Duket se në platformën TikTok po qarkullon një sfidë e re, për të cilën të rinjtë shqiptarë duhet të kenë kujdes.
Paralajmërimi vjen nga kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, e cila në rrjetet e saj sociale ka lëshuar një njoftim për prindërit dhe adoleshentët.
Sfida, nga e cila, në Rumani, dhjetëra adoleshentë kanë përfunduar në spital, me fraktura të rënda, quhet “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen e njërës dorë përpara, ashtu si personazhi i fëmijëve, Supermeni, për të kapur ose jo, nga miqtë që rezultojnë të jetë nxënës të mitur të shkollave fillore.
Sfida mori përmasa të gjera edhe në plotë shkolla të Kosovës, nga të cilat raportohen raste të shumta, kryesisht në shkollat fillore. Nuk raportohet për nxënës të lënduar, megjithëse sfida ende vazhdon:
“Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur “Sfida e Supermenit”.
Lexo poashtu:
Vëmendje prindër: Sfida e rrezikshme ‘Superman’ në TikTok, përhapet në të gjitha shkollat në Kosovë
Prindër kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun pas tendencave të tilla në internet! Fëmijë dhe adoleshentë, mos bini pre e sfidave të tilla.
Përveç rrezikimit të shëndetit dhe shpeshherë jetës, nuk ka asgjë argëtuese në to ”, thuhet në paralajmërimin e AMA-së.