Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të pajisjeve të ndryshme dhe inventarit. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në shkollën fillore në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe u denoncua sot nga drejtori, raporton Gazeta Sinjali.
Hajni ka hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren dhe sallën e arsimtarëve dhe ka depërtuar brenda pa u penguar, kjo pasi objekti gjate natës nuk ka roje për shkak se ka kamera të sigurisë.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka arritur t’i vjedhë katër ditarë të klasave të ndryshme dhe të zhduket me shpejtësi, por që gjithçka është regjistruar në pamjet e kamerave.
Pasi u zbulua sot incidenti, drejtori i shkollës ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar rastin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”/GazetaSinjali/
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.