Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar në 24 orët e para për subvencionim të librave.
Ajo ka thënë se prindërit që kanë probleme rreth aplikimit të kontaktojnë: 0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].
Njoftimi i Nagavcit:
Të dashur prindër,
Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.
Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.
Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].
Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes.