Ja tani një plan për të arritur në një nivel të lartë përkushtimi:
1. Angazhohu të jesh një person më i mirë brenda familjes.
Shkruaj tri gjëra, nëpërmjet të cilave ti mund t’i përmirësosh marrëdhëniet e tua me anëtarët e familjes sate dhe angazhohu t’i përsëritësh çdo ditë ato veprime!
Përqafoji ata që i do, afroji pranë vetes dhe shprehe dashurinë që ke për ta!
Ftoji për darkë, ose madje, edhe për shëtitje në ndonjë park, ose thjesht në ajër të pastër!
Ndihmo në punët e shtëpisë, qoftë edhe në larjen e enëve, ose në rregu- llimin e shtretërve!
Tregoji secilit nga anëtarët e familjes se ti kujdesesh vërtet për ta dhe se je i angazhuar në frymën familjare!
Nëse i realizon të gjitha këto pika, ti do t’i bësh të lumtur ata që të rrethoj- në, ndërsa ti për vete, do të ndihesh më i lumtur se kurrë.
2. Përkushtohu në drejtim të punës sate:
Shkruaj të paktën tri gjëra, me anë të të cilave ti mund ta përmirësosh nivelin e punës sate dhe angazhohu në kryerjen e atyre gjërave!
Largohu nga gjërat e kota dhe diskuti met negative ndaj çdo personi!
Bëhu gjithmonë i gjindshëm dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët!
Pastroje gjithmonë zyrën tënde dhe bëje të sistemuar atë!
– Shko herët në punë dhe bëhu i fundit që largohesh prej atje!
Tregoju të gjithëve se ti interesohesh për ta dhe se interesohesh për punën tënde!
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”