Kam një vajzë nëntë vjeçe. Laget natën dhe ditën, edhe gjatë shkollës. Thotë se gjatë ditës në shkollë nuk është e vetëdijshme se laget. Shkon në shkollë me orar të plotë dhe ky problem tashmë ka marrë përmasë sociale. Kurrsesi nuk i zemërohem që laget gjatë natës, sepse nuk e ka në dorë. Edhe unë jam lagur natën deri në moshën 14 vjeç. E kuptoj për këtë dhe nuk e shqetësoj. Por nuk po e korrigjoj dot gjatë ditës. Gjatë fundjavës laget ditën edhe në shtëpi. E paralajmëroj që të shkojë në tualet, por nuk më dëgjon. Pak pasi thotë: “Nuk më bëhet urina,” e kontrolloj dhe shoh se është lagur e vjen erë. Për këtë gjë grindemi.
Krahas kësaj, ime bijë ka natyrë asociale. Është e heshtur dhe e qetë, me shokët e shoqet merret vesh mirë, por gjithnjë është kokulur. Unë nuk e arrij dot. Do të isha shumë e lumtur po të më ndihmonit.
Fëmijët me përqendrim të fortë dhe shumë të hareshëm, e neglizhojnë vajtjen në tualet.
Lagia gjatë natës mund të jetë gjenetike. Nëse kjo gjë ju ka ndodhur edhe juve deri 14 vjeç, mos u shqetësoni shumë për këtë pjesë. Me shumë gjasë i ka kaluar gjenetikisht nga ju. Por lagia gjatë ditës ka dy shkaqe kryesore:
I pari është fiziologjik dhe i dyti psikologjik. Së pa- ri ju këshilloj të shkoni tek ndonjë mjek dhe të kont- rolloni nëse ka ndonjë problem në rrugët urinare. Nëse nuk ka, atëherë duhet ta drejtoni vëmendjen tek aspekti i mundshëm psikologjik.
Burimet e problemeve psikologjike tek fëmijët në përgjithësi janë trysnitë dhe shtrëngimet që fëmija përjeton në jetë. Nëse ka një gjë tillë, fëmija nuk e ndjen dot ndryshimin në rrugët urinare dhe mbush- jen e fshikëzës së urinës. Nëse nuk është as kjo. atëherë vajzës suaj mund t’i ketë mbetur përgjysmë edukata e tualetit. Domethënë, nuk e di dhe nuk e ka mësuar tamam se deri kur mund të presë dhe kur duhet të shkojë në tualet. Për ta fituar këtë aftësi. për disa javë duhet t’i jepni të pijë shumë ujë e të konsumojë shumë lëngje dhe në qoftë e nevojshme ta detyroni të shkojë në tualet.
Së fundmi duhet të vë në dukje se “tek fëmijët që arrijnë përqendrim të fortë dhe e shijojnë shumë jetën, shpesh vihet re problemi i mos vajtjes në kohë në tualet”. Vajza juaj ndoshta e neglizhon vajtjen në tualet ngaqë nuk shkëputet dot nga një çështje mbi të cilën është përqendruar – gjë që është tipar i mirë. Zgjidhja për këtë mund të jetë që të arrini një marrëveshje me vajzën mbi një kohë të caktuar. Për shembull, mund ta porosisni të shkojë në tualet çdo një orë.
Nëse të gjitha këto nuk japin zgjidhje, mund të konsultoheni nga afër me një specialist që t’ju ofrojë zgjidhje të posaçme për rastin tuaj.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”