Nga: Julia Rawe
Rishikimi profesional nga: Roberto Olivardia, PhD.
Këshillë e shpejtë (1)
Shfaq empati
Tregoju fëmijëve se e dini se dhimbja është e vërtetë dhe ua besoni, dhe se ju dhe të rriturit e të tjerë dashamirës në jetën e tyre mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çfarëdo problemi të tyre.
Këshillë e shpejtë (2)
Pyet për shkollën
Ndihmo fëmijët të çelen duke iu bërë pyetje të hapura, si “cila është gjëja më e vështirë me të cilën po merresh së fundi?” ose “me kë po e kalon pushimin e gjatë në shkollë?”
Këshillë e shpejtë (3)
Fol për stresin
Shpjegoi se stresi mund të shfaqet në forma të ndryshe, sikur dhimbjet e barkut, dhe se ekzistojnë mënyra për t’u përballur me këto ndjenja.
Këshillë e shpejtë (4)
Mos e anashkalo shkollën
Nëse dhimbja e barkut vjen nga stresi, shpjegoi se mosshkuarja në shkollë sot mund t’ua rrisë shqetësimin për të shkuar nesër.
Disa fëmijë rrallëherë kanë dhimbje barku. Por për disa të tjerë kjo është gjë e zakonshme, sidomos në ditët e shkollës. Ata zgjohen shpesh nga gjumi me një dhimbje mjaftueshëm të madhe sa për t’ua bërë shkollën irrituese dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Ç’është ajo gjë që po shkakton këto probleme të shpeshta të barkut? Mund të jetë diç fizike, si shtërzimi (kapsllëku) ose intoleranca e laktozës. Por dhimbjet e barkut mund të shkaktohen edhe nga stresi.
Doktorët e quajnë këtë lloj të dhimbjes së barkut “psikomatike” ngaqë nxitet nga mendimet. Megjithëse shkaktari s’është fizik, dhimbja është e vërtetë. Migrena, për shembull, në raste të shumta shkaktohet nga stresi.
Stresi nuk shkakton vetëm dhimbje, por mund edhe të dobësojë forcën e durimit ndaj dhimbjes. Ta zëmë, një fluskë gazi mund të mos na pengojë aq kur jemi të lumtur dhe të pushuar. Porse ajo mund të jetë shumë bezdisëse kur jemi të lodhur e të stresuar.
Dhimbjet e shpeshta të barkut mund të jenë shenjë se fëmijët po hasin në vështirësi në shkollë. Vështirësitë mund të jenë akademike ose shoqërore.
Cilido shkak, fillimi i një bisede është një hap i mirë për të gjetur ç’po ngjan me fëmijën tënd.
Gërmo më thellë
Shenja se telashet në shkollë po e shkaktojnë stresin
Të gjithë fëmijët e përjetojnë stresin. Por fëmijët që mësojnë dhe mendojnë ndryshe përballen me sfida të cilat e rrisin nivelin e stresit. Ata mund të jenë të paaftë të përshkruajnë me fjalë çka po ndiejnë ose të kërkojnë ndihmë.
Shenjat e zakonshme që tregojnë se sfidat e shkollës po shkaktojnë stres përfshijnë vështirësitë në koncentrim, shpërthime të nervozës, si dhe shmangie të shkollës në ditët kur ka test.
Si të flasim me fëmijët për dhimbjet e barkut
Nëse jeni prind ose kujdestar, është e rëndësishme të flisni me fëmijën tuaj për dhimbjet e barkut për zbuluar çka është duke ngjarë. Edhe nëse mendoni se fëmija juaj po shtiret, diçka e vërtetë po zhvillohet që duhet adresuar. Mund të jetë vështirësia në lexim ose të tjera vështirësi në detyrat e shkollës. Por mund të jetë edhe shqetësim shoqëror i lidhur me bullizmin.
Po aq e rëndësishme është të flisni për efektin e topit të dëborës. Të qëndruarit në shtëpi mund të ngjajë ide e mirë në periudhë të shkurt, por ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë përse të munguarit në shkollë sot të lë prapa mësimeve nesër.
Hapat e mëtejshëm
Mënyra më e mirë për t’iu bërë zgjidhje dhimbjeve të barkut (dhe problemeve të tjera) është të dini çfarë po i nxit ato. Mund të mësoni shumë duke i mbikëqyrur fëmijët dhe vëzhguar sekuencat në sjelljet e tyre. Kur shfaqen dhimbjet e barkut? Çka tjetër ngjan në këtë kohë?
Kjo është informatë e vlefshme të cilën mund ta ndani me të tjerët për të gjetur zgjidhje.
Takoni një profesionist të kujdesit për shëndet për të biseduar për atë që po vëreni. Çfarëdo shkaktori që të jetë, profesionistët mund t’ju ndihmojnë të gjeni qasjen më të duhur në këtë problematikë.
Prindërit dhe mësuesit mund të ndihmohen mes vete për t’ua lehtësuar fëmijëve ballafaqimin me stres dhe për të evituar mungesat në shkollë.
Burimi: Understood
Rreth autorit:
Julie Rawe është redaktore për projekte speciale në faqen Understood
Shqyrtuar nga:
Roberto Olivardia, PhD është ekspert në trajtimin e ADHD, çrregullimit obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimit dismorfik. Poashtu është i fokusuar në problemet me të cilat ballafaqohen studentët me aftësi të kufizuara për mësimnxënie.
Solli në shqip: Prinderimi.com