Kemi probleme me time bijë trembëdhjetë vjeçe. U bërtet të gjithëve pa dallim, të vegjël e të mëdhenj. Si mund të shpëtojë nga kjo gjë?
Nëse fëmija ndihet i shqetësuar, bërtet.
Kur një fëmijë është i shqetësuar e në ankth dhe ndihet i paaftë t’i zgjidhë problemet që ka, bëhet zevzek, bërtet e sulmon majtas-djathtas. Prej një ado- leshenti të qetë nuk pritet që të sillet në këtë mënyгë.
Komunikimi në familje ndikon drejtpërdrejt në këtë sjellje të të rinjve. Ashtu siç kërkohen zgjidhje për problemet brenda familjes, ashtu përpiqet edhe fëmija t’i zgjidhë problemet në jetën e vet sociale.
Për shembull, nëse nëna e fëmijës bërtet, qan dhe dëmton veten apo ambientin kur përballet me probleme të pazgjidhura, fëmija e përvetëson këtë sjellje si një mënyrë për t’u përballur me problemet e veta.
Për ta zgjidhur këtë problem të bijës suaj, fillimisht hidhni vështrimin tek vetja, tek mjedisi përreth dhe me siguri do të shihni shembuj të ngjashëm.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”