Pyetje:
Mësuesi im i edukatës fizike më prek. Para kësaj, ai më ngrehte veshin; në fillim e bënte këtë kur nuk dija asgjë. Por dje ishte e tmerrshme – ai kaloi shumë kohë duke më prekur gjoksin dhe më tha që mos t’i tregoj askujt. Se do të bëhet më keq. Dhe nuk di se çfarë duhet të bëj. A duhet t’i tregoj mamit? Çfarë ndodh pastaj?
Përgjigje:
Përshëndetje,
Na vije shumë keq që po kaloni këtë situatë të vështirë. Është e rëndësishme të veproni për t’u mbrojtur dhe për të siguruar mbështetje. Ndoshta ju tingëllon pak e rënde kjo shprehje mirëpo sjelljet e tij flasin qartazi se ai po bën një veprim të tillë. Me përkufizimet me të reja, një sjellje e tillë mund të hy edhe në kategorinë e abuzimit seksual, e cila dënohet rëndë me ligj.
Këtu janë disa hapa që mund të ndiqni:
Mbroni veten: Mos lejoni mësuesin tuaj të vazhdojë me këto veprime. Kur ai tenton të ju prekë në mënyrë të papërshtatshme, bëni të qartë që nuk e lejoni këtë dhe largohuni nga situata sa më shpejt që të jetë e mundur.
Tregojuni familjes tuaj: Është shumë e rëndësishme të ndani këtë informacion me personat tuaj më të besuar, siç është mamaja dhe babai juaj. Ata janë burim mbështetjeje dhe të ndihmojë për të marrë masa.
Menjëherë njoftojeni menaxhmentin e shkollës: Synoni ta njoftoni drejtorin e shkollës, në mungesë të tij njoftojeni këdo prej menaxhmentit të shkollës.
Kërkoni ndihmë ligjore: Ju gjithashtu mund të mendoni për të njoftuar policinë bashkë me prindërit, ose konsultojeni familjen për të marrë edhe një avokat i cili bën padinë dhe ju ndihmon me hapat e mëtutjeshëm apo mund të kërkoni përkrahje ligjore nga organizatat për ndihmë juridike falas, ato mund t’ju udhëzojnë në lidhje me hapat ligjorë që mund të ndiqni.
Kontaktoni organet kompetente: Nëse ndjeni që jeni në rrezik, mund të kontaktoni policinë ose organet e tjera të sigurisë për të marrë mbrojtjen dhe mbështetjen e menjëhershme.
Kërkoni mbështetje shpirtërore dhe psikologjike: Këto përvoja janë shumë të rënda dhe ju mund të ndiheni më mirë duke folur me një këshilltar apo terapist për t’u ndihmuar në trajtimin e ndjenjave dhe stresit të shkaktuar nga kjo situatë.
Nuk është faj juaj dhe ju keni të drejtën për tu ndihmuar dhe për tu mbështetur. Kujdesuni për veten tuaj dhe kujdesuni që të siguroni mirëqenien tuaj mendore dhe fizike e poashtu edhe sigurinë tuaj.
E kam parasysh që e keni të vështirë që të flisni me dikë për atë që ju ka ndodhur, por besoj se është hapi i duhur para se të merret ndonjë veprim tjetër nga ana e mësuesit, përsëritja e të njëjtës vepër apo ai mund të shkoj edhe më larg. Një veprim i tillë nuk guxon të përsëritet dhe ju duhet të provoni të shmangni çdo situatë të tillë derisa të gjeni forcën për të biseduar më dikë (shpresoj që këtë gjë ta bëni sa më shpejtë të jetë e mundur).
Kërcënimi është njëra nga format e presionit që abuzuesit iu bëjnë viktimave, kështu që edhe mësuesi yt po bën të njëjtën gjë më juve. Provo të gjesh forcën dhe mënyrën e duhur për të biseduar me mamin ose dikë tjetër më të rritur.