Ekspertët e psikologjisë së fëmijëve paralajmërojnë prindërit mbi pasojat e rënda që disa forma të ndëshkimeve mund të kenë mbi zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve. Ndër ndëshkimet më të dëmshme janë:
- Ndëshkimi fizik: Nuk kërkon shumë shpjegim. Çdo formë ndëshkimi fizik krijon traumë, frikë dhe mund të çojë në dëmtime të pakthyeshme në vetëvlerësimin e fëmijës.
- Kërcënimet për braktisje: Kërcënimi për t’i lënë vetëm ose për t’u larguar i bën fëmijët të ndihen të pasigurt dhe krijojnë agresivitet të shtuar dhe pasiguri afatgjatë.
- Heqja e dhuratave: Një herë që një dhuratë i është dhënë fëmijës, është e tij. Tërheqja e saj si formë ndëshkimi prish besimin dhe krijon pasiguri.
- Britmat: Ndonëse ndonjëherë mund të duket si reagim i natyrshëm, britmat e shpeshta dhe të vazhdueshme ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijës dhe çojnë në frikë të brendshme.
- Thyerja e premtimeve: Premtimet e thyera në momentet kur fëmija sillet keq krijojnë zhgënjim dhe i dëmtojnë lidhjet emocionale që prindi ka me fëmijën.
- Mbyllja në një dhomë: Izolimi si ndëshkim nuk është zgjidhje. Mungesa e komunikimit dhe izolimi ndikojnë në mënyrë të dëmshme në zhvillimin social dhe emocional të fëmijës.
- Injorimi i individualitetit: Kur prindërit ndërpresin komunikimin me fëmijën nga zemërimi, fëmija ndihet i braktisur dhe përjeton ndjenja të thella pasigurie dhe vetmi.
- Mosrespektimi i pronës së tyre: Shprehje si “Nuk e ke blerë ti, ndaj po ta marr” shkatërrojnë respektin e fëmijës për veten dhe ndjejnë mungesë kontrolli mbi jetën e tyre.
- Turpërimi publik: Ndëshkimi i fëmijës përpara të tjerëve krijon plagë të thella psikologjike dhe ndikon në vetëvlerësimin e tij për periudha të gjata kohore.
Këto forma ndëshkimi janë të rrezikshme dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për t’i shmangur, duke zgjedhur metoda të ndërgjegjësimit dhe komunikimit që ndihmojnë në rritjen e një marrëdhënieje të shëndetshme me fëmijën e tyre.
Burimi: Preschool Learning App
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.