Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Libri, ushqim a helmim?
Përzgjedhje nga redaksia

Libri, ushqim a helmim?

PrinderimiBy PrinderimiJuly 24, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Libri është një mik i mirë që mund të të edukojë e udhëzojë, por mund të bëjë edhe të kundërtën!

Jemi mësuar t’i qasemi librit duke e vlerësuar atë dhe duke gjykuar se do të na ndriçojë pjesë të mendjes e të shpirtit tonë, do të na bëjë të njohim vetveten e të tjerët. Libri artistik është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar edhe kohën e lirë, ndaj tani është stina ideale për lexime, por çfarë po zgjedhin të rinjtë?

Si përzgjidhen librat në raftet e librarive?

Në mesin e jetës vanitoze, pakkush shkruan kritikë e pakkush e lexon kritikën, ndaj në mungesë të saj e të filtrit profesional, lexuesi shkon verbazi drejt zgjedhjeve të leximit.

Dendur zgjidhet ai libër që qarkullon më shumë në rrjet, që qarkullon mes adoleshentësh, ai që në kopertinë ka vulën “bestseller”, që do të thotë më i shituri, a thua se kjo vulë jep konfimimin se libri që ke në duar është ushqim i kontrolluar për trurin e mund ta gëlltisësh pa frikë. Kështu, këto libra të shumëshitur e të shumëlexuar, zënë hapësirë në bibliotekat e në mendjet e lexuesit të pakualifikuar, përcaktim ky që u referohet atyre lexuesve, të cilët nuk kanë formim shkencor mbi letërsinë. Ata janë më të brishtët, kur vjen puna te zgjedhja e librave. Veçanërisht dua të ndalem tek adoleshentët. Jo se nuk ka të rritur, të cilët futen te grupi i lexuesve të pakualifikuar, por shqetësimi im i referohet kësaj grupmoshe, që është në kohën e ndërtimit të personalitetit, të formimit intelektual e shpirtëror, është në një çast kritik për të njohur veten e botën përreth. E ne të rriturit veçanërisht ngulmojmë se libri është një rrugë e ndritshme dhe e sigurt për to, mirëpo në tregun tejmbushur me “bestseller” adoleshentët po “helmohen” nga vula e shitjeve.

Rëndom shoh 15-vjeçarë që lexojnë me etje mangat, histori të shkurtra, të thjeshta, të zbrazëta ose autorë si Collen Hoover, Holly Jackson, Holly Black, Lucy Score etj. E di që shumë prej jush në këto çaste po pyesin veten nëse i kanë dëgjuar ndonjëherë. Njësoj edhe unë, derisa mora në duar të lexoja disa pasazhe për të kuptuar më shumë se pse adoleshentët zhyten në këto libra.

Nuk qe fort e vështirë për ta zbërthyer enigmën, sepse faqet ishin të mbushura me përshkrime të zhveshura, të rëndomta, të pashije të aktit seksual ose me histori të frikshme e të përgjakshme vrasjesh, rrëmbimesh e aktesh të tjera makabre, çnjerëzore. Personazhe të vendosura në histori absurde dashurie, në marrëdhënie varësie, të abuzuar dhe të ngecur në kurthe që i çojnë drejt degradimit.

Është e kuptueshme se adoleshentët duan të zbulojnë botë të panjohura, është e kuptueshme edhe se dashuria, përfshirë edhe erotikën ka qenë kahera e do të vazhdojë të jetë, një “substancë” e pëlqyeshme në letërsi, mirëpo kur kjo vjen e rëndomtë e pa artistiken, humbet çdo vlerë. Ajo krijon vizione të gabuara, të pashëndetshme si dhe ofron keqedukim.

Këto libra, të cilët nuk paraqesin as teknika rrëfimi, as kompozicioni, as përshkrimi, as larmi leksiku, as kurrfarë mesazhi, janë si një dozë adrenaline. Ato ndezin një lumturi akute, një imagjinatë absurde, ireale, e cila depërton për t’u brendësuar dhe për të fomësuar lexuesin. Por të dashur lexues, teksti nuk mund të jetë vetëm një objekt, një imazh, një sekuencë tingujsh, një rreshtim shkronjash a fjalësh. Objekti si lëndë nuk është ende tekst, por duhet krijuar si i tillë dhe jeni ju lexuesit që e krijoni atë. Do të citoj këtu Umberto Econ, sipas të cilit teksti është një “makinë dembele”, e cila arrin të aktivizohet plotësisht vetëm falë kooperimit të lexuesit. Ky i fundit e interpreton tekstin, mbush hapësirat e bardha.

Kështu pra, teksti nuk e modelon lexuesin vetëm nga njohja, por provokon tek ai një seri gjendjesh emocionale e pasionale. Kuptimi i një teksti rrjedh nga raporti komunikues që realizon me lexuesin, i cili mund të arrijë një thellësi më të vogël a më të madhe në krahasim me nivelet e ndryshme të tekstit.

Ti lexues je duke ndërvepruar me romanin që po lexon edhe pa vetëdije, ai po lë tek ti një ide a një mendim, ndaj të lexuarit mund të jetë një “ushqim” a një “helmim”.

Cili lloj lexuesi do të jesh ti?

Nëse shkrimi i një romani të madh shpesh është krahasuar me ndërtimin e një katedraleje, mund të themi se leximi e rihap këtë kantier të stërmadh. Ti mund të ndjekësh thjesht dramën dhe si turist, të mjaftohesh me “filmimin” e asaj që sheh, duke e shtyrë për më vonë shqyrtimin me të kujdesshëm të pamjeve që ke marrë. Por të lexosh me kujdes një roman është krejt tjetër gjë: do të thotë të zbulosh, të ripërshkosh etapat e një rrugëtimi ndërtues dhe të kuptosh marrëdhnëniet mes pjesëve në tërësinë komplekse të veprës.

Për të mbërritur këtu duhet të lexosh autorë dhe vepra që kanë dëshmuar të jenë të tejkohshëm.

Lexoni klasikët për t’u njohur me letërsinë e vërtetë, atë letërsi që pavarësisht rrokullisjes nëpër shekuj, mbetet aktuale dhe me vlerë. (Në rrjet gjeni lehtësisht 100 autorët më të mirë klasikë dhe titujt e veprave të tyre.) Me ta mësuar veten me to, do ta ndieni se shumë autorë, me të cilët keni humbur kohë, pas 10 e kusur vjetësh do të jenë zhdukur nga qarkullimi. Në fillim mund të hasni vështirësi për shkak se ritmi i leximit do të jetë më i ngadaltë, gjuha më e larmishme do të kërkojë më shumë përqendrim e hulumtim, por kjo do t’ju stërvisë edhe për detyra madhore në të ardhmen.

Nuk mjafton të lexosh, duhet të dish çfarë të lexosh! Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë dhe ndikimin e librave në atë që ju mendoni, ndieni e veproni. Investoni te vetja duke lexuar në mënyrë të orientuar, këshillohuni me profesionistë të fushës, me mësuesit ose me prindërit tuaj. Qëndroni në zonën e sigurisë duke lexuar si fillim klasikët, e më pas do të ndieni të jetë ndërtuar në mendjen tuaj themeli për të lexuar shkrimtarë modernë e postmodernë. Lexoni jo për ta vrarë kohën, por për ta fituar atë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleFurnizimi i nxënësve me libra – raporton Nagavci
Next Article “Drejtori ma ka mbyllë derën me çelës” – Flet mësuesja që u përjashtua si shkak i mbulesës
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.