Koha cilësore dhe ANGAZHIMI AKTIV me fëmijët
Prindërit shpesh mund të pretendojnë se kalojnë shumë kohë ME fëmijët e tyre. Faktikisht, ajo që mendojnë ata nuk është ME, por në afërsi të fëmijëve të tyre. Pra, ata mund të jenë në të njëjtën dhomë si fëmijët e tyre, por duke shikuar TV, duke lexuar, në telefon, duke i kontrolluar e-mailat, apo duke biseduar me mysafirë të tjerë.
Ajo që nevojitet është ANGAZHIMI AKTIV me fëmijët.
Kjo nënkupton leximin së bashku, luajtjen sport dhe lojëra të tjera së bashku, zgjidhjen e pazëllave së bashku, gatimin dhe ngrënien së bashku, diskutimi i gjërave së bashku, bërja shaka së bashku, bërja pazar së bashku, loja me kuba ndërtimi së bashku dhe larja e enëve së bashku. Me fjalë të tjera, jo thjesht të qenit në shoqërinë e një fëmije duke e lënë njëkohësisht fëmijën vetëm, por të qenit pjesëmarrës aktiv në aktivitete me fëmijën.
Kjo është kohë e mirë cilësore me mjaft kohë sasiore të kaluar përmes ANGAZHIMIT AKTIV. Kurrfarë kujdestarie për fëmijët, kurrfarë delegimi nuk mund ta zëvendësojë bashkëveprimin me prindërit, me të dy.
Autor: Hasan Altalib