Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X” ka thënë se shtatëvjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 432 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.
Ajo u shpreh se qëndrojnë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre.
“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij në Skenderaj është ngritur shtatorja”.
“Ne qëndrojmë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.
Leotrim Ahmeti was only seven when he was killed by Milosevic's forces in 1998. He is one of the 1,133 innocent children killed during the last war in Kosovo.
Today, a statue was erected in Skenderaj in his honor. We stand with his family—and every family scarred by the loss of… pic.twitter.com/TBPhbUfS0n
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 18, 2024