Pertusisi, që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. E në Klinikën e Infektives në QKUK nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis.
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), javën që lëmë pas ka regjistruar tetë raste të konfirmuara të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Ndërsa, në Infektivë janë regjistruar vetëm dy-tri raste.
IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’u përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar, sepse tyre kjo është mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve, sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.
Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.
Simptomat e kësaj sindrome zakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.