, duke çuar në një këputje të lidhjes prind-fëmijë. Kam punuar me shumë të rritur, pikëllimi i të cilëve ka qenë i ndërlikuar si pasojë e ndjenjës së fajit pse nuk i kanë rregulluar raportet me prindër para se të ishte vonë.

Mëso të përballosh

Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë lë pas një trashëgimi. Çka na kanë mësuar ata për jetën – teorikisht ose praktikisht? Cilin nga këto mësime do ta marrim ne në të ardhmen? Çfarë do të bënim ndryshe?

Fotografitë dhe artefaktet familjare mund të na ndihmojnë të krijojmë një lidhje të vazhdueshme me prindërit tanë. Lutjet e vazhdueshme për ta gjithashtu ndihmojnë në forcimin e kujtesës për ta. Bisedat me anëtarët e tjerë të familjes për marrëdhënien tonë të luhatshme mund të shërojnë plagë të mëdha.

Në cilëndo moshë që jeni, mbani mend se pikëllimi është një përvojë shumë personale, dhe nuk ka dy njerëz që pikëllohen njësoj.

Burimi: Theconversation
Autori: John Frederick Wilson (Hulumtues shkencor, Drejtor i Shërbimeve për Këshillim & Drejtor i Klinikës për Shëndet Mendor, Universiteti York St John)
Përktheu: Festim Klinaku, Prinderimi.com

 

Fëmijët Lidhja prindërore Pjekuria Prindërit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleThemeli i vetëvlerësimit hidhet nga mosha zero deri në moshën gjashtëvjeçare
Next Article Si po marrin robotët përsipër punën e magazinës?
Prinderimi

Related Posts

Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,146

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

PrindërimiMay 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,146

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Të zgjedhura

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.