Me siguri ju keni menduar rreth llojit të lindjes që mendoni se do t’ju përshtatej, një mënyrë që do t’ju lehtësonte dhimbjet, apo duke pluskuar në pishinë ose diçka e tillë.
Në të vërtetë ia vlen që të shpenzosh kohë për të bërë hulumtime të tilla. Planifikoni gjithçka që mendoni se do t’ju ndihmonte për ta bërë më të dëshirueshme dhe më pak traumatike lindjen, sepse kjo do t’ju ndihmojë ju dhe fëmijën tuaj të keni një fillim të mbarë.
Jam e sigurt që keni dëgjuar gjithashtu edhe për histori të grave që kanë lindur jo sikurse e kishin planifikuar. Një lindje me opera- cion mund të mos ketë qenë e mundur, sikurse edhe një lindje e planifikuar natyrale mund të përfundojë me prerje cezariane urgjente. Planifikimi i lindjes do t’ju ndihmojë që të ndiheni sa më pranë mënyrës suaj të dëshiruar të lindjes, por gjithmonë duke qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e mundësisë së ndryshimit të pritshmërive. Është njësoj si të jeni duke planifikuar jetën që do të dëshironit të kishit: gjithçka që mund të bëni është ta drejtoni timo- nin në kahun që dëshironi të shkoni, por gjithmonë duke qenë të vetëdijshëm që gjatë rrugës mund të hasni ndryshime të cilat nuk mund t’i kontrolloni.
Kur isha shtatzënë, doja të kisha një lindje të qetë, natyrale dhe të lehtë, kështu që bëra një plan në përputhje me këto dëshira. Po, do të kisha dashur shumë që të ishte ashtu, por lindja e vajzës sime doli jashtë pritshmërive të mia. Rrahjet e zemrës së foshnjës u ngadalësuan (kordoni ombelikal ishte mbështjellë tri herë rreth qafës së saj), kështu që lindja duhet të vazhdonte dhe foshnja duhet të nxirrej jashtë menjëherë nëpërmjet tërheqjes me vakuum. Megjithatë, shumë planifikime për një lindje të lehtë kanë rezul- tuar të suksesshme.
Foshnja ime iu nënshtrua kujdesit intensiv mjekësor. Përjetova një ndjesi humbjeje për faktin që si ajo, ashtu edhe unë, humbëm mundësinë për të pasur së bashku kontaktin e drejtpërdrejtë fizik, lëkurë me lëkurë, për të cilin unë besoja se ishte shumë i rëndë- sishëm (dhe ende e besoj këtë). Por fundja, ishim të dyja gjallë. Rezultoi që ajo ishte shumë mirë, por gjithsesi masat parandaluese ishin marrë sepse edhe mund të kishte pasur probleme. Sapo arrita që të qëndroja në këmbë shkova dhe e takova vajzën time. Sado që stafi mjekësor u përpoq të më ndalonte, nuk mundën të më largonin prej andej. E kam rrëfyer shumë herë këtë histori sepse kisha nevojë ta tregoja, ngaqë e kam përjetuar lindjen e saj në mënyrë shumë traumatike. Vetëm tani, njëzet e pesë vjet më pas, arrij ta tregoj këtë histori pa u bërë emotive (por gjithsesi është dashur të kalojë shumë kohë).
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”