Një grua ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një person i panjohur e një tjetër raportohet se është zhdukur në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja e dhunimit ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në hetime.
“Më 19.11.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport
Në anën tjetër sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i zhdukjes së një vajze të mitur ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Prizren 19.11.2024 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.