Frika ndaj suksesit (Perfeksionizmi)
Nëse është hera e parë që dëgjoni për frikën ndaj suksesit, me shumë mundësi kjo mund t’ju duket një marrëzi e mbase në heshtje po thoni: “Ky njeri duhet të jetë çmendur! Pse të ketë frikë njeriu nga suksesi?”
Keni të drejtë, askush nuk mendon me ndërgjegje se suksesi është diçka për t’u pasur frikë. Por, disa prej nesh në thellësinë e ndërgjegjes ndiejnë se kjo frikë është e fshehur.
Frika ndaj suksesit është një frikë mjaft e përhapur.
Megjithëse tregoni shumë kujdes e përpiqeni, vonoheni në takime.
Nuk arrini t’i mbaroni punët e i lini për ditën e nesërme.
Nëse ju frikëson afrimiteti;
Nëse jeni perfeksionistë;
Nëse shtyni gjërat në jetën tuaj dijeni se keni frikë nga suksesi. Për të pasur frikë nga suksesi nuk është e nevojshme të rendis gjithë pikat e mësipërme, edhe njëra prej tyre mjafton për të treguar frikën ndaj suksesit.
Kur jeni të suksesshëm, mund të mos kemi besim te vetja për të qenë edhe më të suksesshëm. Po nëse suksesi i arritur është maksimumi i suksesit tonë? Po nëse tërheqim shumë vëmendje kur jemi të suksesshëm dhe të gjithë sekretet na dalin në shesh? Po nëse rreth nesh shtohen njerëzit që presin nga ne? Po nëse nuk e shohim veten të denjë për të qenë të suksesshëm?
Të gjithë dëshirojmë një jetë të përmbushur me sukses në jetën private, në punë dhe jetën sociale. Por pa e vënë re nënvetëdija jonë na saboton. Një sukses që mendojmë se nuk e meritojmë, mund të na frikësojë. Kjo është e pashmangshme, nëse gjendemi në një ndjenjë intensive të mungesës së vlerës. Nëse në fëmijëri kemi ndier se nuk kemi vlerë e nuk na kanë dashur, kjo ndjesi do të na shfaqet përballë edhe në maturi. Ne na frikësojnë gjërat për të cilat mendojmë se nuk jemi të denjë.
Nën frikën e dështimit qëndron ndjenja e pamjaftueshmërisë, ndërsa nën frikën e suksesit, ndjenja e mungesës së vlerës.
Të dyja këto lloje frike mund t’i tejkalojmë duke u vënë në lëvizje. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është të guxojmë pavarësisht frikës që kemi.
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”