Një tregim me një përfundim të mirë
Fëmijët ndërveprojnë shumë me tregimet që i dëgjojnë dhe kur fëmija është pesë vjeçar, ai nuk di të dallojë midis asaj që është fakt dhe asaj që është fantazi. Ata çdo gjë që e dëgjojnë e marrin seriozisht, andaj treguesi duhet të ketë kujdes në zgjedhjen e një tregimi në të cilin e mira triumfon ndaj të keqes, i forti ka mëshirë ndaj të dobëtit, shtypësi heq dorë nga zullumi dhe gjynahqari pendohet për gjynahet e tij.
Kjo ndihmon fëmijën të ketë një gjumë të qetë dhe të thellë. Një gjë tjetër që duhet të kihet parasysh është se kur u rrëfejmë një tregim fëmijëve, në të kemi një hero ose disa heronj si personazhe. Ata heronj do të nguliten në memorien e fëmijës. Fëmijët lidhen shumë me ta dhe i marrin si shembuj në jetë.
Gjendet një arsye tjetër që tregimi të ketë një fund të lumtur. Fëmijët do të ndihen të kënaqur dhe të sigurt kur heroi triumfon dhe është i lumtur.
Të mos harrojmë se fëmijëve u pëlqejnë befasitë, kështu tregimi duhet të mbarojë me zgjidhjen e një misteri, ose me qartësimin e një gjëje të paqartë. Përndryshe, tregimit do t’i mungojë një element themelor i ngazëllimit dhe tërheqjes.
Një tregim imagjinar
Një synim i tregimit para gjumit dhe i të gjitha tregimeve duhet të jetë stimulimi i mendjes së fëmijës, nxitja e imagjinatës së tij dhe i kërshërisë së tij. Për të bërë që kjo të ndodh, treguesi duhet të bëjë disa gjëra: të ndalet herë pas here, të pyes për shembull se çka do të bëjë heroi, çfarë rruge do të zgjedh ose cili do të jetë fundi i pritur i tregimit. Prindi mund ta ndihmojë fëmijën, duke i dhënë disa opsione prej të cilave do të zgjedh ose prindi mund t’ia lë fëmijës të dalë me një zgjidhje.
Si shembull, nëna po u rrëfen fëmijëve një tregim për Ahemdin, një nxënës i shkollës së mesme. Ajo po u flet për jetën e tij. Gjatë tregimit nëna mund të ndalet dhe t’i pyes fëmijët. “A do të vazhdojë Ahmedi shkollimin e tij? A do të gjej një punë? A do t’i bashkohet forcës ushtarake? Ose ndoshta do të gjej një punë, mirëpo do të vazhdoj edhe studimet?” Pra të bëhen pyetje të tilla, të cilave fëmija duhet t’u përgjigjet me vetëbesim. Ai gjithashtu do të ndjej pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet, do t’i stimulohet aftësia imagjinare dhe aftësia për të menduar për alternativa të shumëllojshme. Kur fëmija të bëhet 11 vjeçar, babai dhe nëna mund të shfaqin më tepër vetëbesim në forcën e tij mendore. Ata do t’ia tregojnë pjesën e parë të tregimit dhe do të ndalen aty për t’i lënë fëmijës të imagjinojë një fund të përshtatshëm, pastaj të tregojë atë të nesërmen.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”