MAShTI prezantoi Udhëzuesin për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrin Taulant Kelmendi morën pjesë në prezantimin final të Udhëzuesit për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve konkretisht vlerësimin e brendshëm për vazhdim/përtëritje të licencës së karrierës dhe njoftimet për procesin e licencës së avancuar.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, kjo është një ngjarje e rëndësishme, e cila e shtynë përpara procesin e licencimit të mësimdhënësve.
Ministrja Nagavci bëri të ditur se, ky Udhëzues ka rëndësi të veçantë për procesin e vazhdimit/përtëritjes të licencës së karrierës së mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar, dokument i cili është hartuar nga Ministria e Arsimit, me bashkëpjesëmarrje, mbështetje dhe kontribut të akterëve të shumë të cilët kanë kontribuar në këtë proces.
Nagavci theksoi se, Qasja e ndjekur në përgatitjen e këtij udhëzuesi, ka referencë hierarkinë e politikave arsimore që rregullojnë dhe lidhen me zhvillimin e mësimdhënësve në karrierë dhe është e bazuar në tri politikat arsimore të miratura nga MASHTI, përkatësisht Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënies në Kosovë, UA 14/2023 për sistemin e licencimit dhe karrierën në mësimdhënie dhe UA 15/2023 për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.
Ministrja Nagavci në fjalën e saj theksoi se, sipas legjislacionit në fuqi sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve përbëhet nga vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm, duke shtuar se, procesi i vlerësimit të brendshëm udhëhiqet nga shkolla, ndërsa ai i vlerësimit të jashtëm nga MAShTI dhe Inspektorati.
Ndër të tjera, Nagavci bëri të ditur se, vlerësimi i jashtëm nga MAShTI dhe Inspektorati i Arsimit realizohet për licencë të avancuar dhe përfshin vlerësimin me shkrim dhe vlerësimin nga Inspektorati i Arsimit.
Nagavci ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë kontribuar në procesin e hartimit të këtij Udhëzuesi, siç janë: zyrtarë nga MAShTI, Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, ekspertë vendor e ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga DKA, drejtorë shkollave dhe mësimdhënës.
Në prezantimin e dokumenteve për VPM të pranishëm ishin edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, profesorë të Fakultetit të Edukimit, përfaqësues nga Këshilli Prindërve të Kosovës, përfaqësues të SBASHK-ut, drejtorë të DKA-ve, ekspertë të fushës së arsimit dhe zyrtarë të MASHTI-it.