Vaji i hudhrës ofron shumë avantazhe për shëndetin.
Një nga avantazhet më të mira që ky vaj ofron është se ul temperaturën e lartë duke i dhënë organizmit një arsenal të mirëfilltë kundër sëmundjeve.
Hudhra në vetvete është fenomenale kundër mykut dhe infeksioneve.
Reputacioni i saj e ka pikënisjen shumë kohë përpara shpikjes së mjekësisë moderne.
Me ardhjen e dimrit, hudhra nuk duhet të mungojë kurrësesi në regjimin tuaj ushqimor, sepse ajo ju ndihmon të luftoni gripin dhe të ftohurën.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hudhra forcon sistemin imunitar dhe shmang shumë sëmundje të stinës.
Forcon sistemin imunitar
Vaji i hudhrës është i fuqishëm sepse është i pasur me ushqyes dhe vitamina B1, B2, B3, B5, B9, magnez, kalcium, zink, kalium, vitaminë C, karbohidrate, fosfor, hekur dhe proteina.
Së bashku i vijnë në ndihmë sistemit imunitar dhe luftojnë radikalet e lira dhe pasojat e tyre siç është plakja.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, vaji i hudhrës është gjithashtu i dobishëm kundër infeksioneve dhe mikrobeve.
Shtoni një pikë me vaj hudhre në një enë me ujë të nxehtë dhe përthithni aromën e tij.
Sistemi imunitar dhe qelizat e bardha do të forcohen duke luftuar me më shumë përkushtim sëmundjet.
Kundër të ftohtit
Hudhra parandalon edhe rritjen e mikro organizmave dhe problemeve me frymëmarrjen.
Hidhni dy pika me vaj hudhre në ujë të ngrohtë dhe nuhateni.
Ose përzieni 1 pikë me vaj hudhre në pomadat e masazhit dhe fërkoni kraharorin.
Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni të ftohtin, azmën, bronshitin kronik, kollën por edhe probleme të tjera me frymëmarrjen.
Kundër dhimbjeve të dhëmbit
Vaji i hudhrës ndihmon edhe kundër dhimbjeve të dhëmbit. Lyeni me një pambuk zonën e dhëmbit që ju dhemb dhe lëreni për 10-30 minuta.
Këtë proces duhet ta përsërisni 3-4 herë në ditë që t’ju pushojë dhimbja.
Si Ta Përgatisni Vajin E Hudhrës
Përbërësit
- 8 thelpinj hudhër
- 2 filxhanë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja
Qëroni hudhrat me kujdes. Hidhini në një enë.
Shtoni vajin dhe verini në një zjarr të ulët duke i përzier për rreth 10 minuta. Mos e lini vajin të nxehet tepër pasi i humbasin vlerat.
Hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet.
Hidheni vajin bashkë me hudhrat në një enë dhe futeni në frogorifer ku ta ruani për përdorim.
Kur ta përdorni kullojeni nga hudhrat.
Veç përdorimeve të mësipërme vajin e hudhrës mund ta përdorni edhe në sallata e gatime ose ta knsumoni gjatë ditës nga një lugë çaji./AgroWeb.org