Me 62 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin që ndalon përdorimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve nga efektet e dëmshme të këtyre produkteve.
Projektligji synon të adresojë shqetësimet e vazhdueshme për ndikimet negative të konsumit të pijeve energjike në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve, duke vendosur një standard të ri ligjor në mbrojtjen e tyre.
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.