Jepini dashni fëmijës pa e tepruar
Jeta bazohet në ekuilibër. Ata prindër që nuk e ndër- tojnë jetën mbi një ekuilibër e teprojnë me dashurinë ndaj fëmijëve. Teprimi në dashuri dhe mbrojtje është njësoj sikur një baba me peshë 80 kile të bjerë mbi fëmijën e vet. Mos u hidhni mbi të, merruni me të, interesohuni për të.
Jeta duhet jetuar si një ekuilibër në çdo çështje. Në të kundërt, ajo energji që nuk e keni harxhuar në një sferë tjetër të jetës, do ta drejtoni kah fëmija juaj. Puna juaj mund të jetë shumë e rëndësishme, por edhe fushat tjera të jetës kanë vlerën e tyre. Pa një pa dy, fëmija juaj arrin të 15-tat, dhe vitet e fëmijës suaj do t’i humbni përgjithnjë.
Të gjithë udhëheqësit edukohen në shtëpi
Fëmijëve u duhen dhënë përgjegjësi. Prijësit nuk kulti- vohen as në shkollë e as në punë, por në shtëpi. Jeta mund të jetohet duke e prekur, por edhe duke u pozicionuar. Duhet të gjeni vendin tuaj në jetë. Për këtë arsye, ngarkojini fëmijët tuaj me përgjegjësi qysh në vegjëli. Jepuni detyrë të vishen e të hanë vetë. Një fëmijë që nuk e afron dot lugën te goja e vet, si mund t’i afrohet jetës!? Jepuni lirinë e zgjedh- jes për çështje të caktuara. Është e vështirë të zgjedhësh. Disa gjëra duhet t’i mësojë duke i provuar.
Mos edukoni fëmijë të varur
Mësojeni fëmijën tuaj të jetë në gjendje të bëjë atë që du-
het. Mos i përshpërisni në vesh se çfarë duhet të bëjë, sepse
t’i shkaktoni varësi. Mund t’i ndërhyni sa të doni, por duhet
të dini se në çastet më të rëndësishme mund të mos jeni
pranë tij. Kur të hyjë në provim, në takimet e punës, të biznesit, kur të ketë probleme martesore etj., edhe nëse doni, nuk do të jeni pranë tij/saj. Thuhet se “bota ua hap rrugën atyre njerëzve që e dinë se ku duan të shkojnë”. Pra, le të edukojmë fëmijë që e dinë se për ku janë nisur.
Përveç kësaj, prindërit duhet të kenë autoritet para fëmijëve. Autoriteti, respekti dhe dashuria mund të gërshe- tohen. Respekt dhe dashuri të ndërsjellë pa kursim, por këto nuk duhet të cenojnë autoritetin e prindit.
Të (mos) bëhesh fëmijë me fëmijët
E di se ata prindër që preferojnë të jenë shokë me fëmi- jët nuk do ta pëlqejnë shprehjen “mos u bëj fëmijë me fëmi- jët”. Ata preferojnë të kundërtën e kësaj. Me gjasë, kanë të drejtë. Pse? Sepse qëndrimi lart, moszbritja e prindit në bo- tën fëminore ka pasoja negative për këtë qenie të dëlirë. Imagjinoni një prind që i përplas këmbët para fëmijës dhe e urdhëron prerë që të bëjë këtë apo atë gjë. Kush është më fëmijë në këtë rast?
Pas çdo sjelljeje të fëmijës, përfshirë edhe ato inatçore, ka arsye dhe nevoja të shumta. Nëse këto nevoja i kuptojmë siç duhet, nëse sjelljet e tyre i këqyrim nga një perspektivë tjetër, me një metodë të re, sigurisht që do të na hapen hori- zonte të reja.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)