Komuna e Vitisë ka publikuar agjendën e aktiviteteve për festën e flamurit kombëtar në Shqipëri, 28 nëntorin.
Sot me 27 nëntor, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat do t’i kushtohet 28 nëntorit.
Në vazhdën e aktiviteteve, nesër me 28 nëntor, do të mbahet seanca solemne në sallën e Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 9:30.
Ndërsa, në orën 10:00 do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Po ashtu, në orën 12:00, do të mbahen aktivitetet sportive Sh.F “Kosova”, Sh.F “Komanova”.
Dhe krejtësisht në fund, aktivitetet do të përmbyllen me koncertin festiv, në sallën e koncerteve me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/