Fillo prej vetes!
Mos prit që të tjerët të besojnë atë që beson ti. Vazhdo, se vazhdimësia jote të paktën do t’i bëjë të ta lirojnë rrugën.
Çudia e këmbëngulësisë! E ke vënë re kur ke nisur të bësh diçka, çka do qoftë, e zëmë se je nisur për të vizi- tuar një mik. Por, të ka dalë një njeri rastësisht në rrugë dhe pasi të ka përshëndetur, të ka rrëfyer ndonjë lajm të keq për mikun që je nisur ta vizitosh. Ti e do atë mik- un, por lajmi që ke dëgjuar, të ka sjell dëshpërim; pasi ai ka thënë fjalë të pavërteta ndaj teje, ka paragjykuar keq për ty. Megjithatë, ti këmbëngulë në nismën tënde; do ta vizitosh se s’bën! Duke ecur rrugës të vijnë në kujtesë respekti dhe dashuria që ke pasur për të, e kujton mbro- jtjen ndaj tij kur ke qenë në shoqërim me të tjerë, с thua: unë e kam mbrojtur në vetmi dhe nuk e kam par- agjykuar, po edhe sikur ta kem paragjykuar ndonjëherë, nuk ia kam thënë njeriut!
Nejse, ti ashtu i zhytur në kujtime, të zhytet edhe kë- mba në baltë. Miku që do vizitoje, të kalon pranë por bëhet sikur nuk të ka vënë re. Ke dy zgjidhje në dorë: ose t’i thuash, e vërtetë ajo që dëgjova, ose, t’i thuash, secili njeri gabon, edhe unë jam gabimtar!
Duke qenë këmbëngulës për të mos triumfuar e keq- ja me të keqen, ia dërgon një dhuratë a urim, për t’ia bë- rë me dije se nuk të ka armik, por mik, e për t’ia pastr- uar zemrën dhe mendjen nga mendimet e liga. Ai njeri, i drejtohet Zotit me pendim dhe falje, kështu nga një mik që kishe, do fitosh më tepër, pasi i njëjti njeri që dje fliste kundër teje në vetmi, edhe pse ti e konsideroje mik, do të ndryshojë mendimet dhe do ia nis të flas mi- rë, e gjithsecili që e dëgjon, bëhet mik i yti, edhe pse ti nuk i njeh ata se kush janë.
Autor: Anvi Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com