Në ligjëratat e mia rreth “Zotërimit të plotë të qenies”, ne u mësojmë njerëzve, madje edhe atyre që nuk kanë praktikuar kurrë arte të vetëmbrojtjes, të jenë të aftë për të thyer pllakat e drurit me trashësi gati 6 centimetra, dhe kjo vetëm nëpërmjet fuqisë së imagjinatës së tyre…
Unë u kërkoj atyre të mbyllim sytë, pastaj u ndihmoj ta shikojnë me mendje pllakën e drurit, dhe t’i imagjinojnë duart e tyre duke i çarë pllakat më dysh. Kur arrijnë ta imagjinojnë me sukses qëllimin e tyre, tamam sikur ta shikonin me sy, ata tashmë e kanë bërë me mendje, hap pas hapi, procesin e thyerjes.
Pastaj, unë u kërkoj atyre që t’i hapin sytë, dhe menjëherë më pas, ata arrijnë me lehtësi t’i thyejnë pllakat e drurit.
Meqenëse çdo gjë, një herë pikë së pari ndodh në tru, si rezultat, kur ti arrin ta imagjinosh veten të suksesshëm, të fortë dhe të aftë për t’i realizuar qëllimet e tua, dhe këtë e beson me zemër dhe e ndjen brenda ndjesive të tua, atëherë ëndrra jote do të krijojë për ty fuqi të brendshme dhe mendja jote e brendshme më aftësitë e saj të pakufishme, do të të ndihmojë t’i realizosh ëndrrat e tua.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”