Mos nxito!
Dëshira realizohet pjesë-pjesë. Por ti asnjërën pjesë s’e heq prej liste, të realizuar! Por, e mban të varur në kurriz, derisa të rëndohesh. E kur të rëndohesh, ik, shmangesh.
Prapë dëshiron; jo! Jo ti s’dëshiron, por jeton duke shpresuar kot.
E ardhmja ka çmim. Ka një vlerë që duhet paguar. Ty të është dhënë mundësia. Mund të paguash çdo çm- im. Po të ishe edhe i verbët, po të ishe edhe i shurdhët, po të ishe edhe pa gishtërinj e pa duar, e pa këmbë, pr- apë mund të paguash çmimin, ke zemër që troket, ke mendje që lexon, ke shpirt e jetë që të është dhuruar.
Jo, ti prapë s’je falënderues. S’je prej durimtarëve. Vallë, a ka gjë më të shtrenjtë se zemra që dashuron dhe urren vetëm për hir të Zotit të vet, tek i Cili është kthimi i çdo gjëje?! E pra, mos u bë mohues, ji falënderues, mos u rrëzo, por ji durimtar, patjetër premtim ke atë që kjo jetë nuk mund ta blejë.
A beson në jetën pas vdekjes? A beson në Përjetësi? A beson në ditën kur do të përcaktohet vendbanimi i përhershëm, ose lumturi në amshim ose dëshpërim përjetësisht?! E thuaj pra, atë që vërtetë zemra në të është bindur. Ndih zërin e thellë të zemrës se ç’të pëshpëritë
Po, e vërtetë, jeta e kësaj bote shpeshherë nuk ia vlen të jetohet, shpeshherë na i nxënë frymën, na e ngulfat zemrën, por vallë, a thua, ka rrugë tjetër për të ikur prej këtij vendi të ngushtë veçse të fluturohet me ndërgjegje në vendin e Gjerësisë? Në vendin, ku koha s’ka kuptim, ndërsa hapësirës rëndësia i zbehet!
Duke pritur njerëz të përgjigjen, gjithnjë mbet duke pritur, dhe në fund merr vetëm poshtërim, nënvlerësim e përjashtim.
Po, sepse kur beson se ke nevojë për përkrahjen e njerëzve, pikërisht atëherë ty besimi tek ata të kthehet në një lodhje të dyfishtë, njëra lodhja e pritjes ndërsa tje- tra, lodhja e dëshpërimit.j
Prandaj, ti njeri që kërkon të kesh sukses në jetë, ku- rrë mos beso çka tek njerëzit, por beso tek fuqitë tua, mbështetju aftësive tua natyrale, insisto të zhvillosh kon- cepte dhe mënyra për të dalë nga gjendja që je.
Kurrë mos dysho në atë që beson dhe dëshiron t’ia arrish. Njerëzit janë mësuar të besojnë vetëm çka prekin shqisat e tyre, e ti je duke ëndërruar, e ata nuk mund ta përjetojnë ëndrrën tënde, vizionin tënd.
Autor: Anvi Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com