Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore të hënën temës së “Dhunës me bazë gjinore”.
Lushtaku-Sadriu, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se ky vendim është ndërmar për shkak të vetëdijësimin e nxënësve.
“Ora e parë e mësimit nesër- Kundër dhunës me bazë gjinore”
Me qëllim të vetëdijësimit të nxënësve, kam marrë vendim, që të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së ‘Dhunës me bazë gjinore’”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që nesër fillonë Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.