I them se “po nuk hëngre, do të mërzitem”. A është gabim?
Im bir është 2 vjeç e gjysmë dhe ka problem me të ngrënit. Që kur kemi kaluar në ushqime shtesë, nuk ha normalisht. Kur nuk ha dhe ne i themi “po nuk hëngre do të mërzitem, ose do të qaj, apo do ta heq ushqimin”, nuk duron dot dhe kërkon të hajë. Një zë përbrenda më thotë se po i bëj padrejtësi, po e lëndoj. A dëmton zhvillimin e personalitetit të tim biri një qëndrim i tillë?
Mos e kërcënoni fëmijën me ndjenjat tuaja! Që ta them pa e zgjatur fare: me këtë sjellje e dëmtoni personalitetin e fëmijës. la dobësoni forcën e brendshme. Pas njëfarë kohe fëmija mund ta ketë të vështirë ta përdorë forcën e rezistencës dhe vullnetin edhe në rrethana të tjera. Asnjë prind s’duhet të përpiqet t’i japë fëmijës një sjellje të caktuar duke përdorur ndjenjat e veta. A është më mirë një fëmijë që nuk ha, apo një fëmijë që ha me kërcënimet e prindërve? Më mirë është që fëmija të mbetet i uritur, sesa të përjetojë një situatë të tillë që ia dëmton personalitetin!
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”