Mbrojtja e adoleshentëve nga prishja e moralit
Sot jetojmë në një epokë të rënies së vlerave morale ku joshjet seksuale janë të llojllojshme dhe tërheqëse, ku shumë njerëz insistojnë në kënaqjen e menjëhershme të epsheve dhe tekave, kur materialet pornografike janë shumë të rëndomta në shumë kanale satelitore dhe në internet dhe kur mënyrat e komunikimit midis meshkujve dhe femrave adoleshente janë shumë prezente dhe të rëndomta.
Padyshim se tërë kjo ka rezultate në prishjen e moralit dhe në dobësimin e vetëpërmbajtjes të dy gjinive. Natyrisht se tërë shoqëria është përgjegjëse për mbrojtjen e adoleshentëve nga prishja e moralit, mirëpo është fakt i patjetërsueshëm se prindërit kanë rol primar. Këtë duhet ta bëjnë ata sepse janë pikërisht kujdestarët e tyre, të cilët më së shumti brengosen për ta, kanë autoritet ndaj tyre dhe i njohin më së miri nevojat dhe tiparet e tyre. Në vijim po i jep disa sugjerime për të siguruar adoleshentët nga rreziqet e përmen- dura më lartë:
1. Më herët prishja e moralit ka ndodhur jashtë shtëpisë, mirëpo tani ka hyrë në çdo shtëpi dhe në çdo dhomë, madje edhe në dhomat e gjumit. Për rrjedhim, ne nuk mund të sigurojmë mbrojtjen morale për fëmijët tanë përveç nëpërmjet një atmosfere të familjes, të cilën e përshkon dashuria, mëshira, komunikimi efektiv dhe ndarja e gjërave. Në një atmosferë të tillë fëmijët, djem dhe vajza do të ndihen shpirtërisht dhe emocionalisht të kënaqur.
“Studime të panumërta kanë treguar se motivi i shumë adole shentëve, djem dhe vajza për të kërkuar afrimin me gjininë tjetër, është dëshira për të kompensuar etjen emocionale që ka ardhur, si rezultat i trajtimit të thatë në shtëpitë e tyre. 2. Shpesh ndodh që të rriturit të zgjojnë kuriozitetin e fëmijëve dhe adoleshentëve për çështjet seksuale kur bashkëbisedimet e tyre me vizitorët janë të mbushura me shaka dhe përmendje të tërthorta të temave seksuale. Kjo do të ndez lakminë e adoleshentëve dhe adoleshenteve për të zbuluar sekretet e gjinisë tjetër. Prandaj le të bëjmë kujdes për këto çështje.
3. Shumë adoleshentë sot, ndonëse vijnë nga familje muslimane, vuajnë nga zbrazëtira shpirtërore. Kjo vjen për shkak të kujtimit të vogël të Allahut dhe të botës tjetër. Përveç kësaj, ata adoleshentë kanë interesim shumë të cekët intelektual. Ata janë njerëz pa synime dhe aspirata. Ata pothuajse nuk kanë interesim në çështjet e Umetit ose të shtetit të tyre. Ata madje as nuk vënë re vështirësitë e baballarëve të tyre në fitimin e jetesës së familjes. Një vakum i tillë i shtynë të mendojnë për çështjet seksuale.
Nga kjo nxjerrim në përfundim se me shtimin e përvojës shpirtërore të adoleshentëve dhe me preokupimin e tyre me çështje superiore, mund të zvogë- lojmë rreziqet e dobësimit të moralit të fëmijëve. Mbrojtja e vërtetë është në zhvillimin e një rrjeti shoqëror që do të përfshinte të gjithë vepërmirët, në media, edukim dhe në familje; bashkimi i forcave për t’i mbrojtur adoleshentët nga problemet e shthurjes seksuale, drogës dhe ambicieve të ulëta për shkollim.
4. Mbledhja e adoleshentëve dhe adoleshenteve në ndonjë gosti është sikur t’i hedhësh benzinë zjarrit. Për rrjedhim, ne kemi shumë nevojë të shmangim atë dhe t’i rezistojmë aq sa kemi mundësi.
5. Të jesh i vëmendshëm me lëvizjet e të birit tuaj jashtë shtëpisë. Vendet e dyshimta dhe të infektuara po shtohen me shpejtësi. Përveç lutjes ndaj Allahut për mbrojtjen e tyre, garancia e vërtetë për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga ato vende është duke ngritur nivelin e tyre. Mirëpo kjo nuk do të thotë se prindërit të mos jenë syçelur dhe të kujdesshëm.
6. Është më mirë që dhoma e adoleshentëve të jetë pa radio, televizor ose internet. Këto gjëra i nxisin të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e familjes dhe mund të shpijnë në përkeqësimin e moralit të tyre. Mirëpo, e para dhe e fundit, ne nuk mund të bëjmë pa e lutur Zotin vazhdimisht për t’i udhëzuar dhe mbrojtur fëmijët tanë.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)