Platforma ESRB: Udhëzues i familjeve për video – lojërat
Sot, video-lojërat janë më të popullarizuara se kurrë dhe nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë për prindërit që të jenë në dijeni të plotë se çfarë luajnë fëmijët e tyre dhe me kë. Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar këtë udhëzues për përdoruesit, që t’ju ndihmojmë juve që të siguroni informacionet kryesore që ju nevojiten për të menaxhuar përvojat përgjatë video-lojërave dhe për të ruajtur qetësinë e mendjes.
Zgjedhja e video-lojërave të përshtatshme
Nga kontrollimi i vlerësimeve deri tek leximi i komenteve, është mënyra më e lehtë nga sa e mendoni të zgjidhni video-lojëra dhe aplikacione të përshtatshme për fëmijët tuaj. Më poshtë do të rëndisim disa këshilla të dobishme.
Gjithmonë është një ide e mirë të filloni duke kontrolluar vlerësimet e ESRB (Entertainment Software Rating Board) kur të vendosni nëse një video-lojë ose aplikacion është i përshtatshëm për fëmijët tuaj. Mund të kontrolloni lehtësisht vlerësimin në pjesën e përparme dhe të pasme të kutisë së lojës, në faqen e produktit kur bëni blerje në internet, në reklama, përmes një kërkimit të titullit në esrb.org ose edhe duke përdorur aplikacionin celular ESRB (i disponueshëm në dyqanet e aplikacioneve në android/iphone: Google Play dhe App Store).
Vlerësimet ESRB kanë tre elemente:
- Kategoritë e vlerësimit të moshës – sugjerohet përshtatshmëria e moshës si p.sh. E (Everyone) – për të gjithë ose T (Teen) për adoleshentë.
- Përshkruesit e përmbajtjes – tregojnë përmbajtjen e cila mund të ketë shkaktuar një vlerësim të caktuar apo është shqetësuese si përmbajtje (si dhuna ose gjuha vulgare, eng. Violence or Strong Language.
- Elementet interaktive – theksojnë veçoritë interaktive në internet që mund të jenë të dobishme ose edhe shqetësuese, por që nuk ndikojnë në caktimin e vlerësimit të moshës së një produkti, si p.sh:
- Ka mundësi të blerjeve në lojë, pagesave apo shpenzimeve (eng. In-Game Purchases)
- Blerjet në lojë (përfshirë artikuj të rastësishëm) (eng. Includes Random Items)
- Përdoruesit që ndërveprojnë me njëri-tjetrin (eng. Users Interact)
- Shpërndarje të vendndodhjes, pra loja mundëson ndarjen e lokacionit të fëmijëve me lojëtarë të tjerë (eng. Shares Location)
- Interneti i pakufizuar (eng. Unrestricted Internet)
Shumë prindër dhe kujdestarë thonë se përdorin vlerësimet ESRB-së, si një udhëzues fillestar për përshtatshmëri, përpara se të kontrollojnë përshkruesit e përmbajtjes dhe elementët ndërveprues për informacion, që realisht janë më të thelluar për të ndihmuar marrjen e vendimit nga ana e tyre. Për lojërat fizike, lojërat që vijnë në disqe (që vijnë me kopertina apo në kuti), prindërit mund të konsultojnë gjithashtu ‘’Përmbledhjet e Vlerësimit’’ të ESRB, të cilat ofrojnë kontekst dhe detaje shtesë duke kryer një kërkim të titullit në esrb.org ose duke përdorur aplikacionin celular ESRB.
Vlerësimet ESRB-së janë vetëm një faktor për të përcaktuar nëse është e përshtatshme që fëmija juaj të luajë një lojë të caktuar. Shumë prindër thonë se vlerësimet ESRB janë faktori më i dobishëm në gjetjen e video-lojërave të përshtatshme.
Ka edhe disa qasje të tjera që prindërit duhet të marrin parasysh, të tilla si:
- Së pari, duke e luajtur lojën vetë!
- Gjetja e një marke specifike të besueshme
- Qëndrimi në një zhanër të caktuar (p.sh: sport, gara)
- Shikimi i videove rreth lojës dhe komenteve në internet (p.sh., në YouTube, Twitch)
Shumica e prindërve thonë se të tre pjesët e sistemit të vlerësimit ESRB janë të rëndësishme për të vendosur se cilat video-lojëra janë të përshtatshme për fëmijët e tyre.
Vendosja e rregullave shtëpiake
Rregullat shtëpiake ndihmojnë shumë në menaxhimin e video-lojërave të fëmijëve tuaj. Bëni një bisedë rreth kohës para ekranit, blerjeve që mund të bëjnë fëmijët në lojë, komunikimit në internet etj.
Vendosja dhe zbatimi i rregullave shtëpiake vjen bashkë me territorin, nëse jeni prind. Shumica e prindërve kanë rregulla për të menaxhuar se çfarë luajnë fëmijët e tyre, sa para (nëse u lejohet) ata mund të shpenzojnë në video-lojëra (përfshirë blerjet në lojë), me kë mund të luajnë në internet dhe çfarë mund të bëjnë nëse hasin situata të pakëndshme kur janë duke luajtur me të tjerët. Në disa raste, si për shembull shpenzimi i parave, këto janë rregulla të vështira dhe të shpejta, me pak ose aspak fleksibilitet. Në të tjera raste, si në të kaluarën, prindërit mund të dëshirojnë të rezervojnë të drejtën për të qenë më fleksibil.
Këtu janë rregullat më të zakonshme që prindërit thonë se ata i vendosin për të menaxhuar përvojat e video-lojërave për fëmijët e tyre. Lajmi i mirë është se në secilin prej këtyre rasteve, kontrollet prindërore në pajisjen e fëmijës (ose nëpërmjet aplikacionit celular të pajisjes që mund ta shkarkoni në telefonin tuaj) mund të ndihmojnë në zbatimin e rregullave.
Marrja e lejes për të luajtur një lojë të re
Kjo jo vetëm që është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur gjurmët e asaj që luajnë fëmijët tuaj, por është gjithashtu një mundësi për të kontrolluar vlerësimet përpara se të merrni një vendim. Ky proces hap derën për një bisedë me fëmijët tuaj se pse disa lojëra janë në rregull për t’u luajtur dhe pse vendimi për t’i lejuar disa të tjera mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë. Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe askush nuk e di më mirë se çfarë është më e mira për fëmijët tuaj sessa vet ju! Ajo që është e përshtatshme për një fëmijë, mund të mos jetë për një tjetër. Disa prindër janë më të ndjeshëm ndaj llojeve të caktuara të përmbajtjes dhe veçorive ndërvepruese se të tjerët. Dhe prindër të tjerë mund të ndjejnë të kundërtën! Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë kaq shumë resurse për prindërit, vetëm e vetëm për t’i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara.
82% e prindërve thonë se fëmijët e tyre duhet të kërkojnë lejen e tyre para se të luajnë një lojë të re (statistikë për SHBA).
Menaxhimi i parave të shpenzuara
Ju mund të blini lojëra drejtpërdrejt në shumë pajisje, dhe disa lojëra gjithashtu u lejojnë lojtarëve të shpenzojnë para për artikuj brenda lojës, të tilla si veshje të reja ose armë për karakterin tuaj ose edhe për aftësinë e avancimit në një nivel të ri. Disa prindër nuk i lejojnë fëmijët e tyre të shpenzojnë para për lojëra të reja ose blerje brenda lojës pa lejen e tyre. Prindër të tjerë u japin fëmijëve të tyre një pagesë ose blejnë karta (gift card) ose karta me pikë, të cilat janë të konvertueshme dhe me to fëmijët e tyre mund t’i përdorin si të duan për blerje të lojërave të reja ose artikujve brenda në lojë.
92% e prindërve kanë rregulla për blerjet në lojë.
Luajtja e video-lojërave në internet
- Luajtja e video-lojërave në internet është një mënyrë për të mbajtur kontakte me miqtë dhe për të krijuar disa shoqëri të reja. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët që të krijojnë vetëbesim në aftësinë e tyre për të konkurruar kundër lojtarëve të tjerë dhe për të zhvilluar aftësitë e ndërtimit të ekipit. Thënë më mirë, jo çdo fëmijë është gati për këtë. Disa prindër fillojnë vetëm duke i lejuar fëmijët e tyre të luajnë me miqtë nga shkolla ose aktivitete të tjera personale. Prindërit e tjerë janë në rregull që fëmijët e tyre të luajnë me miqtë dhe miqtë e miqve. Sidoqoftë, prindërit duhet të mbajnë një vëmendje më të shtuar për lojërat në internet dhe ta dinë listën e miqve të fëmijës së tyre në këto lojëra.
- Kontrollet prindërore mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni se me kë mund të luajnë fëmijët tuaj në internet. Derisa fëmijët tuaj të piqen, do tu duhet që për siguri t’i rishikoni shpesh rregullat tuaja për lojën e tyre në internet dhe të diskutoni se çfarë ka më shumë kuptim dhe këtë ta bëni në një mënyrë të hapur dhe jo paragjykuese.
- Është gjithashtu e dobishme të diskutoni se çfarë të bëni nëse fëmijët tuaj ndeshen me dikë që sillet në mënyrë të papërshtatshme në internet. Shumica e lojtarëve nuk sillen në mënyrë të përshtatshme, por duke përdorur mjetet në lojë fëmija juaj mund të raportojë, të heqë ose të bllokojë ato që bëjnë komente vulgare. Është gjithashtu një ide e mirë të rishikoni udhëzimet e komunitetit të një loje me fëmijën tuaj për të pasur një kuptim më të qartë të asaj që pritet nga lojtarët.
- Sigurohuni që fëmija juaj të dijë të mos ndajë kurrë informacione personale në internet me askënd ose të kalojë në një platformë tjetër online për t’u takuar, veçanërisht me ata që nuk i njohin në jetën reale.
- Më e rëndësishmja, duhet t’i inkurajoni fëmijët tuaj që të hapen me ju për çdo situatë që i bën ata të ndihen keq dhe të dinë se ekziston një zgjidhje për gjithçka!
76% e prindërve i kufizojnë fëmijët e tyre se me kë mund të luajnë në internet. Për më tepër, 91% e prindërve kanë rregulla strikte për të mos ndarë informacionin personal me lojtarët e tjerë në internet.
Vendosja e kufijve kohorë:
- Vendosja e rregullave rreth asaj se kur dhe sa kohë fëmija juaj mund të luajë lojëra është standarde për shumicën e prindërve. Kjo përfshinë rregullat që fokusohen në numrin total të orëve në javë, në cilat ditë të javës lejohen të luajnë apo vetëm konteksi ‘’i lejimit’’ (vetëm pasi të kryhen obligimet tjera dhe detyrat e shtëpisë).
- Prindërit kanë një zgjedhje shtesë për të aktivizuar kontrollet prindërore në pajisjen e fëmijës së tyre, për të ndihmuar kështu zbatimin e këtyre rregullave kur ata nuk janë aty pranë për t’i parë.
- Kuptimi i rrjedhës së një loje që fëmija juaj po e luan, është e rëndësishme edhe për ju si prind, por edhe për fëmijën, kjo do tu ndihmojë të minimizoni mërzitjen nëse po përpiqeni t’ia ndaloni lojën, veçanërisht nëse ata janë në mes të një ‘ndeshjeje me miqtë’ ose gati për të përmbushur një ‘mision kritik’.
- Vendosja e pajisjeve të lojës në një zonë të përbashkët në shtëpinë tuaj (aty ku mund ta shihni) ju jep mundësinë për të menaxhuar sasinë e kohës që po shpenzon fëmija juaj para ekranit, midis aspekteve të tjera të lojës.
79% e prindërve kanë rregulla shtëpiake rreth asaj se kur dhe për sa kohë fëmijët e tyre mund të luajnë video-lojëra.
Sigurimi i informacionit të saktë të moshës
- Është e rëndësishme që të përdoret një moshë ose datëlindje e saktë sa herë që fëmija juaj regjistrohet për një lojë ose platformë dhe përpiqet të ketë qasje në përmbajtje që është e kufizuar sipas moshës (d.m.th. kur i kërkohet të shënojë datëlindjen ose moshën, ta jep të saktë vitin). Mos harroni, ligji i SHBA-së ndalon shpërndarjen e informacionit personal të fëmijëve (nën moshën 13 vjeç: emri i plotë, adresa, e-mail adresa, Numri i Sigurimeve Shoqërore, etj.) pa pëlqimin dhe verifikimin e prindit.
- Platformat dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve në internet (siç janë faqet e internetit) marrin masa shtesë të mbrojtjes kur e dinë që një fëmijë po përdorë produktin e tyr, kjo ndodhë për të parandaluar ekspozimin ndaj llojeve të caktuara të përmbajtjes vulgare dhe marketingut të papërshtatshëm. Nëse fëmija juaj tregon se është më i vjetër se sa është në të vërtetë (ose përdor llogarinë e prindit ose të vëllait ose motrës më të madhe), këto mbrojtje anashkalohen.
Llogaritë e fëmijëve dhe kontrollet prindërore
Shumica e prindërve u besojnë fëmijëve të tyre, ata besojnë se ata i ndjekin rregullat e shtëpisë. Por, nuk është kurrë e dëmshme të kesh kontrolle prindërore ose monitorim për një qetësi shtesë mendore rreth video-lojërave, që ato të jenë të përshtatshme për moshën apo kohën që ata e shpenzojnë para ekranit, shpenzimet monetare, komunikimet në internet dhe më shumë gjëra të tjera të ngjashme.
Të kesh një kontrollë shtesë, veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e listës së miqve të tyre dhe blerjeve në lojë është gjithmonë e rekomanduar. Kontrollet prindërore janë të disponueshme pothuajse në çdo video-lojë (dhe përmes aplikacionit celular të një pajisjeje, i cili u lejon prindërve mundësinë të menaxhojnë lojën e fëmijëve të tyre edhe nga distanca).
Ju mund të përdorni kontrollet prindërore për:
- Bllokim të video-lojërave bazuar në vlerësimin ESRB-së
- Kufizim (ose bllokim) të blerjeve në lojë
- Menaxhim se kur dhe për sa kohë fëmijët tuaj mund të luajnë
- Zgjidhni me kë ose nëse fëmijët tuaj mund të komunikojnë me tjerët derisa luajnë video-lojëra (komunikimi mund të jetë me tekst, video ose zë)
Do t’ju duhet të konfiguroni veçmas kontrollet prindërore në secilën prej pajisjeve të fëmijës suaj (p.sh: konfiguroni çdo konzolë lojërash, pajisje celulare dhe PC). Në lojëra të caktuara (p.sh., Fortnite), ka kontrolle prindërore brenda lojës që mund t’i përdorni për të menaxhuar lojën e fëmijës suaj.
Rreth 80% e prindërve vendosin kontrolle prindërore në të paktën një video-lojë në shtëpinë e tyre (në PC, konsolë, pajisje – celulare, etj.). Kjo është përqindje veçanërisht e lartë tek prindërit me fëmijë nën 13 vjeç (SHBA).
Luajtja e lojërave me shumë lojtarë në internet
Sigurohuni që përvojat e fëmijëve tuaj në lojërat me shumë lojtarë në internet, të jenë të përshtatshme me këto këshilla që do të japim si më poshtë.
Shumë lojëra të njohura sot, mund të luhen në internet me lojtarë të tjerë. Shumica e këtyre lojërave ju lejojnë të zgjidhni me kë të luani, por në shumë raste, fëmija juaj mund të jetë duke luajtur me njerëz që nuk i njeh aktualisht në jetën reale. Ka shumë masa që ju dhe fëmija juaj mund të merrni për të siguruar që loja në internet të mbetet pozitive, argëtuese por edhe e sigurt, duke përfshirë:
- Dijeni se kush është në anën tjetër të bisedës: Filloni duke kufizuar lojën në internet dhe komunikimin me miqtë nga shkolla dhe jashtë shkollës. Organizoni aktivitete të tjera për të siguruar që fëmijët tuaj të ndihen të sigurt dhe të rehatshëm duke luajtur në internet. Është një ide e mirë që ta rishikoni listën e miqve të fëmijës suaj në internet për t’u siguruar që e dini se me kë po luajnë në internet. Kontrollet prindërore në pajisjen e lojës së fëmijës tuaj (ose aplikacionin celular të pajisjes) mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni se me kë komunikojnë ata në internet.
- Rishikoni kushtet e shërbimit dhe ‘udhëzimet e komunitetit’: Kompanitë dhe platformat e lojërave kanë rregulla për atë që mund dhe nuk mund të thuhet ose të bëhet gjatë lojës në internet. Këto gjithashtu shpjegojnë se kur mund të jetë e përshtatshme të merren masa kundër lojtarëve të tjerë që sillen në mënyrë të papërshtatshme/vulgare. Rishikimi i udhëzimeve të komunitetit ose kodit të sjelljes, mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të përforcuar atë që është sjellje e mirë dhe për të ndaluar sjelljet e papranueshme.
- Blloko, heshte bisedën dhe raportoje: Shumica e lojërave dhe platformave në internet fuqizojnë lojtarët të bllokojnë ose heshtin të tjerët që po sillen në një mënyrë të keqe. Ju dhe fëmijët tuaj e konsideroni të papërshtatshme një sjellje të atillë. Opsioni i heshtjes (muting) i lejon lojtarët të vazhdojnë të luajnë së bashku pa komunikuar verbalisht ndërsa bllokojnë ose “largojnë miqësinë”, kështu që ju nuk duhet të luani fare me ta. Është e rëndësishme të mbani mend se shumica dërrmuese e njerëzve që luajnë video-lojëra në internet duan të njëjtën gjë: të argëtohen dhe të ndajnë një lojë së bashku! Thënë më mirë, si në rrjetet tjera sociale, edhe kështu në lojëra fëmijët tuaj mund të ndeshen me një përdorues tjetër që ngacmon atë ose të tjerët në një mënyrë që është e papranueshme/vulgare. Për këto situata, përveç heshtjes dhe bllokimit, mund t’i “raportoni” duke përdorur mjetet e lojës ose platformës, duke ndjekur udhëzimet e dhëna, të cilat mund të rezultojnë në pezullimin ose ndalimin e tyre nëse shkelin kushtet e shërbimit ose udhëzimet e komunitetit të lojës.
- Mbajeni bisedën pozitive dhe të vazhdueshme: Fuqizoni fëmijët tuaj për të ardhur tek ju me aspektet argëtuese dhe shqetësuese e të përvojave të tyre përgjatë lojës. Është mjeti i vetëm më i mirë që keni. Shumë fëmijë ndihen sikur do të kenë telashe ose do t’u ndërpritet koha e lojës nëse tregojnë një situatë shqetësuese në lojë. Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë se ata mund të ‘’qahen’’ gjithmonë tek ju nëse nuk dinë si t’i qasen një situate, që do të thotë gjithashtu ta mbani bisedën aktive përreth lojërave, në përgjithësi, një bisedë pozitive dhe argëtuese. Luajtja e lojërave së bashku si familje mund të ndihmojë gjithashtu.
- Rregulli i artë: Disa njerëz harrojnë se ka qenie njerëzore në anën tjetër të ekranit. Ashtu si në jetën reale, ngacmimi është i papranueshëm dhe mund të shkaktojë shqetësim serioz dhe pikëllim. Mund të jetë e dobishme t’i diskutoni këto situata me fëmijët tuaj, në mënyrë që ata të dinë se cilat janë pritshmëritë tuaja kur bëhet fjalë për trajtimin e të tjerëve. Respekti është i dyanshëm/reciprok.
Shumica e publikuesve të video-lojërave në internet monitorojnë dhe moderojnë komunikimet midis lojtarëve për të ndihmuar në zbatimin e udhëzimeve të tyre të komunitetit. Si liderë të industrisë, Nintendo, PlayStation dhe Xbox, të gjithë janë rreshtuar në një grup të përbashkët parimesh që i japin përparësi mbrojtjes së sigurisë së lojtarëve, veçanërisht atyre që konsiderohen si grupe më të cenueshme.
Menaxhimi i kohës para ekranit
Shumica e prindërve thonë se koha para ekranit nga fëmijët e tyre është në krye të shqetësimit. Ua sugjerojmë të merrni disa këshilla të thjeshta këtu, për t’ju ndihmuar të menaxhoni kohën para ekranit të video-lojërave në shtëpinë tuaj.
Menaxhimi i kohës para ekranit mund të jetë një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen prindërit, veçanërisht kur bëhet fjalë për video-lojërat. Me më shumë pajisje që konkurrojnë për të ‘vjedhur’ vëmendjen e fëmijëve tuaj, ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të qenë më i qetë për këtë shqetësim. Si për shembull:
- Filloni duke bërë një bisedë me fëmijët tuaj, për të vendosur disa rregulla shtëpiake: Një pjesë e kësaj bisede është të vendosni udhëzime për fëmijët tuaj, por ka më shumë se kaq. Është e rëndësishme t’u tregoni fëmijëve tuaj se e kuptoni se video-lojërat janë pjesë e jetës së tyre dhe se i respektoni. Ju dëshironi t’i lejoni lojërat pasi t’i kenë kryer detyrat e shtëpisë ose që t’i lënë pajisjet e lojës për në mbrëmje. Gjithçka fillon me një bisedë pa gjykime, duke caktuar se kur/për sa kohë fëmijët tuaj mund të luajnë video-lojëra, para/pas aktiviteteve apo përgjegjësive të tjera.
- Cakto kontrollet prindërore si reserve: Pothuajse çdo pajisje loje ka kontrolle prindërore brenda saj, për të ndihmuar në menaxhimin e asaj. Këtu përfshihet sa fëmijët tuaj luajnë, me kë luajnë, sa para mund të shpenzojnë (nëse kanë para të disponueshme për shfrytëzim) dhe kur/për sa kohë mund të luajnë lojëra. Kontrollet ndryshojnë nga pajisja në pajisje, por disa madje ju lejojnë të caktoni orë specifike kur fëmijët tuaj mund të luajnë. Sigurisht, gjithmonë mund ta zgjasni kohën në pajisje ose përmes një aplikacioni shoqërues, por këto cilësime shtojnë një shtresë të dobishme rezervë mbi rregullat e shtëpisë që aktualisht i keni vendosur.
- Qëndroni fleksibil: Ndonjëherë, nëse nuk jeni të njohur me ritmin e një loje, mund të jetë e vështirë të kuptoni pse “pesë minuta më shumë” është e rëndësishme. Shumë lojëra kursejnë automatikisht progresin, por disa kërkojnë që lojtari të shkojë në një zonë specifike brenda lojës për të kursyer. Ndërkohë, nëse fëmijët tuaj janë në mes të lojës dhe loja është e atillë që luhet në internet, fikja e saj mund të ketë rezultate negative, nga zhgënjimi i miqve dhe shokëve të skuadrës deri te marrja e një ndëshkimi në lojë. “Pesë minuta më shumë” ndonjëherë mund të kthehet në 10 minuta më shumë, dhe herë të tjera mund të duket arbitrare moslejimi i atij 5 minutësh-i, por lejimi i këtyre pesë minutave tregon respekt për “hobin” e fëmijës tuaj dhe lidhjet e tij shoqërore. Kjo tregon se e kuptoni pse është e rëndësishme të arrini një pikë logjike për t’i ndaluar dhe të minimizoni reaksione të padëshiruara nga ata.
- Rivlerësoni vazhdimisht rregullat e kohës para ekranit derisa fëmijët tuaj rriten: Derisa fëmijët tuaj piqen, ju do të dëshironi të rishikoni qasjen tuaj për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Një ditë prej ditësh befas mund të zbuloni se fëmija juaj ka nevojë për më shumë liri veprimi në kohën para ekranit, ndaras nga detyrat e shkollës, detyrat jashtë shkollës, socializimin dhe më shumë. Po kështu, ju mund të shihni gjithashtu zona që nevojitet shtrengim! E gjithë kjo është pjesë e mësimit të fëmijëve tuaj se si të bëjnë zgjedhjet e duhura!
Këshilla për prindërit përreth privatësisë
Mësoni këshilla të thjeshta se si mund t’i mbani të sigurta informacionet personale të fëmijëve tuaj dhe të ndihmoni në menaxhimin e mënyrës se si mblidhen ato, si përdoren dhe si shpërndahen.
Fëmija juaj qoftë duke folur me miqtë në smartfonin e tyre, ose duke lujtur në një lojë Fortnite, në mënyrë të pashmangshme do të komunikojnë dhe ndajnë informacione në internet. Kur përdorni ndonjë pajisje ose shërbim të lidhur me internetin, duke përfshirë edhe lojërat, është gjithashtu e njohur se disa të dhëna do të mblidhen për ta bërë produktin të funksionojë dhe, në disa raste, kompanitë do të mbledhin të dhëna më të gjera për të personalizuar përvojat e lojës, për të ofruar reklama dhe më shumë opsione. E gjithë kjo, mund të ngrejë shqetësime për privatësinë dhe sigurinë. Lajmi i mirë është se duke marrë disa masa të thjeshta, ju mund të vendosni se sa nga informacionet e fëmijëve tuaj mund të mblidhen, përdoren dhe shpërndahen, dhe të luani një rol të rëndësishëm në mësimin e tyre se si të qëndrojnë të sigurt në internet.
- Eksploroni politikat e privatësisë: Privatësia mund të tingëllojë e ndërlikuar, por ekziston një mënyrë e drejtpërdrejtë që mund të zbuloni se si një kompani mbledh, përdorë dhe shpërndanë të dhënat personale. Është “politika e privatësisë“. Çdo shërbim i aktivizuar në internet: qoftë një video-lojë, aplikacion celulari ose platformë sociale, do të ketë një “politikë privatësie” që shpjegon të gjitha informacionet personale që ajo mbledhë dhe përdorl. Mbledhja e të dhënave mund të variojë nga informacioni që zhvilluesi i lojës ka nevojë për ta bërë produktin të funksionojë deri në një grumbull informacionesh personale duke përfshirë emrin e përdoruesit, vendndodhjen, moshën dhe më shumë. ‘’Politikë e privatësisë’ i parashtron këto të gjitha. Shumë kompani të video-lojërave kanë politika “të formës së shkurtër” ose të përshtatshme për fëmijët. Aty kompanitë përmbledhin faktet kryesore që t’ju ndihmojnë të dini se çfarë informacioni merret nga një lojë, ku shkon ai informacion, si përdoret dhe me kë duhet të kontaktoni nëse keni një problem/pyetje. Nëse fëmijët tuaj janë duke luajtur një lojë në një pajisje celulare, ju gjithashtu mund të shikoni Formularin e Sigurisë së të Dhënave të Google ose Etiketat e Privatësisë së Apple për aplikacionet që fëmija juaj dëshiron të luajë. Këto përmbledhje ju lejojnë të shikoni praktikat e privatësisë së një aplikacioni në formate të kuptueshme lehtë përpara se t’u jepni fëmijëve tuaj lejen për ta shkarkuar atë.
- Zgjidhni cilësimet e privatësisë: Të gjitha pajisjet e video-lojërave, duke përfshirë konsolat, ofrojnë një grup kontrollesh prindërore që përfshijnë cilësimet e paracaktuara të privatësisë për fëmijët. Mund të rregulloni cilësimet e privatësisë së konsolave dhe të përdorni funksione të ngjashme në platforma dhe pajisje të njohura për të ndihmuar në mbrojtjen e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve tuaj. Kjo përfshinë cilësimet për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave, si dhe cilësimet se me kë mund të ndajë profilin e tij fëmija juaj dhe kush mund ta kërkojë fëmijën tuaj brenda një loje. Mund të kërkoni gjithashtu cilësime që ju lejojnë të kufizoni opsionet që fëmijët tuaj mund të dëshirojnë të përdorin si: funksionet e bisedës, regjistrimi i zërit dhe mesazheve. Ju mund ta bëni këtë vazhdimisht, derisa fëmijët tuaj rriten dhe fitojnë përvojë në mbrojtjen e vetvetës në internet.
- Vendosni gjithmonë moshat e sakta të fëmijëve tuaj! – Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, e veçanërisht për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) kërkon që kompanitë të ndjekin ligjin federal për mbrojtjen e privatësisë në internet të fëmijëve ( të quajtur: COPPA). Do të thotë se nuk lejohen të mbledhin informacione personale nga fëmijët nën moshën prej 13 vjeçare, pa pëlqimin dhe verifikimin e prindërve. Përtej COPPA-s, shumë shtete kanë ligje të privatësisë që ofrojnë mbrojtje shtesë për adoleshentët. Për shembull, disa i ndalojnë kompanitë të shesin ose ndajnë informacionin personal të adoleshentëve (zakonisht të moshës 13-16 vjeç) pa pëlqimin e tyre ose pëlqimin e prindit ose kujdestarit të tyre. Këto ligje janë në fuqi për të parandaluar mbledhjen dhe shitjen e informacionit të fëmijëve tuaj. Sigurohuni që fëmijët tuaj të kuptojnë rëndësinë e të qenit të sinqertë për moshën e tyre kur u kërkohet ditëlindja e tyre teksa hyjnë në një faqe interneti ose kur regjistrohen për lojëra/pajisje!
- Diskutoni rregullat bazë për lojën në internet: Shumë fëmijë mund të tundohen dhe të shpërndajnë informacione private me shokët e tyre të skuadrës kur luajnë në internet. Mund të duket krejtësisht e pafajshme dhe në shumë raste, është e tillë. Por, disa nga këto informacione mund të përdoren për të gjetur fjalëkalime dhe detaje të tjera të rëndësishme të jetës së tyre apo edhe për të krijuar profile falcon në emër të tyre. Nëse fëmijët tuaj nuk janë duke luajtur me miqtë që i njohin në jetën reale, ata duhet të dinë të mos japin kurrë emrin e tyre të vërtetë, vendndodhjen (shteti, qyteti, emri i rrugës, etj.), shkollën ose çdo gjë që mund të gjurmohet drejt tyre. Për të shtuar një shtresë mbrojtjeje në këto raste, konfiguroni kontrollet prindërore për të siguruar që fëmijët tuaj të mund të komunikojnë në internet vetëm me miqtë dhe familjen e tyre reale kur luajnë lojëra në internet.
- Kërkoni vula të certifikuara të privatësisë ESRB: ESRB Privacy Certified (EPC) është një program përputhshmërie me privatësinë e bazuar në anëtarësim që punon kryesisht me kompanitë në industrinë e lodrave dhe video-lojërave . EPC do të rishikojë produktet e një kompanie (faqet e internetit, aplikacionet, lodrat e lidhura dhe më shumë) për t’u siguruar që ato po zbatojnë praktika të ligjshme, transparente dhe të përgjegjshme të privatësisë, duke përfshirë përputhjen me COPPA-n dhe ligjet shtetërore të privatësisë. Kjo do të thotë që kur shihni një nga dy vulat e EPC-së në faqen e internetit të një kompanie ose në politikën e privatësisë së një loje ose aplikacioni, jeni të sigurt se produkti përputhet me ligjet në fuqi dhe praktikat e privatësisë janë siç duhet dhe të plota.
Menaxhimi i lojtarëve të shumëfishtë në shtëpi
Për familjet me shumë fëmijë të moshave të ndryshme, administrimi i qasjes në video-lojërat e përshtatshme mund të jetë vërtetë një sfidë. Rekomandohet vendosja e rregullave të ndryshme në bazë të moshës për çdo fëmijë. Rekomandohet gjithashtu të siguroheni që fëmijët më të vegjël të mos përdorin llogaritë e vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj ose edhe të prindërve të tyre. Shumica e pajisjeve u mundësojnë prindërve të krijojnë llogari të ndryshme për secilin fëmijë për t’i ndihmuar ata të zbatojnë secilin prej rregullave të tyre.
Këtu janë disa rekomandime të përgjithshme në bazë të moshës:
- NËN 5 VJEÇ
Shanset janë që çdo fëmijë i kësaj moshe do të luajë lojëra vetëm nën syrin vigjilent të një prindi ose kujdestari. Për më tepër, përvojat e bëra për fëmijët tanë më të vegjël, zakonisht përdoren për të edukuar, në vend se thjesht të qenët lojë argëtuese. Megjithatë, sigurohuni që të monitoroni nga afër kohën e lojës dhe t’i përmbaheni rekomandimeve të pediatrit tuaj.
- 5-9 VJEÇ
Tani është koha kur fëmijëve që luajnë duhet tu krijohen llogari individuale për fëmijë. Ju mund të menaxhoni lojërat që luajnë fëmijët tuaj bazuar në vlerësimin e moshës të caktuar nga ESRB-ja, të vendosni oraret e kohës para ekranit, të kufizoni ose bllokoni komunikimin në internet dhe të menaxhoni sasinë e parave që mund të shpenzohen për secilin fëmijë individualisht. Është gjithashtu e rëndësishme të vazhdoni të monitoroni gjëra të tilla si ‘koha e kaluar duke luajtur’ dhe blerjet e bëra.
- 10-12 VJEÇ
Fëmijët e kësaj moshe mund të fillojnë t’i shikojnë video-lojërat si një mjet për t’u shoqëruar me bashkëmoshatarët. Është veçanërisht e rëndësishme të kontrolloni vlerësimin, të menaxhoni nëse/me kë mund të komunikojnë në internet dhe të bllokoni (ose t’i kufizoni) blerjet. Llogaritë e fëmijëve do të vazhdojnë të jenë jetike për t’ju ndihmuar juve që të qëndroni të njoftuar përreth aktivitetit të video-lojërave.
- 13-16 VJEÇ
Fëmijët e kësaj moshe do të ndryshojnë në pjekuri. Loja online do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe fëmijët tuaj mund të dëshirojnë më shumë liri për t’u lidhur me miqtë dhe të huajt në internet. Sigurohuni që të vazhdoni të inkurajoni bisedën rreth lojërave me fëmijët tuaj, duke përfshirë lojërat që ju i konsideroni të përshtatshme, dhe të përshtatni rregullat e shtëpisë tuaj (përfshirë këtu dhe cilësimet e kontrollit prindëror) derisa fëmijët tuaj të shfaqin pjekuri më të madhe.
- 15+ VJEÇ
Prindërit mund të fillojnë të marrin një vend të dytë për gjykimin e fëmijëve të tyre rreth kësaj kohe. Në moshën 17 vjeç, fëmijët tuaj do të fuqizohen të marrin vendimet e tyre për përmbajtjen, si dhe me kë (dhe si) angazhohen me të tjerët në internet. Por, mos u shqetësoni! Ju aktualisht e keni vërtetuar se i kuptoni fëmijët tuaj, se pse ata i duan lojërat dhe me kalimin e viteve do të dëshironi t’i mbani këto biseda tutje të gjalla.
Më shumë këshilla
Inkurajoni fëmijët të dalin nga llogaritë e tyre individuale (fëmijërore) kur të kenë mbaruar së luajturi video-lojëra. Në këtë mënyrë, fëmijët më të mëdhenj mund të luajnë përmbajtje që u lejohet ta luajnë pa e lënë aksidentalisht të qasshme për vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël. Nëse konzolat e video-lojërave janë në një hapësirë të përbashkët si dhoma e ndjenjës, mund të caktoni një rregull shtëpie për tu siguruar që fëmijët më të vegjël të mos hyjnë në një lojë që nuk janë pjekur mjaftueshëm për ta parë. Fatmirësisht, të gjitha pajisjet moderne kanë aftësinë për të lidhur kufjet, kështu që nëse në një lojë ka gjuhë të ashpër ose biseda vulgare, ua caktoni fëmijëve më të madhenj që të mbajnë kufje dhe kështu siguroheni që të vegjlit të mos dëgjojnë audio potencialisht të papërshtatshme/vulgare.
Solli në gjuhën shqipe: Prinderimi.com