Psikoanalisti Adam Phillips thekson se nevoja për të qenë të lum tur, gërryen jetën tonë. Jeta e gjithsecilit prej nesh përbëhet nga dhimbjet dhe kënaqësitë. Nëse ne përpiqemi që ta asgjësojmë dhimbjen apo ta zëvendësojmë atë me kënaqësinë, ose ndryshe ta privojmë ose shpërqendrojmë veten ose dikë nga kjo ndjenjë, atëherë në nuk do të jemi në gjendje që të mësojmë ta pranojmë dhe rrjedhimisht as ta përmirësojmë atë gjendje.
Shpesh njerëzit kanë qëllime në jetë dhe hamendësojnë se për- mbushja e këtyre qëllimeve do t’i bëjë ata “të lumtur”. Ndonjëherë rezulton e vërtetë, por përgjithësisht ndodh që pritshmëritë tona mbi faktorët që do të na bënin të ndiheshim të kënaqur në jetë, janë të gabuara. Në mënyrë të pavetëdijshme, ne mund të tërhi- qemi nga pamjet e buzëqeshura, të qeshurat, njerëzit tërheqës, nga ndërtesat dhe makinat e mrekullueshme, objektet e bukura, dhe këto pamje na kushtëzojnë të supozojmë se kjo është ajo që duam, madje pa qenë e nevojshme ta artikulojmë me fjalë. Në përditshmëri nuk reklamohen pamjet e njerëzve të zakonshëm që luftojnë gjendjet e këqija shpirtërore, duke mësuar të pranojnë dhimbjen e pashmangshme, në mënyrë që të gjejnë spontanitetin dhe kënaqësinë.
Ekziston një e vërtetë universale që duhet pranuar: kur përpi- qeni të bllokoni ndjenjat “negative”, ju fshini gjithashtu edhe ato pozitivet. Terapisti Jerry Hyde thotë: “Emocionet nuk funksio- nojnë si të ishin një panel kontrolli, ku mund të shuani ndjenjën e trishtimit dhe të dhimbjes dhe të ndizni ato të lumturisë dhe gëzi- mit. Ato funksionojnë vetëm si sistem audio. Nëse ulni njërën prej këtyre emocioneve, ulen të gjitha.”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”