Lista e propozimeve për “Lëndët me zgjedhje” për arsimin parauniversitar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë vazhdon të mbetet e njëjtë, është po ajo lista e vitit të kaluar, e miratuar më 16.05.2023.
Në listën e përpiluar nga MASHT-i ka lëndë shumë të dobishme, por gjithashtu vazhdon të jetë lënda e kontestuar vitin e kaluar dhe e cila nxiti pakënaqësi kombëtare, pra Lënda e Edukatës Seksuale.
Librat për nxënës dhe mësues të kësaj lënde të quajtura nga MASHT si “doracak”, sipas deklarimit në atë kohë të Ministres dhe Kryeministrit u tërhoqën përkohësisht për tu rishikuar nga ekspertët, por nëse materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie janë tërhequr, pse vazhdon të mbetet lënda si pjesë e Listës së lëndëve me zgjedhje të propozuar nga MASHT, me çka do të mësojnë nxënësit? Për njohuri të prindërve, Korniza kurrikulare përbën të njëjtat objektiva e metoda dhe esencialisht të njëjtën përmbajtje, qoftë si lëndë e veçantë qoftë si e përmbajtje e shpërndarë nëpër lëndë të tjera.
Rrjeti i Prindërve Edukues kërkon që kjo lëndë të largohet krejtësisht dhe prindërit e komuniteti i arsimit duhet të jenë më të vëmendshëm, më vigjilent dhe ta refuzojnë kategorikisht këtë lëndë! Këto metoda të “kontrabandimit” të këtyre lëndëve pa ndërgjegjësim të prindërve, pa diskutime publike, janë metoda që nuk kanë synim të ruajnë interesin më të mirë të fëmijëve as të shoqërisë.
Lëndët zgjedhore që miratohen nëpër shkolla përmes procesit të përcaktuar me udhëzim administrativ, bëhen të të njëjtës rëndësi dhe obligueshmëri si lëndët e tjera obligative.
Lista e propozimeve për lëndët me zgjedhje |
||
Nr. |
Titulli i lëndës |
Klasa |
Shkollat fillore (SHF) |
||
1 2 |
Edukimi social emocional |
I, II, III |
Sjelljet dhe komunikimi |
I, II, III |
|
3 4 |
Edukimi për shëndetin |
I, II, III |
Edukimi për mjedisin |
I, II, III |
|
5 6 |
Kodim |
I, II, III, IV, V |
Edukimi përmes lojës |
II, III, IV, V |
|
7 8 |
Arti në shkollë |
II, III, IV, V |
Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve |
II, III, IV, V |
|
9 10 |
Edukimi në përdorimin e internetit |
III, IV, V |
Lexim kuptimi dhe të zhvilluarit e të menduarit kritik |
III, IV, V |
|
11 |
Vlerat dhe parimet e shoqërisë |
III, IV, V |
Shkollat e mesme të ulëta (SHMU) |
||
1 2 |
Edukatë morale dhe sfidat e kohës bashkëkohore |
VI, VII, VIII, IX |
Parandalimi i dukurive negative dhe lëndëve narkotike |
VI, VII, VIII, IX |
|
3 4 |
Zgjidhja e konflikteve në shkollë |
VI, VII, VIII, IX |
Mbrojtje e mjedisit jetësor |
VI, VII, VIII, IX |
|
5 6 |
Orientim në karrierë |
VI, VII, VIII, IX |
Trashëgimia kulturore dhe diversiteti kulturor |
VI, VII, VIII, IX |
|
7 8 |
Kodim |
VI, VII, VIII, IX |
Të mësuarit e matematikës përmes lojës |
VI, VII, VIII, IX |
|
9 10 |
Përdorimi dhe siguria në internet |
VI, VII, VIII, IX |
Orientimi në natyrë |
VI, VII, VIII, IX |
|
11 12 |
Arti në shkolla |
VII, VIII, IX |
Kultura e gjuhës dhe shkathtësitë e komunikimit |
VII, VIII, IX |
|
13 14 |
Shfaqje teatrale |
VII, VIII, IX |
Flora dhe Fauna e Kosovës |
VII, VIII, IX |
|
15 16 |
Aftësi për jetën |
VIII, IX |
Edukimi seksual |
VIII, IX |
|
17 18 |
Edukimi mediatik |
VIII, IX |
Argumentimi logjik dhe mendimi kritik/përgatitje për debat |
VIII, IX |
|
19 20 |
Figurat mitologjike (greke, romake, ilire) |
VIII, IX |
Institucionet e Bashkimit Evropian-historia dhe e tashmja |
VIII, IX |
|
Shkollat e mesme të larta (SHML) |
||
1 |
Kultura e gjuhës dhe shkathtësitë e komunikimit |
X, XI, XII |
2 3 |
Argumentimi logjik dhe mendimi kritik/përgatitje për debat |
X, XI, XII |
Trashëgimia kulturore dhe diversiteti kulturor |
X, XI, XII |
4 5 |
Orientim në karrierë |
X, XI, XII |
Edukimi mediatik |
X, XI, XII |
|
6 7 |
Përdorimi dhe siguria në internet |
X, XI, XII |
Edukimi për siguri |
XI, XII |
|
8 9 |
Programim |
XI, XII |
Astronomi |
XI, XII |
|
10 |
Rrjetet sociale dhe marketing online |
XI, XII |
Lexo edhe Udhëzimin Administrativ që rregullon procesin e zgjedhjes së lëndëve zgjedhore në nivel të Shkollave dhe Komunave dhe prindërit dhe mësimdhënësit ftohen të jenë të vëmendshëm dhe ta ngritin zërin për ta ruajtur interesin më të mirë të fëmijëve tonë, rrjedhimisht të shoqërisë sonë!
UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 11/2023 PËR KURRIKULËN ME ZGJEDHJE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR