Për t’i ndihmuar nxënësit e hershëm të fillores që të menaxhojnë emocionet e forta, provoni ushtrime të frymëmarrjes dhe tregoni se si të menaxhoni ndjenjat mbizotëruese.
Ndjenjat e forta, ndonjëherë dërrmuese, mund të jenë të vështira për t’u përmbajtur, veçanërisht për nxënësit tanë më të vegjël. Në tre vitet e fundit, shumë prej tyre kanë përjetuar vështirësi – humbje, pikëllim, izolim, pasiguri ushqimi dhe strehimi – dhe pasojat në shkollë ende po vazhdojnë.
Natyrisht, të punosh me ndjenja të forta dhe çrregullime në fillim të shkollës fillore nuk është asgjë e re. Nxënësit tanë nga parashkollori deri në klasën e dytë kanë ardhur gjithmonë tek ne të mbushur me emocione, duke sjellë gjithashtu nervozizmin, frikën, ankthin dhe frustrimet e tyre në klasë. Të pa-adresuara, ndjenjat e forta dhe energjia e nervozizmit mund të bëhen virale, me fuqinë për të përçarë një klasë në pak minuta ose edhe më pak.
Pra, çfarë të bëni? Si t’i ndihmojmë nxënësit tanë të vegjël të ndihen të sigurt, të edukuar dhe të lidhur në shkollë? Çfarë aftësish dhe praktikash mund të prezantojmë ne që ata të mësojnë të mbajnë vetën në tokë dhe akademikët të lulëzojnë?
TEKNIKAT E TOKËZIMIT MULTISENSOR (shumëndijor)
Së pari, ne duhet të sigurohemi që të ruajmë qendrën tonë dhe të qëndrojmë në “tokë”. Si mësues, ju jeni termostati (jo termometri) në klasën tuaj. Ju vendosni tonin. Pra, kur gjërat përshkallëzohen rreth jush, ndjeni këmbët tuaja në tokë, merrni frymë thellë, fërkoni gurin që mbani në xhep për raste të tilla, ose merrni një erë nga ajo shishe me vaj esencial qetësues. Ju gjithashtu mund të përdorni vetë-bisedë qetësuese, si “Unë e kam këtë” dhe “Lehtë e bëj këtë”. Sipas hulumtimit, duke i dërguar mesazhe vetes në heshtje mund ta riformulojmë historinë në kokën tonë dhe të zbehim përgjigjen ndaj stresit të trurit.
Merrni parasysh të ndani praktikat tuaja me nxënësit në këtë moment; ndërsa ndjeni se presioni i gjakut po rritet, mund të emërtoni ndjenjat tuaja të forta. Modeloni dhe bisedoni nxënësit me disa frymëmarrje me pesë gishta (apo yll deti) ndërsa shprehni veten. Ftojini nxënësit të marrin frymë së bashku me ju ndërsa i ulni ndjenjat e të gjithëve në disa nivele. Dhe nëse frymëmarrja multisensore nuk është gjëja juaj, merrni parasysh modelimin e të folurit me veten ose relaksimin progresiv të muskujve. Çfarëdo që është ajo që funksionon për ju, ndajeni atë. T’u bësh të ditur të rinjve se ne, si të rritur, përjetojmë gjithashtu ndjenja të forta—dhe se kemi mënyra për t’i tejkaluar ato—është diçka e fuqishme.
Bëni një praktikë të kuptueshme që nxënësit të përdorin kur ecuria bëhet e vështirë. Ata nuk e quajnë atë një “praktikë” për kot . Fillimi i ditës në shkollë me disa frymëmarrje yje deti, ylberi ose gjarpëri mund t’i ndihmojë studentët të mësojnë se si të qetësohen dhe të përqendrohen. Disa mësues me të cilët punoj shtojnë lëvizje qetësuese (yoga,pilates, ushtrime). Ndërsa nxënësit zhvillojnë një praktikë që funksionon për ta, ata mund t’i kthehen më lehtë asaj në momentet kur ndjenjat e forta kërcënojnë t’i pushtojnë.
E keni përçuar ndonjëherë qetësinë?
Kjo praktikë magjike u nda me mua nga një mësues parashkollori, z. Holifield, vite më parë. Ai do t’i kupësonte duart (i bënte duar bashkë si një filxhan apo mbajtëse) dhe do të fliste me një pëshpëritje të qetë se kishte qetësi. Ai shikonte në duart e tij dhe tundte kokën i emocionuar. Nxënësit ngriheshin dhe zgjatëshin për të parë se çfarë po ndodhte. Emocioni i përmbajtur i zotit Holifield ishte ngjitës dhe ndërsa ai i bëri nxënësit të përçonin qetësinë përgjatë rrethit, emocioni i tyre i zhurmshëm dhe i parregulluar u qetësua. Z. Holifield ishte gjithmonë termostati i klasës.
Krijoni një ambient qetësues.
Luajtja e muzikës së qetë dhe ritmike në klasën tuaj është një mënyrë tjetër për të qetësuar qëllimisht shqisat. Dritat fluoreshente të klasës mund të aktivizohen, prandaj mendoni t’i errësoni ato; ose, nëse është e mundur, mbështetuni në dritën natyrale ose futni burime më të ngrohta drite. Një herë kam punuar me një mësuese që përdorte vajra esenciale qetësues në klasën e saj. U sigurova që të futesha gjithmonë kur ecja pranë klasës së saj, duke marrë frymë thellë, përpara se të vazhdoja rrugën time përsëri.
Ndërtoni një kënd (qosh) paqeje.
Pasi t’i keni prezantuar nxënësit tuaj me teknikat e përqendrimit dhe tokëzimit, këndet apo qoshet e paqes mund t’u ofrojnë atyre një vend për të praktikuar. Për të filluar, kërkojuni nxënësve të vizatojnë këndin e tyre të qetë dhe të diskutojnë se çfarë është në këndin e tyre që e bën atë të qetë. Më pas, shikoni përreth klasës dhe vendosni së bashku se ku mund të shkojë një kënd paqeje. Gjithashtu pyesni nxënësit për mjetet që përdorin për të qetësuar veten. Gjëra të tilla si: Letër dhe shkumësa me ngjyra për të vizatuar apo për të bërë shkarravinë? Libra për ndjenjat? Ndoshta një kavanoz me shkëlqim? Zbukuroni hapësirën së bashku duke përdorur vepra artistike të nxënësve. Pasi të jetë gati, vërini nxënësit ta vizitojnë me radhë, duke theksuar se ne të gjithë kemi momente në të cilat duhet të mbledhim veten, duke përfshirë edhe neve të rriturit.
Të mësuarit social dhe emocional (SEL) është çelësi.
Si mësues, ne e dimë se mësimi i aftësive të nxënësve është i rëndësishëm. Siç është edhe praktika. Merrni parasysh prezantimin në rrethin e bisedimit (circle time) për t’i ftuar nxënësit të ndajnë historitë dhe këndvështrimet e tyre ndërkohë që ata praktikojnë dëgjimin e vëmendshëm dhe presin me durim radhën e tyre. Ndërsa pjesa e të folurit shkon përreth, nxënësit krijojnë lidhje me nxënës të tjerë, ndihen më pak të vetmuar dhe janë në gjendje të kuptojnë më mirë se nga vijnë bashkëmoshatarët. Lidhjet, ndjeshmëria dhe aftësitë që nxënësit ndërtojnë në rreth mund të shfrytëzohen kur futen në një mosmarrëveshje ose grindje. Të udhëhequr me shkathtësi nga të rriturit në fillim, nxënësit mësojnë se si të zgjidhin problemet dhe të riparojnë dëmet. Me praktikë, nxënësit mund të fillojnë të organizojnë vet rrethet e tyre, duke përdorur pjesën e të folurit për të moderuar bisedat sfiduese.
Pra kjo është. Mund të duket shumë, dhe ne tashmë po merremi me shumë gjëra këto ditë. Thjesht merreni shtruar, një hap në një kohë. Reflektoni dhe mësoni me nxënësit tuaj. Shihni se çfarë funksionon dhe vazhdoni të ndërtoni.
Burimi: Edutopia.org
Autori: Marieke van Woerkom
Përktheu: Qendresa Lajqi, Prindërimi.com