Dr. Evin Dani, mjek androlog
Nëse do të flasim për çrregullimet seksuale tek një mashkull, apo atë më të shpeshtin që quhet disfunksioni erektil ose impotenca seksuale, mund të themi që këto patologji i shohim kryesisht tek të sëmurët me diabet. Në studimet e bëra për këtë qëllim është vënë re se tek të sëmurët me diabet, impotenca seksuale është gati 30-70% e pranishme, në krahasim me 20-22% të personave pa diabet.
Pra, diabeti është një nga patologjitë që ka bashkëshoqëruese edhe impotencën seksuale. Në një vëzhgim të bërë në klinikën tonë, tek pacientët që kanë ardhur me ankesë disfunksionin erektil, në 7% të rasteve ne kemi konstatuar diabet ku personi nuk e dinte fare që e kishte, vetëm nga ankesa e tij që ishte disfunksioni erektil.
Sipas studimeve të kryera 30% e pacientëve që diabet, pas 10-15 vitesh shfaqin probleme me impotencën seksuale.
Sigurisht diabetikët kanë edhe probleme të tjera shoqëruese përsa i përket aktiviteti seksual. Ndodh ulja e dëshirës seksuale, kemi çrregullime te ejakulacionit kemi pra mosderdhje të lëngut spermatik, ose më saktë, lëngu spermatik kthehet mbrapsht dhe shkon në vezikën urinare.
Pse ndodh kjo, kush është shkaku?
Në rastin e diabetikëve, shkak për moskryerjen e aktit seksual bëhet neuropatia diabetike (dëmtimi i mbaresave nervore) dhe sistemit nervor në përgjithësi, e sigurisht dhe në drejtim të penisit.
Kemi dëmtim të enëve të gjakut, ajo që është funksioni arterial (zgjerimi dhe ngushtimi i enëve të gjakut, për arritjen e ereksionit).
Kemi sigurisht ulje të oksidit nitrik/një meditor kimik i cili është prezent i shtuar në momentin e eksitimit seksual, por që tek diabetikët sipas studimeve të kryera, është vëne re që kemi një ulje të prezencës së tij.
Vitet e fundit, sidomos në vitet ‘97-të, kur në treg dolën për herë të parë preparatet phosphodiesteraza5 inhibitor (PDE5 inhibitor) ishte një moment revolucionar në kuptimin e idesë që u pa dhe një herë fiziologjia dhe hispatologjia e këtij mekanizmi dhe njerëzit ishin shumë të interesuar, pavarësisht se mund të themi që mosfunksionim ndodh kryesisht në moshën e tretë. Sot, themi që ka një interes shumë të madh tek njerëzit dhe meshkujt në veçanti përsa i përket jetës seksuale dhe ka marrë shumë rëndësi. Studimet gjithmonë e më shumë tregojnë se preparatet për këtë patologji kanë ardhur gjithnjë duke u përmirësuar.
Mjekët endokrinolog dhe diabetolog dhe kujdesi ndaj komplikacioneve të diabetit
Të vjen keq një gjë! Mjekët endokrinolog apo diabetolog, megjithëse kurojnë shumë mirë diabetin për të parandaluar komplikacionet e afërta apo të largëta, nuk e pyesin shumë pacientin përsa i përket këtij komplikacioni. Ata bëjnë punë shumë të mirë për parandalimin e neuropatisë diabetike, bëjnë një diagnostikim shumë të mirë përsa i përket retinopatisë diabetike, i bëjnë të vetëdijshëm që të mos kenë verbim me kalimin e kohës, ruajnë pacientët që mos të kenë nefropati diabetike, për të parandaluar dëmtimin e veshkave që janë patologji që njihen si bashkëshoqëruese të diabetit. Sigurisht bëjnë shumë punë për parandalimin e strokut apo sëmundjeve të tjera kardiake, dhe për çudi nuk i japin shumë rëndësi komplikacioneve të tjera si disfunksioni erektil. Unë e kam diskutuar këtë edhe me kolegët e mi dhe ndoshta ndoshta kjo vjen dhe për faktin që mjekët endokrinolog dhe diabetolog janë kryesisht femra, afërsisht 80% me 20%, pra dominojnë femrat si mjeke diabetologe dhe endokrinologe. Megjithëse doktoresha shumë të mira, e kanë të vështirë për ta pyetur një person, si je nga aktiviteti seksual.
Këtë gjë unë e shikoj tek pacientët e mi kur vijnë për disfunksion erektil dhe i them ke diabet? Po kam disa vite që kam. I them nëse të ka pyetur doktoresha ndonjëherë për këtë çështje, më thonë jo nuk më ka pyetur asnjëherë. Shumë pak raste janë mjek endokrionolg dhe diabetolog që kujdesen për kaq shumë elemente të komplikacioneve që jep diabeti. Këtë gjë nuk e pyesin edhe pse normalisht duhet ta pyesin. Tashmë edhe vetë pacientët e konsiderojnë si diçka jetësore dhe është mëse normale.
Trajtimi
Për të mjekuar të sëmurët me diabet sigurisht kanë efekte shumë të mira këto lloj ilaçesh që thamë më lart, kur në qarkullim doli preparati Viagra. Pas viagrës erdhën duke u shtuar edhe preparate të reja të këtij mekanizmi i cili ka të bëjë me veprimin e ilaçit për zgjerimin e enës së gjakut. Normalisht ky lloj mjekim ishte me shumë efekte, dhe mbas përdorimit të viagrës dolën dhe preparate të tjera siç janë Cialis, Sildenalfil citrat (Viagra), Tadalafil (cialis), verdenafil, Avanafil (stendra).
Përveç këtyre, si preparate të cilat ndihmojnë në impotencën seksuale kemi edhe: Alprostadil inravenoz, Alprostadil intrauretral, pomadë me emër Vitaros që hidhet brenda në uretër, gjithashtu për mjekimin e këtij komplikacioni në këtë sëmundje kemi pompa me vakum, apo së fundmi edhe protezat e penisit.
Në përgjithësi, këto ilaçe kanë efekte të mira, por jo 100%. Efektet sekondare mund të jenë dhimbje koke, skuqje fytyre, rrahje zemre, dhimbje stomaku, djegie stomaku apo dhimbje të muskulaturës së shpinës. Duhet të kemi gjithmonë kujdes, sidomos tek të sëmurët diabetik që këto kokrra të jepen gjithmonë nën këshillat e mjekut për arsye se përveç anëve pozitive, efektet sekondare mund të jenë ndonjëherë edhe fatale.
Nuk duhen dhënë tek infarktet e miokardit, apo preparate të tjera që pacienti i merr për këtë problem të grupit të nitriteve.
Për sa i përket viagrës ka efekte të mira por jo shumë të larta. Efektet më të mira tek diabetikët i ka Avanafili ose levila Ci dhe Cialis. Zakonisht pacientit i fillohet ilaçi nga goja, nëse nuk ka efekt, atëherë përdoren injeksionet intravenoze brenda në pensi me Alprostandilën.
Mund të përdoret Papaverine por ka efekte më të shprehura sekondare. Nëse pacienti nuk ka përsëri efekte, atëherë do të përdorim ndoshta edhe protezën e penisit (disa trupa silikoni të cilat vendosen në penis dhe arrijmë të kemi një jetë seksuale normale).
Gjithmonë të sëmurët duhet të jenë optimist sepse efektet në përgjithësi janë të mira. Sigurisht si në çdo sektor të mjekësisë nuk mund të themi 100% por në bashkëpunim të ngushtë me mjekun mund të gjendet preparati i duhur.
Ejakulacioni
Një problem tjetër që hasim tek pacientët me diabet është dhe ejakulacioni. Çfarë ndodh?! Derdhja e lëngut spermatik ka një mekanizëm. Në momentin e ejakulacionit, shtrydhet prostata dhe vezikula stimunale dhe lëngu spermatik nëpërmjet uretrës kalon del jashtë. Në këtë rast një sfinter ka prekur kanalet e vezikës urinare dhe ka bërë që sperma të eci përpara, ky sfinkter dobësohet dhe në raste të tilla themi që lëngu spermatik në vend që të dali jashtë, kthehet dhe depozitohet në vezikën urinare. Kur kemi raste të tilla në i themi pacientit të bëjë një analizë urine pas orgazmës dhe kurë konstatojmë spermatozoide në lëngun e urinës atëherë i vëmë diagnozën.
Këta persona janë kryesisht të sëmurë me diabet tip 1, pra me diabet që kurohet me insulinë, janë mosha të reja, nuk përkthehen thjeshtë në aktivitet seksual, por kanë një problem pasi kurë martohen nuk kanë mundësi të lindin fëmijë për shkak se e kanë të pamundur të derdhin lëngun spermatik në vaginë.
Për rastin konkret, për fat të mirë ne i mjekojmë dhe kemi pasur rezultate të mira për sa i përket rivendosje së mekanizmit dhe të derdhjes së spermës në normalitet. Kemi pasur dhe raste të një shtatzënie kur personi e ka dëshiruar atë, dhe marrja e mjekimit ka bërë që të vendoset ajo gjë që deri tani e kishte difektoze. Pra në raste të tilla, kur një diabetik nuk e derdh lëngun spermatik, ne u themi të mos shqetësohen, por t’i drejtohen mjekut për tu kuruar./Shendeti.com.al